Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-01-10, 10:32   #7
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Krejt kundėr LDD-sė

Lidhja Demokratike si e vetmja alternativė



Dr. Naser Rugova

- Thirrje publike pėr tė gjithė rugovistėt kudo qė janė -
Lidhja Demokratike, si e Dardanisė ashtu edhe e Kosovės, pėr dallim nga tė gjitha partitė tjera, nė vazhdimėsi janė nė qendėr tė diskutimit publik. Demokracia e brendshme e asnjė partie tjetėr nuk bėhet pjesė e diskutimit publik pėr arsyen e thjeshtė se nė asnjė parti tjetėr nuk ka demokraci tė brendshme.
Fakti se Lidhja Demokratike, qoftė ajo e Dardanisė apo e Kosovės, nuk ngurron qė tė jetė transparente para publikut ėshtė njė nga argumentet e shumta se filozofia politike e kultivuar nga Presidenti Rugova ėshtė mendėsia e vetme e cila reflekton demokraci dhe liri. Ėshtė e vetmja mendėsi ku individi do tė mund ta gjejė lirinė e tij tė punės dhe tė shprehjes pa frikė nga presioni e nga haraēi.
Tė gjithė ata qė nė njė formė apo tjetrėn kanė marrė diēka nga shkolla politike e Presidentit Rugova nuk kanė prirje qė politikėn partiake ta shndėrrojnė nė sistem konspirativ tė dysheve dhe tresheve tė njė lufte pakompromis intrigash larg syve tė opinionit.
Mos ta mashtrojmė veten me iluzione! Liritė tona, e drejta jonė qė tė punojmė dhe tė jetojmė lirshėm ėshtė nė rrezik! Ēdo ditė e mė shumė jemi duke u zhytur drejt njė diktature tė heshtur e cila po i merr edhe ato pak liri qė na kanė ngelur. Ne po lejojmė qė kjo tė ndodhė sepse elektorati Rugovian, gardiani i vetėm i demokracisė nė Kosovė, ėshtė shndėrruar nė njė masė pasive dhe ėshtė barikaduar nė enklava politike rreth njė numri tė vogėl qytetesh.
Vala fanatike e Rugovizimit nė Dukagjin, Ferizaj e gjetiu ėshtė nė defanzivė totale pėrderisa zgjedhjet nė Prizren dhe Gjilan janė shndėrruar nė njė betejė pėr mbijetesė.
Politika e bazuar nė interesa klanore dhe rajonale por mbi tė gjitha pėrēarjet shpesh edhe absurde e kanė krijuar njė situatė ku disa nga zyrtarėt e LDK dhe LDD mė shumė merren me njėri tjetrin sesa me rivalėt ideologjik. Pėr njė numėr zyrtarėsh kyē tė LDK-sė dhe LDD-sė lufta kundėr njeri tjetrit ėshtė e vetmja gjė qė dinė pėrderisa bastione tė tėra tė Rugovizmit pasivizohen dhe shpėrbėhen.
Po tė njėjtėve zyrtarė u mjafton tė jenė bartės tė funksioneve nė parti e cila mund ta gjejė veten nė prehjen e njė koalicioni qoftė me PDK apo me AAK dhe nuk e kanė as motivin mė tė vogėl ta lirojnė elektoratin Rugovian prej kthetrave tė shantazhit nga forcat politike qė dėshirojnė ta copėtojnė dhe ta thyejnė deri nė shpėrbėrje totale elektoratin Rugovian dhe qė mė pas Kosovėn ta udhėheqin me logjikėn e diktatit dhe haraēit. Shpėrbėrja e Rugovizmit ėshtė pika e fundit e cila do tė shėnojė kalimin nė njė diktaturė pėrfundimtare.
Intelektualėt e shumtė, tė cilėt dikur edhe e kanė sfiduar Presidentin Rugova, sot e kėrkojnė atė pėr faktin se ju mungon liria dhe respekti qė ju garantonte vet prania e Presidentit Rugova. Tė ballafaquar me realitetin e diktaturės sė heshtur tė instaluar nga tė tjerėt kėta intelektualė kanė filluar ta kuptojnė vlerėn e demokracisė dhe lirisė qė e reflektonte Presidenti Rugova.
Patjetėr duhet qė ta rikthejmė krenarinė elektoratit Rugovian por kjo nuk mund tė bėhet me formula tė ndarjes sė kulaēit dhe me plotėsim egosh por vetėm me njė bashkėrendim pėrpjekjesh duke forcuar lidhjet qė na bashkojnė dhe duke respektuar ato qė na ndajnė.
LDD dhe LDK duhet tė punojnė nė forcimin e strukturave tė veta, si dy shtėpi vėllezėrish qė jetojnė nė njė lagje pėrplot me kundėrshtarė fanatik, dhe jo tė merren me njėri tjetrin derisa partitė tjera pėrvetėsojnė vlerat tona. Bashkėpunimi i sinqertė dhe vėllazėror nė disa komuna ėshtė tregues se nėse LDK dhe LDD e respektojnė njėri tjetrin sė bashku mund tė ndryshojnė qasjen e tė tjerėve ndaj tyre. Bashkėpunimi nė Istog, nė vendlindjen e Presidentit Rugova, ėshtė thirrje dhe jehonė se bashkėpunimi me respekt tė ndėrsjellė nė mes tė dy Lidhjeve Demokratike nuk ka alternativė.
Ne nuk mund ta ndryshojmė atė ēka ka ndodhur. Ne nuk mund tė shlyejmė ato qė na kanė ndarė por ne mundemi qė ta ndryshojmė tė ardhmen. Pėr kėtė ne duhet qė sė pari tė ndryshojmė mendėsitė brenda dy partive tonė si motra dhe mbi tė gjitha tė lirojmė veten nga kthetrat e atyre qė organizimet politike i trajtojnė si prona private. Kėta mė me dėshirė do t’i shihnin kėto dy parti si forca shkurtabiq por nėn kthetrat e tyre e jo si dy gjigant qė marrin frymė lirshėm.
Njė LDD e fort dhe me njė udhėheqje tė urtė duhet tė ishte interes strategjik i LDK-sė e poashtu e njėjta vlen edhe anasjelltas. Ne duhet tė aspirojmė qė Kosovėn nė tė ardhmen ta udhėheq njė koalicion LDK-LDD si njė koalicion vėllazėror i atyre qė ndajnė vlera tė pėrbashkėta. Ēdo gjė tjetėr ėshtė shmangie nga vetvetja.
Unė si deputet dhe si zyrtar i Lidhjes Demokratike tė Dardanisė do tė angazhohem me tė gjitha qė kam qė ta lirojė LDD-nė nga mendėsia e deritanishme qė e ka pasivizuar nė ekstrem veprimin tonė politik, dhe sė bashku mė veprimtarėt e devotshėm ta reformojmė dhe ta forcojmė LDD-nė.
Njė LDD e fortė do tė jetė krah i tė gjithė atyre qė angazhohen pėr rikthimin e krenarisė sė Rugovizmit si cak final. I ftoj tė gjithė qė tė bashkohen nė kėtė rrugėtim aspak tė lehtė por fatkeqėsisht tė domosdoshėm si alternativė e vetme e shėndoshė e cila e garanton rifaktorizimin e Rugovizimit si gardian tė vetėm tė demokracisė dhe lirive qytetare tė secilit individ.
Lutem qė me 31 Dhjetor Prizreni, i cili ishte boshti i pėrēarjes sonė, tė shndėrrohet nė boshtin e bashkėpunimit tė ri nė mes tė forcave tona e mė pas e njėjta tė ndodhė edhe nė Gjilan dhe nė njė tė ardhme jo tė largėt sė bashku ta formojmė qeverinė e konceptit Rugovian e cila ėshtė e vetmja qė mund ta qojė Kosovėn nė familjen evropiane qė ishte ėndrra e madhe e Presidentit Rugova.
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė