Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-01-10, 14:20   #3209
Gega 1
 
Anėtarėsuar: 02-12-09
Postime: 1,435
Gega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Une po ja nisi e ju vazhdoni.......

…Jo ore,s`ishte enderr kjo! Per habi,edhe une mendova njehere qe jam enderr dhe kjo ndjenje me erdhi sapo u ula e u rehatova ne auton e kesaj goces…mirepo, kur po e kerkoja neper xhepa pakon e cigareve qe ta ndez nje,papritmas-nga levizja e pashkathte qe bera, ndjeva nje dhembje te thelle ne shpine!Kjo me vinte nga renja e pasuksesshme ne kokerr t`shpines ,qe pesova disa caste me pare.Ne ate cast,ktheva kryet kah vozitesja dhe pash fytyren e saj ne profil…menjehere e kapa castin: une isha zhgenderr. Mire,le te jete zhgenderr pra,anicka?!Kryesorja, tash s`jam vetem. …meqe ra fjala te renja e pasuksesshme,une shume here kam pase bindjen e thelle qe njerezit nuk ecin me te dy kembet njelloj.Njera kemb gjithmone i prin tjetres.Une e kam te djathten per kete pune.Te shmajten…si te them…vec e marr me vete,qe ta mbaje drejtpeshimin.Dhe pikerisht ketu ishte shkaku i renjes sime.Ishte pothuaj hera e pare qe e lashe kemben e shmajte qe t`i prije te djathtes…dhe e hangra e rashe! Njerezit tjere,s`di si t`iu them…te rrallet ecin me qe te dy kembet njelloj,d.m.th. ashtu qe asnjera kemb nuk i prin dallueshem tjetres,por qe te dyjat pa u vrejtur e kryejne kete pune-here njera,here tjetra. Te tjeret,shumica pra,ecin si une.Dhe po t`u besh sehir,te vjen te qeshesh me ta, se te duken qe njeren po e qesin mbi koder t`shmajte e tjetren mbi koder te djathte!Mua mund te ma kete lene loja e tepert e fotbollit kete menyre te ecjes… Ma me qef i kqyri femrat si ecin,sidomos ato qe picillohen.Mendoj ne ato qe tue ece bajne tetshe te qkyeme!Vrojtimi i ecjes se tyre te argeton per bese… …gjeri sa une e lodhja kryet me menyren e te ecurit te njerezve,papritmas e ndjeva qe vozitesja me pyeti dicka…por nuk e kapa menjehere pyetjen. Kur e kqyra per se dyti,e hetova qe ajo e kishte ndale auton dhe pritte pergjegjien nga une. Ne te vertete,ne qendronim para nje udhekryqi dhe vozitesja donte ta di mendimin tim: a te ia mbajme ne te shmajte a ne te djathte? - Krejt ne rregull eshte, jepi kah te duash!,- I thashe une. Ajo sapo deshi ta rifilloje auton, e nderpreu dhe me tha : Une jam Shqiponja!Si e ke emrin ti? - Ah, e parendesishme…une jam Bashkimi.
Gega 1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė