Xhilbabi dhe veshja qė mund ta zėvendėsojė atė.
Nga Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani
Marrė nga Mesa'il Nisa'ijjeh Mukhtareh, f.125-131
Gjatė njė incizimi, shejh Albanit i qe parashtruar pyetja nė vijim:
"Donim tė dinim mė shumė hollėsira rreth pėrcaktimit tė xhilbabit, meqė keni deklaruar se pikėpamja juaj pėr xhilbabin ėshtė se ajo pėrbėn veshjen qė mbulon trupin prej kokės deri tė shputat. Mirėpo, kemi hasur nė njė mospėrputhje tė konsiderueshme mendimesh nė librat gjuhėsorė pėr sa i pėrket kėsaj. Mes gjuhėtarėve ka qė mendojnė se kjo ėshtė njė xhybe e madhe, kurse tė tjerėt thonė qė kjo ėshtė njė shami. Dhe tė tjerė qė kanė mendimin si tuajin. Kėshtu, do tė donim njė shqyrtim mė tė hollėsishėm, Allahu ju shpėrbleftė, si edhe tė theksosh se cili ėshtė opinioni mė i fortė".
Shejhu:
"Mė vjen keq, por e kam tė paqartė pjesėn ku thatė qė disa njerėz konsiderojnė se xhilbabi ėshtė shamia. Ēka ėshtė shamia, tė cilės po i referoheni, kur thoni se e konsiderojnė tė jetė xhilbab? Kjo, sepse ėshtė e mirėnjohur qė shamia ėshtė mbulesė pėr kokėn, jo njė veshje e gjerė, qė mbulon tėrė trupin prej kokės deri tė shputat. Pra, kush thotė qė xhilbabi ėshtė njė shami, prej asaj ēfarė dini, sipas asaj ēfarė pėrmenda? Me tė vėrtetė, kjo ėshtė e ēuditshme. Kush e ka thėnė kėtė?!"
Pyetėsi:
"Kjo pėrmendet nė librin Lisan-ul-Arab, ku qėndron se kėshtu e kanė pėrcaktuar disa njerėz".
Shejhu:
"Aty thuhet qė xhilbabi ėshtė njė shami?"
Pyetėsi:
"Po".
Shejhu:
"S'ka mundėsi tė thuhet kjo, sepse, siē e dini, ka dy ajete nė Kur'an, ku njėri e urdhėron gruan tė mbartė xhilbab, kurse tjetri i urdhėron ato tė vendosin shaminė. S'ka mundėsi tė thuhet s'e tė dyja kėto ajete pėrsėrisin tė njėjtėn domethėnie, nė mėnyrė qė xhilbabi do tė ishte shami dhe shamia do tė ishte xhilbab. Por, tė dyja kėto terme xhilbabi dhe shamia mbartin domethėniet e tyre pėrkatėse, tė cilat dallojnė nga njėra-tjetra.
E dini, pėr shembull, qė, kur gruaja gjendet nė shtėpi dhe ēohet pėr tė falė namazin, shumicėn e kohės ajo e ka kokėn tė zbuluar. Kėshtu, ajo vetėm e vendos shaminė nė kokė. Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, ka thėnė:"Allahu nuk e pranon namazin e njė femre tė pjekur, pėrveē nėse ajo ka shami"
Ajo ēfarė ėshtė menduar kėtu, s'ėshtė xhilbabi, por mbulimi i kokės. Nga dėshmitė qė tregojnė nė kėtė ėshtė se pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, na ka urdhėruar tė fshijmė [mes'h] mbi turban, mbi shami dhe mbi ēorapė.
Me kėtė hadith, synoj tė tregoj qė shamia ėshtė njė veshje, tė cilėn e mbartin edhe burrat, edhe gratė. Nga kjo s'mund tė mėsohet - pėr ata qė dinė arabisht - qė njė burrė mund tė mbartė xhilbab! Mė saktė, kjo do tė thotė qė ai mund tė vendosė njė shami [mbulesė koke].
Pra, ėshtė e lejueshme pėr njė person tė vendosė shami nė kokė dhe tė fshijė [t'i japė mes'h] mbi tė [kur tė marrė abdes], qoftė burrė apo grua. Synimi im nė kėtė diskutim ėshtė qė, sė pari, tė vėrtetoj citatin sipas gjuhės arabe, dhe, sė dyti, nėse pėrfundimisht vėrtetohet qė ky citat vėrtet gjendet nė Lisan-ul-Arab dhe aty qėndron se domethėnia e njė xhilbabi ėshtė shamia, atėherė kjo mjafton si dėshmi se njė thėnie e tillė ėshtė e paqėndrueshme, nga fakti qė vetė autori ėshtė shprehur:'Kjo konsiderohet tė jetė kėshtu e kėshtu...' [dmth ėshtė i pasigurt].
Pėr mė shumė, nėse e studiojmė tekstin e Librit dhe tė Sunetit, nga i cili tashmė pėrmendėm disa, do tė pėrftonim, me siguri, se shamia s'ėshtė xhilbab e as xhilbabi s'ėshtė shami. Thėnė shkurt, njė shami mbulon mė pak se njė xhilbab, kurse xhilbabi ka njė gjerėsi mė tė madhe sa i pėrket pjesėve qė i mbulon. Po ashtu, xhilbabi ėshtė i veēantė vetėm pėr gratė. Ato qenė qė u urdhėruan ta mbartnin atė, jo burrat. Por, pėr sa i pėrket shamisė, atėherė kjo ėshtė njė veshje qė e mbartin burrat dhe gratė. Edhe pse burri s'ėshtė i detyruar ta mbartė atė, kėtė veshje e mbartin si burrat, ashtu e dhe gratė. Mu si kėmishėn. Nė po tė njėjtėn mėnyrė qė njė burrė mbart kėmishėn pėr ta mbuluar pjesėn e turpshme [auretin] qė ėshtė e ndryshme nga e femrės po ashtu vepron edhe gruaja. Por, pjesa e turpshme e saj pėrfshin mė shumė, sesa pjesa e turpshme e burrit.
Pėr kėtė arsye, kemi thėnė nė librin "Hixhabi i gruas muslimane" se, kur njė grua muslimane del prej shtėpisė, ajo ėshtė e detyruar t'i bėjė dy gjėra:
1- tė vendosė shami nė kokė dhe
2- ta vendosė xhilbabin mbi atė shami, duke dalė kėshtu edhe me shami, edhe me xhilbab.
Pra, kur njė grua del prej shtėpisė sė vet, nuk mjafton vetėm njėra veshje pa tjetrėn. Ajo duhet tė veshė edhe shaminė, edhe xhilbabin. Ju jeni nė dijeni pėr ajetin Kur'anor, i cili ka tė bėjė me shaminė, ku Allahu thotė:"Thuaju t'i lėshojnė vellot [khumuur] mbi gjokse/kraharor". [en-Nur, 31]
Lėshimi i njė veshjeje afėr gjoksit s'mund tė arrihet me xhilbab. Kjo mund tė bėhet vetėm me shami, meqė ka mundėsi ta lidhėsh/mbėshtjellėsh atė. Pėr sa i pėrket xhilbabit, e dini qė s'mund tė mbėshtjellėt rreth gjoksit apo nė qafė. Dhe mund tė shihni sesi i mbėshtjellin burrat shamitė dhe si i fiksojnė nė qafėt e tyre. Pra, pėr shkak tė kėsaj, ajo ēfarė ėshtė veēuar kėtu, ėshtė shamia e jo xhilbabi. Kur njė grua del prej shtėpisė sė vet, ajo ėshtė e detyruar tė vendosė njė shami mbi kokė dhe ta mbėshtjellė atė nė qafė dhe rreth gjoksit. Kjo sepse xhilbabi nuk i pėrgjigjet pėrpjekjeve tė saj pėr kėtė mbulim pėrfshirės, ngaqė ėshtė e gjerė dhe e gjatė, kurse shamia ėshtė e gjerė dhe e shkurtė. Kjo ėshtė pėrgjigja ime pėr ēfarė pyetėt. Nėse ka diēka qė nuk kam pėrfshirė nė shqyrtimin tim, ma sill ndėr mend".
Pyetėsi:
"Atėherė, nga kjo kuptoj se xhilbabi s'ėshtė xhybja e gjerė, tė cilėn e veshin gratė sot, kėtu [nė kėtė vend], qė shtrihet nga qafa deri tė shputat?"
Shejhu:
"Jo, fare. Kjo s'ėshtė xhilbab. Mirėpo, kjo na bėn ta shqyrtojmė mė tej ēėshtjen e xhilbabit. Siē thamė mė lart, sipas aspektit gjuhėsor, xhilbabi s'ėshtė ajo qė njihet si pallto. Ajo qė duhet tė sqarohet, ėshtė:
Urdhri qė u ėshtė drejtuar grave, veēanėrisht mbartja e xhilbabit, nuk pėrbėn njė akt adhurimi tė pakuptueshėm, pėrkundrazi, kjo mund tė kuptohet. Domethėnia qė pėrftohet nga kjo, tė cilėn e treguam mė herėt, ėshtė ta arrijė mbulimin qė gruaja duhet t'i pėrmbahet. Kėshtu, pėr shembull, nėse njė grua mbart dy veshje apo e ndan xhilbabin nė dy pjesė tė epėrm dhe tė poshtėm dhe tė dyja kėto pjesė e pėrmbushin synimin e xhilbabit, qė ėshtė pėrmendur nė Kur'an, atėherė, ndonėse nuk u referohemi nga aspekti gjuhėsor si xhilbab kėtyre dy pjesėve, konsiderojmė qė kjo ende pėrmbush synimin e dėshiruar tė urdhrit pėr tė mbartur xhilbab nga perspektiva fetare.
Nė Siri, deri vonė ka pasur dhe ende vazhdon tė ketė tek disa gra, tė cilat i pėrmbahen fesė, njė veshje e quajtur Melajet-uz-Zemm. Keni dėgjuar pėr kėtė?
Pyetėsi:
"Tek ne ka diēka qė e quajmė Mela'eh [xhybe]?
Shejhu:
"Jo, thashė Melajet-uz-Zemm".
Pyetėsi:
"Jo, jo me kėtė term. Ne e quajmė Mela'eh".
Shejhu:
"Ky ėshtė term arabik. Ēėshtja ėshtė se kjo veshje qė e kemi kėtu nė Siri, pėrbėhet nga dy pjesė. Pjesa e parė ėshtė njė fund, i njohur si tenureh. E keni dėgjuar kėtė fjalė?
Pyetėsi:
"Po".
Shejhu:
"Tenureh ėshtė njė fund qė fiksohet pėr beli me njė llastik. Pra, natyrisht, ajo ėshtė e gjerė. Gruaja e mbart kėtė nga kėtu, duke kėshtu mbuluar kėshtu tėrė pjesėn e poshtme tė trupit. Pastaj, mbi kėtė tenureh, e cila quhet kherrateh [fund] nė Siri, vendoset pjesa e epėrme e veshjes qė vendoset mbi kokė dhe tė cilėn gruaja e pėrdor pėr ta mbuluar kokėn, kraharorin, anėt, ijėt dhe madje edhe llastikun, qė mbėrthen belin me anė tė kėsaj tenureh apo kharrateh. Asnjė pjesė e kėtij llastiku tė kėtij fundi, nuk ėshtė e dukshme, sepse futet nėn tė. E keni tė qartė kėtė?
Pyetėsi:
"Po".
Shejhu:
"Midis nesh, kėtu, kėtė veshje e quajnė Melajet-uz-Zem, meqė ky fund mbėrthehet nė bel me llastik. Kėshtu, nėse e keni kuptuar se si ėshtė kjo veshje, argumentimi qė dua tė bėj ėshtė qė, ndonėse kjo veshje qė ėshtė si xhybe, nuk ėshtė xhilbab [gjuhėsisht], ende pėrmbush detyrimin e xhilbabit, i cili konsiston nė mbulimin e tėrė trupit. E keni tė qartė kėtė?"
Pyetėsi:
"Po".
Shejhu:
Nėse ēėshtja ėshtė e qartė, atėherė shohim qė nuk jemi tė detyruar t'i pėrmbahemi formulimit gjuhėsor tė xhilbabit, por synimit tė tij. Tash, do t'i kthehem "palltos", pėr tė cilėn fola mė herėt, tė cilėn e mbartin gratė muslimane, qė mbėrrin deri tė shputat. Kjo nuk ėshtė xhilbab. Pavarėsisht nga kjo, kjo ende s'ėshtė si Melajet-uz-Zem, sepse nuk e mbulon kokėn dhe atė prej ēka pėrbėhet ajo. Por, ēfarė bėjnė gratė sot? Ajo mbėshtjell veshjen e njohur si shami [esharp] rreth kokės. E keni dėgjuar kėtė term?
Pyetėsi:
"Po".
Shejhu:
"Njė khimar [shami] e vogėl e cila mbėshtjell kokėn, por e cila nuk mbulon ballin dhe tėmthin, dhe e cila, po ashtu, lė jashtė qafėn, sepse ėshtė e vogėl, natyrisht qė nuk pėrmbush synimin e njė xhilbabi sipas pėrcaktimit tė duhur tė tij. Synimi i xhilbabit ėshtė ashtu siē e diskutuam nė rastin e Melajet-uz-Zem. Qartė? Pra, le tė marrim shembullin e kėsaj gruaje, e cila mbart kėtė pallto. Si e quani ju kėtė?"
Pyetėsi1:
"E quajmė hixhab".
Shejhu:
"Jo, kjo ėshtė gabim. Ēėshtja ėshtė qė, nėse njė grua mbart kėtė lloj "hixhabi", pastaj e vendos njė shami nė kokė, atėherė duhet tė ketė edhe njė hixhab, domethėnė, njė xhilbab qė vendoset mbi kėtė shami. Thamė qė janė dy ajete nė Kur'an. Ky xhilbab mund tė ndahet nė dy pjesė, siē e pėrmendėm mė lart, kur diskutuam rreth Melajet-uz-Zem. Andaj, nėse njė grua mbart kėtė veshje qė ju e quani hixhab, dhe pastaj vendos njė shami tė mirėfilltė nė kokė dhe jo atė qė njihet si shami [e s'ėshtė e tillė Sh.p.], pastaj mbi kėtė shami vendos njė veshje tė pjesshme, qė mbulon gjysmėn e trupit tė saj, siē ėshtė ajo qė mbulon krahėt/gjoksin dhe duart, atėherė kjo ėshtė e vlefshme dhe e pranueshme sipas fesė".2