Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-01-10, 16:56   #673
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Tėrmkolli kėrkon prishjen e koalicionit PDK-LDK

Kryetarja e Forumit tė Gruas tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Melihate Tėrmkolli, ka kėrkuar prishjen e koalicionit midis Partisė Demokratike dhe Lidhjes Demokratike, duke kėrkuar mbajtjen e zgjedhjeve tė pėrgjithshme brenda kėtij viti.

Kėto komente zonja Tėrmkolli i ka bėrė nė njė takim me gazetarėt nė Prishtinė.

“Personalisht nuk ndihem nė asnjė rast pjesė e kėsaj politike, e cila ėshtė duke u zhvilluar qė dy vite nė Kosovė. Pėrndryshe anėtarėsia e Lidhjes Demokratike tė Kosovės e ka treguar qartė se nuk don tė jetė pjesė e kėtij koalicioni. E ka treguar qartė pikėrisht nė zgjedhjet e fundit tė vitit 2009. Unė mund tė them se koalicioni duhet tė ndėrpritet menjėherė, absolutisht duhet tė ndėrpritet menjėherė”, ka thėnė Tėrmkolli.

Ajo e ka cilėsuar si tmerruese “deklaratėn e kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi, se 'Prizreni ėshtė Jerusalem pėr PDK-nė'”.

“Papėrgjegjėsia e drejtuesve tė institucioneve dhe disa subjekteve politike nė kėtė proces ėshtė e paprecedent. Nuk ėshtė e njohur deri mė tani nė historinė politike tė vendit tonė, dhe kjo kulmon me deklaratėn e fundit tė kryeministrit pėr Prizrenin, ‘si Jerusalem pėr PDK-nė’, ashtu siē kanė informuar mediat dhe mund tė themi se ėshtė mė shumė se tmerruese”.

“Kjo ringjallė mitet apo korrespondon me mitet e Serbisė pėr Kosovėn, njė alibi e politikės sė dhunshme qė ka ushtruar Serbia ndaj shqiptarėve tė Kosovės pėr shekuj me radhė”, ka thėnė zonja Tėrmkolli.

Radio Evropa e Lirė

Policia e Kosovės siguron Martyn

Policia e Kosovės ėshtė duke u pėrkujdesur pėr sigurinė personale tė Dick Martyt, gjatė qėndrimit nė Kosovė.

I dėrguari i Kėshillit tė Evropės arriti mbrėmė pėr tė hetuar akuzat e Serbisė se Ushtria Ēlirimtare e Kosovės ka bėrė trafik organesh me serbė tė burgosur gjatė konfliktit tė vitit 1999.

Zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės, Baki Kelani, i tha Radios Evropa e Lirė, se pėr sigurinė personale tė zotit Marty, gjatė eskortės dhe qėndrimit tė tij nė Kosovė, ėshtė duke u pėrkujdesur Njėsiti i Mbrojtjes sė Afėrt tė Policisė sė Kosovės.

Zėdhėnėsi i EULEX-it, Christophe Lamfalussy, tha se Dick Marty do tė takohet me zyrtarėt mė tė lartė tė misionit evropian pėr rend dhe ligj dhe me persona tė tjerė nė Kosovė.

Dick Marty ėshtė kėtu
Nga Jeton Musliu

Dick Marty erdhi nė Kosovė, bashkė me policė. I Dėrguari i Kėshillit tė Europės pėr tė hetuar dyshimet se ish-UĒK ka kryer trafikim organesh tė serbėve, do tė qėndrojė pėr dy ditė nė Kosovė. Ai do tė takojė zyrtarė tė EULEX’it dhe vendorė.

Pa zhurmė dhe pa asnjė njoftim publik, nė Kosovė ndodhet njė zyrtar shumė i rėndėsishėm i Kėshillit tė Evropės. Ky ėshtė Dick Marty, personi prej tė cilit nė tė ardhmen e afėrt, mund tė varet edhe opinioni qė do tė krijohet, kryesisht te tė huajt, pėr luftėn e ish-Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK).

Marty ka ardhur nė Prishtinė tė hėnėn pasdite, rreth orės 16, dhe do tė qėndrojė deri tė mėrkurėn. Ai nuk ėshtė vetėm. Martyn e shoqėrojnė edhe dy zyrtarė tė tjerė. Tė tre ata, sigurohen nga policė zviceranė, tė veshur me rroba civile.

Dick Marty ėshtė hetuesi i cili do tė verifikojė pretendimet e kryeprokurorit tė Serbisė pėr krime lufte, Vladimir Vuēkeviē. Ky i fundit, mbėshtetur edhe nė librin e ish-kryeprokurores sė Tribunalit tė Hagės, Carla Del Ponte, do tė verifikojė nėse ish-UĒK-ja ka kryer trafikim tė organeve tė serbėve, tė zėnė robėr gjatė luftės sė vitit 1999.

Agjenda e hetuesit tė Kėshillit tė Evropės mbahet shumė e fshehur. Pėr agjendėn e tij, nuk tregojnė as zyrtarėt e Misionit Evropian pėr Sundimin e ligjit-EULEX.

“Vizita e tij mund tė jetė pėrgatitur nga vetė grupi i tij dhe ne nuk kemi tė bėjmė asgjė me kėtė vizitė”, thotė Christophe Lumfusly, shef pėr komunikim me media nė EULEX.

Burime tė Expressit nga Aeroporti i Prishtinė tregojnė se Dick Marty ka mbėrritur i shoqėruar me disa persona tė tjerė dhe atė e kanė pritur veturat e EULEX-it.

“Ai erdhi me shumė persona dhe jashtė u prit nga veturat e EULEX-it dhe Policisė sė Kosovės. Aeroplani i tij ateroi nė orėn 15 e 20 minuta dhe erdhi nga Vjena me kompaninė Austrian Airlines”, thotė burimi i gazetės.

Ardhjen e Dick Martyt nė Kosovė e konfirmon edhe Christophe Lumfusly, i cili shpjegon se ai do tė takohet me zyrtarė tė lartė tė kėtij misioni.

“Po, mund tė konfirmoj se Dick Marty ka mbėrritur nė Kosovė. Ai do tė ketė takime me zyrtarė tė EULEX-it dhe persona tė tjerė nė Kosovė. Kaq mund tė them”, thotė Lumfusly pėr Express.

Pavarėsisht ardhjes sė tij nė Prishtinė, kontaktet me kėtė hetues janė tė pamundura. Gjatė ditės sė hėnė, Expressi ka mundur qė pėrmes zyrtarėve pėrkatės pėr komunikim nė Kėshillin e Evropės, tė kontaktojė tėrthorazi me Dick Martyn.

“Sapo kam kontaktuar me z. Dick Marty, i cili nuk ėshtė i gatshėm tė japė asnjė intervistė nė kėtė fazė tė punės sė tij”, thotė njė nga zyrtaret e Kėshillit tė Evropės, duke sqaruar se e ka tė ndaluar tė japė ēfarėdo sqarimi tjetėr.

Pavarėsisht kėsaj, nga burime ndėrkombėtare, Expressi ka mundur tė kuptojė se pėr dy ditė tė qėndrimit tė tij nė Kosovė, Dick Marty do tė ketė takime tė shumta, duke pėrfshirė edhe zyrtarėt mė tė lartė tė Prishtinės dhe Misionit tė EULEX-it.

“Ai do tė ketė takime me zyrtarėt seniorė dhe ata tė EULEX-it”, thotė ky zyrtar pėr Express.

Por Memli Krasniqi, zėdhėnės i Qeverisė sė Kosovės, e mohon se Kryeministri i vendit Hashim Thaēi, ka nė agjendėn e tij takim me kėtė person.

“Nuk ka nė agjendėn e tij takim me kėtė person as sot, as nesėr dhe as nė ditėt e tjera”, thotė zėdhėnėsi Krasniqi pėr Express.

Ndėrkohė, takimet e kėtij hetuesi pėrgatiten vetėm pak orė para se ato tė mbahen.
Pėrveē kėsaj, ēėshtjen tė cilėn e heton, duket se Marty e cilėson si shumė tė ndjeshme dhe arsyeja e marrjes me vete tė policėve, nuk ka tė bėjė vetėm me ruajtjen e tij. “Gjatė ditės sė hėnė, disa prej kėtyre policėve, kanė kontrolluar pėrreth objektin ku ndodhet Departamenti pėr Mjekėsi ligjore, i cili vepron nė kuadėr tė Ministrisė sė Drejtėsisė”, shpjegon pėr Express, zyrtari ndėrkombėtar.
Sipas tij, brenda kėtyre dy ditėve, ka mundėsi qė ai tė vizitojė kėtė institucion, kurse vizita e kėtyre “tipave”, ka qenė pėr tė parė se mos ka diēka qė cenon sigurinė e tij.

Arsim Gėrxhaliu ėshtė drejtor nė kėtė departament. Por ai e mohon se ka tė caktuar ndonjė takim me kėtė zyrtar. “Mua askush nuk mė ka thėnė se mund tė kem apo kam takim me tė”, thotė Gėrxhaliu pėr Express.

Nė fakt, Dick Marty e di se nė Prishtinė nuk e do askush. Rreth dy muaj mė parė, nė kohėn kur ishte nė vizitė nė Beograd, kishte planifikuar tė vizitojė edhe Kosovėn.

Por askush nė Prishtinė nuk deshi tė takohet me tė. Pėr tė mbuluar kėtė, ai u sėmur. Sė paku kėshtu deklaroi nė arsyetimin zyrtar.

Me tė nuk kishte pranuar tė takohet as ministrja e Drejtėsisė, Nekibe Kelmendi. Nga tė gjithė zyrtarėt e drejtėsisė sė Prishtinės, takimin e vetėm qė ai kishte mundur ta caktojė, ka qenė nė Departamentin pėr Persona tė Zhdukur dhe Mjekėsi ligjore.

Takimin e paralajmėruar, por tė dėshtuar me Dick Martyn, e konfirmon edhe drejtori Arsim Gėrxhaliu. “Para dy muajve ėshtė lajmėruar nga zyra e Dick Marty se ai do tė ketė takim me mua, por e njėjta ėshtė anuluar pėr arsye shėndetėsore tė z. Marty. Nga ajo kohė unė nuk di mė asgjė. Edhe nėse kam ndonjėherė takim me tė, nuk kam asgjė mė shumė pėr t’i thėnė, sesa atė qė kam mėsuar nga mediat dhe libri qė e kam lexuar tė shkruar nga Carla Del Ponte”, thotė Arsim Gėrxhaliu, drejtor i Departamentit pėr Persona tė Zhdukur dhe Mjekėsi ligjore.

Nė fakt, zyrtarėt e Ministrisė sė Drejtėsisė janė personat kryesorė me tė cilėt Dick Marty do tė duhej tė kontaktonte.

Por Astrit Kolaj, drejtor i Zyrės pėr Informim nė kėtė ministri, thotė se nė agjendėn e ministres Nekibe Kelmendi, nuk ka tė shėnuar ndonjė takim me kėtė person.
“Ndonėse ministrja ėshtė shumė e zėnė, nė Ministrinė e Drejtėsisė nuk ėshtė paraparė ndonjė takim me kėtė person”, thotė Kolaj pėr Express.
Gazeta Expres
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė