Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Windows & Mac
Ne vija te trasha ndahen dy lloje te software: system software (ose sistem operativ, OS , operating system) dhe application software (ose programe te ndryshme). Software eshte e domosdoshme per punen ee PC, pa software PC nuk din asgje, apsolutisht asgje perveq sa nje makine elektrike (pe baj nje krahasim pa lidhje, PC pa software eshte si mixeri i dredhzave). I vetmi funkcion qe do ta bente PC pa software do te ishte susta me te cilen dhezet/fiket PC (veq ajo do te funciononte dhe asgje ma shume). Sistemi operativ (OS) e bene qe te shihet fotografia ne monitor, qe te mund te shenojm te dhena dhe ti ruajm ato ne hard disk, qe ti kerkojme dhe ti gjejme ato te dhena dhe ti riperdorim prap, te hapim dritare te ndryshme dhe te ndryshojme ngjyrat etj. etj. (me mijera funkcione tjera).
Egsiztojne dhjetera sisteme operative (OS), nje nga me te njohurit eshte edhe Windows (nga fabrikuesi Microsoft). Ky software gjigant ka sjelle dhjetera sisteme operative te cilet pak i kan ngjajte njeri tjetrit, psh: Windows 95, Windows 98, Windows 2000, Windows ME, Windows NT, Windows XP, Windows XP Pro, Windows CE...
Sistemet operative tjera jane:Mac OS (ose Macintosh Operating System, nga fabrikanti Apple) dhe Mac OS X (Macintosh Operating System 10), Linux, dhe Unix. Te tjeret jane edhe: Palm OS, Windows-CE, Symbian, HP-UX, OS-2/Warp, Sun Solaris SPARC dhe IBM AIX.
Ketu eshte mire te ceket se disa nga keta sisteme operative jane te nje familjeje: Mac OS X, Linux, Unix dhe IBM AIX (te gjitha keta jane ne thelb Unix).
Te gjitha sistemet operative tani me jane te bazuara ne "Graphical User Interface"ose GUI. Kjo dmth qe programet, filet (dosjet) shihen ne forme te fotografive"(dritareve").Para se te zbulohej GUI ishte e nevojshme te gjitha te dhenat ti shkruaje ne nje dritare te zeze me shkronja te bardha (nje shembull i tille eshte ende te MS-DOS, ose CMD).
Sistemi operativ mvaret nga lloji/tipi i kompjuterit dhe/ose procesori (hardware). Nuk eshte e mundshme qe me nje Apple kompjuter te instalohet Windowsi apo e kunderta pa perdorimin e "emulatoreve" (edhepse ne kohe te fundit kane ece shume perpara keto gjera dhe do te jete e mundshme qe me nje Apple te instalohet edhe MAC OS por edhe Windows).
Perveq OS na nevojiten edhe aplikacionet e ndryshme, psh programi per vizatim, per shkrim, per shfletim te internetit, per pranim/dergim te e-mailit. Zakonisht sistemi operativ i ka keto programe, por nese don apo nevojitet te kesh programe me te avancuara duhet te blehen veqmas. Psh Microsfot ka bere Office per Windows por edhe per MAC OS.
Pse te blesh nje Apple me MAC OS ?
1. sepse eshte me i afert me perdoruesin (te gjitha dritaret, menyte,ikonat e tjerat qe ma heret i ka "vjedhe" Microfofti nga UNIX, jane perafersisht te njejta por te Apple verehet nje "ngrohtesi"te ato )
2. Eshte ma i sigurte nga sulmet e "hackerave" nga jasht.
3. Shume ma pak ose fare ska virusa per MAC
4. Eshte ma i bukur
6. Eshte ma stabil (MAC , Apple i mehershem ishte i destinuar per perpunim te filmave qe dmth nuk bllokohet gjate berjes se nje CD apo DVD, por e bene ate qe ti deshiron, dhe nuk ndalet nganjehere sikur qe bene PC i microsoftit dhe te bene ta gjuash per dritare nņborr).
7. Eshte kompatibil ( MAC perdore te ashtuquajturat standarde te hapura internacionale si qe jane Ethernet, USB, FireWire, 802.11 etj. perderisa Microsoft i bene standardet e veta, te mbyllura dhe pastaj shume nga aparatet nuk jane kompatibil). Disa shembuj, MAC i lexon te gjitha disketat apo CD, microsofti i lexon vetem te vetat ose i lexon edhe tjerat por nese e ke ndonje program te shtrejte per kete pune. MAC perdore MPEG-4 i cili eshte standard i industise se video fileve kurse Microsoft vetem standardet e mbyllura te vetat. Zerin , MAC perdore ne formatin MP3 dhe AAC, te hapura kurse microsoft te mbyllurat MP3 dhe WMA. Tekstet qe shkruhen ne programet e Windowsit mund te lexohen dhe perpunohen ne programet e MAC, kurse e kunderta nuk mundet te ndodhe. etj. etj.
8. Grafika dhe multimedia jane shume shume ma te avancuara te MAC.
9. Privacy (te Microsofti thuje qe gati ska fare).
*** Mundet te shkruhen disa romane per dallimet mes tyre dhe perparesite e njerit apo tjetrit, ti dhash vetem dallimet kryesore.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|