Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga filxhani
Vendlindja,vendbanimi,1 dhe 2.3 kombi ska tė bėj me territorin socio/politik,shqiptarė ishim nėn Turqi si nėn Jugosllavi,pėrndryshe flasim pėr nėnshtetėsi.
Mundėsia e identifikimit me kėtė apo atė nuk ndėrlidhė identitetin kombėtar me atė fetar.Pėr mė shumė feja mė lehtė se ēdo gjė tjetėr mund tė zgjidhet e rizgjidhet pa tangentuar identitetin kombėtar.Po edhe nėse dikush do patjetėr tė mashtrojė duke u paraqitur me njė identitet tė pėlqyer (tjetėr nga ai i lindjes)kombėtar nuk ndėrron edhe identiteti fetar.
|
Identitetet sa nderlidhen sepse jetojne tek i njejti person aq edhe diferencohen sepse po te ishin te njejte nuk do te ekzistonin.
Jo, feja nuk nderrohet aq lehte pasi nese ben nje zgjedhje, do te thote se ke nje bindje, e kjo e fundit nuk nderron lehtesisht, te pakten tek njerezit qe nuk vuajne patologji te ndrsyhme te psikes. Nese nderrohet lehte, do te thote se nuk ka bindje, pra nuk ka identifikim me ndejsi.
E njejta gje ndodh edhe per Kombin qe nderrohet lehte, per interesa, pra kur mungon identiteti i rrenjosur. Mbase tek kombesia ka procedura juridike qe te pengojne nderrimin e shpejte, por sidoqofte ato jane norma njerezore dhe jo individuale te atij qe ben nderrimin. Ky i fundit nuk e ka fare problem nderrimin, per arsye te ndryshme, eshte thjeshte ligji qe behet pengese ose vonues. Ne rastin fetare ligji, i vendeve liberale, nuk ka pengesa dhe lehtesia eshte me e dukshme, gjithmone per ato njerez qe kalojne nga nje tel ne tjetrin per interesa, pasi me bindje njeriu nuk e ka aq te lehte te beje kalime te shpejta, sic po mundohesh t'i teorizosh.
Kur nderron fe, nuk shenohet feja paraardhese, ndersa kur nderron komb, ka shtete qe fillimisht nuk e paranojne dhe prandaj lejojne vetem nenshtetesine, ka te tjere qe kombesine e japin per pak vite. Njeriu nuk e ka aspak te veshtire ket enderrim, sepse mjafton vullneti, jeta ne nje vend me kombesi tjeter dhe ligji i atij vendi, qe e toleron kete kalim.
Sa eshte i lehte nderrimi i kombesise, e veren tek shqiptaret ne Greqi.
Persa i perket rrenjesim/atashimit, nuk deklarova territor socio-politik: nuk te jep nenshtetesi te qenurit nga Deēani, dhe as banimi ne Paris. Persa i perket kombit po, ka territor te percaktuar nga faktore social dhe politik. Nese nuk ka, atehere, me trego si formohet kombi? Nga qielli?!
Shpesh keta dy nderthuren, por ka raste qe ekzistojne vetem kufinjte social.
E vertete ajo qe Kombi eshte mbi ne, por fraza ndalet ketu. Te thuash se duhet t'i sherbejmeAtiij e jo Ai ne, meriton nje sqarim. Kombi eshte bashkesi njerezish qe pretendojne te ndajne disa karakteristika te perbashketa, dhe kete pretendim e kane prej jo me shume se 2 shekujsh apo 2,5 shekujsh. Duke qene bashkesi njerezish, njeriu qe i sherben Atij, i sherben bashkesise, pra vetvetes. Keshtu qe sherbimi ndaj Kombit eshte sherbim i egos. Do ishte me mire te thuhej qe individi i sherben komunitetit, e kjo eshte teori e lindur qe me njeriun, e esktermizuar nga Komunizmi, Totalitarizmi fashist dhe Nacionalizmi.
Keto tendencat per te hyjnorizuar Kombin duke e shnderruar ne dicka qe nuk preket nga shqisat, qe eshte diku mbi gjithcka, jane mbetje romantike dhe Romanticizmi dihet qe eshte rryme e kundert me Racionalizmin Iluminist, i cili e shikonte Kombin si entitet politik, e jo mitologjik. Kombi jane njerezit dhe asgje me teper. E tek njerezit eshte edhe ai komshiu pjese e kombit, sebashku me politikanin, qe nuk i plas fare per bashkesine. Njerez te tille do te kete gjithmone, por imagjinojme nje fe e bazuar tek hyjnorizimi i njerezve, sic eshte Nacionalizmi, sa e brishte do te jete dhe sa prodhim artificial eshte.