Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-01-10, 00:28   #57
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim SHIK-u hetohet nga Prokuroria Speciale

SHIK-u hetohet nga Prokuroria Speciale

Prishtinė, 22 janar - E tėrė veprimtaria disavjeēare e Shėrbimit Informativ tė Kosovės (SHIK), ka nisur tė hetohet nga prokurorė ndėrkombėtarė tė Prokurorisė Speciale. Sebep pėr nisjen e hetimeve ėshtė bėrė marrja pėrsipėr e mbi 17 veprave penale tė Nazim Bllacės, tė kryera nė llogari tė SHIK-ut qė nga vrasjet, plagosjet, torturat, rrahjet, shantazhet, e tė tjera. Ky burim ka thėnė se hetuesit e EULEX-it kanė mbledhur dhe janė nė proces tė mbledhjes sė provave tė nevojshme pėr veprimtarinė e SHIK-ut, nga viti 1999 e kėndej.
Zhvillimin e hetimeve e ka konfirmuar edhe zėdhėnėsja e EULEX-it, Kristtina Herodes, por nuk ka dhėnė shumė detaje.
Shėrbimi Informativ i Kosovės, organizatė kjo e afėrt me Partinė Demokratike t tė Kosovės, ėshtė “legjitimuar” nga Qeveria e Pėrkohshme nė vitin 1999 dhe shef i kėsaj organizate ka qenė Kadri Veseli. Por mė 15 qershor tė vitit 2008 nėpėrmjet njė adresimi nė RTK, drejtuesi i kėsaj organizate, Kadri Veseli, e ka deklaruar tė mbyllur “misionin e saj”, duke ftuar qytetarėt e Kosovės qė ta pėrkrahin Agjencinė Kosovare tė Inteligjencės.
Por “misioni kombėtar i SHIK-ut” nuk ka qenė pengesė pėr nisjen e hetimeve nga prokurorėt ndėrkombėtarė tė EULEX-it, tė cilėt dyshojnė se kjo organizatė ėshtė pėrfshirė edhe nė krim tė organizuar.
Duke e konfirmuar fillimin e hetimeve, zėdhėnėsja e EULEX-it pėr drejtėsi, Kristtina Herodės, ka thėnė se kėto hetime janė duke u zhvilluar me shpejtėsi tė madhe.
Hetimet pėr veprimtarinė dhjetėvjeēare tė SHIK-ut nga Prokuroria Speciale ia ka konfirmuar edhe prokurori i shtetit, Hilmi Zhitia, por as ai nuk ka qenė nė gjendje tė flasė pėr kėtė, pasi me Ligjin mbi kompetencat e Prokurorisė Speciale ėshtė e pėrcaktuar se krimi i organizuar ėshtė kompetencė e rezervuar pėr ndėrkombėtarėt. / KD





Bota Sot
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė