Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Kercovari
Komuniteti i juaj, nuk ka tė bejė aspak me identifikimin e njerzve nė kombsi ,por ju duhet tė keni parasysh e tė i mėsoni sa mė shumė ata qė ju besojnė se ju jeni ish- krishteret paraislamit“
|
Ja deshtimi dhe hipokrizia e autorit.
I gjithe citimi, ka per qellim te kriminalizoje nje istitucion fetare me pretekstin se nuk eshte kombetare ne qendrime dhe se nuk meson komunitetin e vet per origjine fetare te ithtareve.
Se pari, as Katedralja e as Misioni fetare nuk jane elemete te nacionalizmit shqiptare, aq me pak kur i perkasin vetem nje pakice te popullsise.
Zoteria e nis argumentimin ne menyre te gabuar.
Perforcon hipokrizine ne pjesen finale te citimit ku flitet per origjina fetare. Ka dy probleme.
I pari, feja e krishtere paraislame vjen si produkt importi sepse nuk njohim Krisht shqiptare, dhe ērrenjos kulturen iliro-pagane. Le te me tregoje dikush nje objekt kulti pagan i ngelur ne kembe ne trojet shqiptare! Cdo gje pagane eshte integruar nga besimet fetare te mevonshme, ritheksoj te mevonshme. Krishterimi eshte nje nga ato te mevonshmit dhe nuk kam degjuar nga istitucionet e feve qe perbejne boten kristiane, t'u mesohet njerezve se me perpara ishin pagan. Kjo nuk eshte pune e teologjise.
I dyti problem eshte se per autorin Krist Gjinaj, origjina e popullit te tij i fillon me krishterimin, pra mbi 1.000-1.500 vite etnos ilir hidhen ne harrese sepse nuk jane te krishtera! Ato nuk kane te drejten te jene origjine? Kur origjina lidhet me fene ne kete menyre, eshte tragjike, pasi nocioni i Kombit (nocion laik dhe modern) zhduket nga fetarizimi i tij. Pretendimi, pastaj eshte qesharak, pasi kritikon te tjeret per antikombtarizem. Po kjo eshte normale, tek nje person qe e shikon kombin si dicka fetare te bazuar ne Katedrale e Misionare. Problemi im eshte se Ai qe ka sy vetem per origjina fetare te paraardhesve tane, nuk ka sy per realitetin demofetare, pra e thene shkurt, ato qe nuk identifikohen tek feja e etij, nuk jane pjese e ketij Kombi. Ky eshte fetarizim i nocionit Komb dhe (fese) Nacionalizmit, i ardhur nga ato, qe ne menyre hipokrite te vazhdueshme, dalin me parulla kombetare!
Ne kete menyre eshte njesuar identiteti fetare me ate kombetare dhe eshte perjashtuar nga Kombi cdo individ me fe te ndryshme nga ajo e autorit.
Nuk e di si i lexon percjellesi i ketij citimi, rreshtat qe trasporton!