Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-01-10, 18:20   #10
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Fillon aplikimi online pėr dokumentet e gjendjes civile

Projekti i pėrbashkėt i Ministrisė sė Administratės Publike dhe Ministrisė sė Punėve tė Brendshme “Sistemi i Menaxhimit tė dokumenteve tė Gjendjes Civile” , ėshtė promovuar tė enjten.


Me realizimin e kėtij projekti, siē u tha me kėtė rast, do tė lehtėsohen procedurat pėr tė aplikuar pėr dokumente tė Gjendjes Civile nga ana e qytetarėve dhe nė anėn tjetėr, administratės i krijohen mundėsi qė tė jetė shumė mė efikase dhe mė efektive nė kėtė aspekt.

Me praninė e ministrit tė MAP-sė, Arsim Bajrami dhe ministrit tė MPB-sė, Zenun Pajaziti, ėshtė bėrė edhe demonstrimi i aplikimit nga ana e qytetarit dhe puna e zyrtarit nė zyrėn e gjendjes civile, duke ofruar para tė pranishmėve nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė certifikatėn e parė pėr tė cilėn ėshtė aplikuar nė mėnyrė elektronike.

Pėrmes kėtij sistemi, tė gjithė qytetarėt e Republikės sė Kosovės do tė kenė mundėsi qė pėrmes internetit, duke shfrytėzuar e-Portalin shtetėror tė vendit tonė, nga ēdo pikė e Kosovės apo ēdo pikė e botės, tė aplikojnė pėr certifikata tė ndryshme pėr tė cilat kanė nevojė nė Gjendjen Civile.

Ky projekt ėshtė zhvilluar nė kuadėr tė Strategjisė sė e-Qeverisjes 2009-2015 dhe Planit tė Veprimit pėr implementimin e kėsaj Strategjie, dy dokumente tė cilat janė miratuar nga ana e Qeverisė sė Republikės sė Kosovės.

Bartės i realizimit tė projektit ka qenė Departamenti i e-Qeverisjes dhe Proceseve Administrative nė MAP, nė bashkėpunim me departamentin pėrkatės tė Gjendjes Civile nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme.
Telegrafi

MPJ: Hyseni nuk ka pasur ftesė pėr samitin e Unionit Afrikan

Ministria e Punėve tė Jashtme tė Kosovės ka demantuar lajmin e dhėnė nga mediat serbe se, shefit tė diplomacisė kosovare Skender Hyseni, nuk i ėshtė lejuar pjesėmarrja nė samitin e Unionit Afrikan, pėr shkak se autoritetet etiopiane nuk deshėn t’ia jepnin vizėn nė pasaportėn e Kosovės.


Zėdhėnėsja e MPJ-sė, Albana Beqiri ka deklaruar pėr portalin Telegrafi.com se as ministri Hyseni dhe asnjė zyrtar nga kjo ministri nuk ka tentuar tė shkonte nė kėtė samit, pasi qė, siē tha ajo, as qė ishin ftuar pėr tė marrė pjesė.

Agjencia serbe e lajmeve FoNet e Beogradit, kishte raportuar se ministrit Hyseni dhe anėtarėve tė tjerė tė delegacionit nga Kosova autoritetet etiopiane nuk iu kishin dhėnė viza me kėrkesė tė Serbisė.
Telegrafi
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė