Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga sherri
Kombi esht grumbullim i familjeve,qe trashegojn nje gjuhe te njejt,
....Sot kure gjuha komunikuese po behet me e leht gjitheher po shkohet kahe nje gjuhe globale....keshtu qe jo larg s'do te ket shume kombe.
|
Persa i perket pohimit te pare, ka nje problem. Meqenese gjuha qenka karakteri dallues i kombit, atehere pse 6.000 gjuhe ne bote prodhuan vetem 200 kombe-shtete?! Brenda ketyre shteteve nodhen ato me gjuhe te njejte si Kosova me Shqiperine (ku, duhet thene, Kosova ben nje sforcim te jashtezakonshem per t'u njesuar me "gjuhen e Permetit" te imponuar nga enverizimi ne Shqiperi ne vitet '70), dhe shume te tjere, cka redukton akoma me shume dallimin gjuhe dhe shprehje politike e dallueshmerise. Kombi ka edhe karakteristika te tjera. Te ishte vetem gjuha do te kishim Kombe ne antikitet, gje e cila nuk rregjistrohet si nga ana historike as nga ana sociologjike. Pra Kombi eshte nocion i ri, madje shume i ri, ne krahasim me kulturen njerezore. Sa eshte real dhe jo fiktiv, kjo varet nga kendveshtrimi. Te nisur nga nje pozicion egocentrik dhe entnocenrik, sigurisht qe Kombi eshte real dhe superior, por ne nje reflektim objektiv dhe pa emocione, verejme mungesen e kombeve para dy shekujsh, qellimin politik te krijimit te tyre, superioritetin e munguar. Eshte ky i fundit, i cili qendron ne baze te fese se Nacionalizmit, qe ben kombin nje grumbullim njerezore, ne shume raste me pretendime rraciste. Me fiktiv se kaq...
Gjuha komunikuese nuk po behet aspak me e lehte, por po kalojme nje faze normale te zhvillimit politiko-social ku nje "perandori" ekonomike, ushtarake, trashegimtare e nje perandorie koloniale, sic ishte Britania, imponon sebashku me vullnetin politik edh gjuhen. Fakti se gjuha eshte fenomen klasore, merret si besueshem. Teoria e N.Marr, idete e N.Chomsky, apo me heret ne 1492, linguisti Nebrija, e vertetojne simbiozen e gjuhes me klasen sunduese brenda nje shteti si dhe ne nivel ndekrombetare. Sot, anglishtja na duket si gjuhe globale, por globalizmi i nje gjuhe eshte fenomen historik.
Pastaj, sipas te dhenave te S.Huntington, anglishtja nuk njihet nga me shume se 10% e botes. Gjuha kineze njihet nga 22% e globit, ajo spanjolle eshte e treta, e keshtu me rralle. Ne shqiptareve na duket sikur e gjithe bota njeh gjuhe te huaja, por e gjithe bota qe njoim ne, pra ajo evropiano-perendimore (pasi shumica vetem kete quajne "bote") ka nje klase eurodeputetesh, qe i shpenzojne miliona euro ne perkthyes. Nuk po hyjme ne detaje te popullsise se thjeshte, qe nuk e konsideron te rendesishem gjuhen e huaj.
Komuniteti Evropian, edhe nese bashkon shtete e kombe, nuk merr persiper te njesoje gjuhen. Nuk e beri dot Perandoria Romake, qe ishte shume me imponuese ne te gjitha nivelet, apo edhe ajo Osmane, jo me ta bejne metodat liberale!
Keshtuqe, globalizmi nuk do njesoje gjuhe, e aq me pak fe, maksimumi do njesoje te varfer dhe te pasur (sic po ben), sepse globalizmi kulturore, nuk eshte i ri per njerezimin. Ai ekonomik, ne keto permasa, eshte nje risi, me teper shfrytezuese se perparuese, ne nivel humano-global.
Per pohimin "
feja esht nje grumbullim nga frika" kam shume rezerva, pasi jo vetem nuk korrespondon me asnje perkufizim mbi fene ne manualet sociologjike, por as nuk perben nje qendrim te menduar thelle.
Perpara nje force te pandalusheme natyrore, njeriu i dorezuar dhe i pafuqishem, pa rrugeshpetimi, kerkon Hyjnine, i motivuar nga fika se po vdes, por me deshiren dhe me shpresen e vetme per te shpetuar, pra njeriu shpreson. Eshte shpresa e jo frika, bruim i besimit. E ka sqaruar kaq mire Benedetto Croce...