Gėzuar PRESIDENT
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
|
Titulli: Surroi: Qeveria e Kosovės e njėjtė me Qeverinė e pėrkohshme tė Kosovės tė vitit 99
Sindroma e Qeverisjes sė pėrkohshme ėshtė rikthyer, ndonėse me fasadė mė tė butė, sė bashku me ish-kryeministrin e saj, kryeministrin e tanishėm tė vendit. Kosova qeveriset nėpėrmjet njė strukture nė dukje tė parė formale dhe demokratike, e prodhuar nga zgjedhjet e vitit 2007. Kjo qeverisje ėshtė aty nė masė tė madhe si formė. Karshi kėsaj qeverisjeje janė vendimmarrja ndėrkombėtare, e sanksionuar (dhe nė masė tė madhe e papėrdorur) nga pakoja Ahtisaari si dhe dy struktura paralele. Ajo serbe, e kontrolluar nga Beogradi dhe ajo shqiptare, e kontrolluar prej njė grupi tė Partisė nė pushtet.
Modeli i kontrollit tė ndėrmarrjeve publike e i “zapimit” ka avancuar, ėshtė sofistikuar, por nė thelb ka mbetur i njėjtė: ėshtė pėrpjekja pėr tė eliminuar sensin e konkurrencės demokratike, qoftė nė politikė, qoftė nė ekonomi, nėpėrmjet formave jodemokratike.
Pėr kėtė, mjaftojnė vetėm ilustrimet e vitit 2009 tė Raportit tė progresit.
Puna disavjeēare nė kontrollin e Televizionit publik pėr partinė nė pushtet ka qenė pėrpjekje pėr tė monopolizuar “versionin zyrtar”. E njėjta gjė, thotė analiza, ėshtė bėrė me Parlamentin, tė cilin po pėrpiqet ta kontrollojė Qeveria. Kjo pėrpjekje ėshtė shpaguar politikisht nė zgjedhje dhe pas tyre, por ėshtė sanksionuar nė Raportin e progresit.
Nė fushėn e ekonomisė, ambiciet e partisė nė pushtet nuk janė kufizuar nė njė pėrshkallėzim disavjeēar. Partia nė pushtet e ka ndryshuar natyrėn e shpėrndarjes tė parasė publike, duke e rritur nė njė shkallė tė pa precedencė dhėnien e tenderėve njėburimorė, qė do tė thotė shpalljen e fituesit tė tenderėve pa pėrfillur fare konkurrencėn. Prej 56 milionė eurosh, sa bėhej nė vitin paraprak, kjo formė e dhėnies sė tenderėve njėburimorė hipi nė 166 milionė euro. Kjo do tė thotė se qeveritarėt u dhanė 110 milionė euro tenderė mė shumė, pa kurrfarė konkurrence, atyre qė dėshiruan, me kriter joekonomik.
Efektet e veprimit tė kėtillė jodemokratik tė partisė nė pushtet nuk janė vėshtirė tė shihen nė ardhmėri. Kontrolli mbi Televizionin publik (apo krijimi i televizioneve proqeveritare) ėshtė tashmė njė realitet disavjeēar ndotės i skenės mediatike kosovare. Hapi i ardhshėm ėshtė krijimi i njė sistemi klientilist, ku mediet tė garojnė pėr favore ekonomike tė Qeverisė, apo, nė tė kundėrtėn tė frikėsohen pėr sigurinė e vet.
Nė rrafshin ekonomik, veprimi i kėtillė jodemokratik i partisė nė pushtet ka rrezik tė ndėrrojė natyrėn e ndėrtimit tė sistemit ekonomik. Nėse e marrim vitin e kaluar, dhe shohim se ka pasur rėnie prej 10,8 pėr qind nė investimet nė sektorin privat, ndėrsa njė rritje prej 194 pėr qind nė atė publik, nė sipėrfaqe del njė shpėrpjesėtim i jashtėzakonshėm qė demonstron ndryshimin e logjikės sė rritjes ekonomike. Nė vend tė orientimit drejt afarizmit nė ndėrmarrjet e vogla dhe tė mesme private (pse jo edhe tė mėdha, kur tė ketė kapital), motori kryesor ekonomik po bėhet shpenzimi publik i Qeverisė. Gati ēdo e katėrta euro e bruto prodhimit vendor (22 pėr qind pėr tė qenė tė saktė) shpenzohet nė prokurim nga ana e Qeverisė. Kur dimė se prokurimi po bėhet nė masė tė madhe pa konkurrencė, atėherė kemi tė bėjmė me njė fenomen krejtėsisht jodemokratik nė ndėrtimin e sistemit tonė ekonomik, pėrpjekjen pėr monopolizimin, kėsaj here partiak, tė jetės sonė ekonomike.
Ka ndryshuar vetėm forma: para 10 vjetėsh pėrdorej kallashi pėr tė mbledhur para; tash kallashin e ka zėvendėsuar tenderi.
Nėse Qeveria e pėrkohshme, me disa muaj veprimi, arriti tė ndihmonte nė pėrcaktimin e njė rruge negative disavjeēare pėr Kosovėn, Qeveria e tanishme, me sindromėn e asaj tė pėrkohshme, ka gjasa qė tė pėrcaktojė humbjen e kėtij dhjetėvjetėshi dhe tė datės sė aderimit nė Bashkim Evropian. Mė 1999 Qeveria e pėrkohshme, me veprimet dhe mosveprimet e veta arriti tė pengonte obligimin qė kishte Kosova pėr tė ndėrtuar institucione funksionale qė pastaj do ta merrnin mbi supe pavarėsinė e vendit. Nė vend tė tre vjetėve, sa kishim paraparė nė Rambouillet, Kosovės iu nevojitėn nėntė vjet pėr tė mbėrritur nė pavarėsi, madje falė simpatisė anuse tė forcave kryesore perėndimore e jo funksionimit tė strukturave qeverisėse. Mė 2009, Qeveria e Kosovės ka mundėsi qė tė arrijė tė pengojė obligimin e Kosovės qė tė ndėrtojė institucione funksionale dhe demokratike qė janė tė gatshme tė integrohen nė BE.
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
|