18-01-10, 17:02
|
#672
|
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
|
Titulli: Lajme Aktuale....
Policia e Kosovės faturat e veriut ia paguan Telekomit tė Serbisė
Mitrovicė, 18 janar 2010 - Policia e Kosovės i ka paguar Telekomit tė Serbisė 8 mijė e 211 euro gjatė vitit 2009, pėr shėrbime tė telefonisė fikse.
Kjo pagesė ėshtė bėrė pėr shkak tė shfrytėzimit tė rrjetit fiks tė Telekomit tė Serbisė, gjė qė nuk e bėn vetėm Policia eKosovės por e gjithė pjesa veriore e Kosovės. Sipas shtypit, qė nga viti 2002, Posta dhe Telekomi i Serbisė ėshtė operatori i vetėm i telefonisė fikse nė pjesėn veriore tė Kosovės. Duke mos pasur njė zgjidhje tjetėr, edhe policia ėshtė kyēur nė kėtė rrjet. "Pjesa veriore e vendit tonė nuk ėshtė e furnizuar me numra fiks tė PTK sė. Nė pjesėn veriore tė Mitrovicės kemi paguar faturat pėr telefonat fiks, nė vlerė prej 8.211,20 euro", ka deklaruar pėr "Kohėn ditore" zėdhėnėsi i Policisė, Brahim Sadria. Policia e Kosovės ėshtė e rregullt edhe nė pagesėn e faturave tė energjisė elektrike, pėr dallim nga banorėt e pjesės veriore tė Kosovės, mirėpo kėto shėrbime i ofrohen nga Korporata Energjetike e Kosovės.
QIK-u
|
|
|