UNMIK u pėrpiqet ta bėjė tė pavlefshėm rastin e 10 shkurtit 2007
Prishtinė 3 shkurt 2010 - Halim Sylejmani, pėrfaqėsues ligjor i familjeve tė Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, bėri publike sot njė letėr nga UNMIK u rreth rastit tė 19 shkurtit 2007 tė Panelit Kėshillues pėr tė Drejtat e Njeriut (PKDNJ). Rreth kėtij rasti, Sylejmani thotė se mė 28 janar kishte pranuar pėrgjigjen mė tė re tė UNMIK ut drejtuar Panelit nė lidhje me rastin e 10 shkurtit 2007. Nė letrėn e tij UNMIK u thotė se rasti nuk ėshtė i vlefshėm mė te PKDNJ ja pėr shkak tė Udhėzimit tė ri Administrativ tė PSSP sė tė shpallur mė 17 tetor 2009. Neni 2 e bėn tė pavlefshėm ēdo rast qė ėshtė duke u shqyrtuar pėr dėmshpėrblim nė OKB dhe kėrkon nga Paneli qė t'i rishqyrtojė vendimet e mėparshme pėr pranueshmėrinė. Nė kėtė letėr PSSP ja tregon se, sa i pėrket atij, PKDNJ ja nuk ka pavarėsi fare. Ai shkruan: "Nga Paneli pritet tė veprojė nė pėrputhje me UNMIK/AD/2009/1 dhe qė brenda njė kohe tė shkurtėr tė pėrcaktohet pėr zbatimin e duhur tė kėtij vendimi". Ndėrkaq Sylejmani nė komentin e tij thotė se kjo ėshtė njė pėrpjekje mė e fundit e UNMIK ut pėr tė bllokuar rrugėn drejt drejtėsisė. "Vitin e kaluar UNMIK u ka ndėrhyrė nė mėnyrė tė vazhdueshme pėr tė na penguar nė mbajtjen e njė dėgjimi publik. Pėrveē kėsaj, ai pastaj i ka fyer familjet duke u ofruar kompensim me kusht qė tė heqin dorė nga e drejta e tyre pėr tė mbajtur UNMIK un pėrgjegjės". Sipas Sylejmanit, pas dėshtimit pėr tė bllokuar rastin, PSSP ja shfrytėzoi pushtetin e tij ekzekutiv pėr tė shpallur njė Udhėzim Administrativ, qėllimi i vetėm i tė cilit ėshtė tė bėjė rastin tonė tė pavlefshėm. "UNMIK u po bėn gjithēka qė ėshtė e mundur pėr tė bllokuar pėrpjekjen me dinjitet tė familjeve pėr tė kėrkuar drejtėsi pėr vrasjen e bijve tė tyre, Mon Balaj dhe Arben Xheladini, nė njė demonstratė paqėsore, si dhe pėr plagosjen e rėndė tė Zenel Zenelit dhe Mustafė Nerjovajt. Ne nuk do tė heqim dorė nga lufta jonė pėr drejtėsi dhe nga kėrkesa pėr njė hetim penal tė pavarur", thotė Sylejmani.
QIK-u
Ska rivotim nė Gjilan, vendos Gjykata Supreme
Gjykata Supreme e Kosovės ka anuluar vendimin e KZAP-it pėr pėrsėritjen e zgjedhjeve nė komunėn e Gjilanit. Burime tė Kosovapress-it bėjnė tė ditur se kėtė vendim e posedon edhe KQZ-ja. Kosovapress ka siguruar edhe faksimilen e vendimit tė Gjykatės Supreme, ku jepen sqarimet e vendimit tė marrė.
Vendimi pėr anulim ėshtė marrė tė martėn, nga kolegji i gjyqėsor nė pėrbėrje Vjosa Nimani Zylfiu, kryetare, Xhyran Dema dhe Shahdane Agani, anėtarė.
Anulohet vendimi i Komisionit pėr Ankesa dhe Parashtresa me numėr 508/2009, tė datės 19 dhjetor 2009, vetėm nė pjesėn nė tė cilėn ėshtė udhėzuar KZQ tė urdhėrojė pėrsėritjen e votimeve pėr kryetar komune nė Gjilan, thuhet nė vendimin e trupit gjykues.
Nė arsyetimin e Gjykatės Supreme, thuhet se pasi shqyrtojė vendimin e kundėrshtuar dhe tė gjitha shkresat e kėsaj ēėshtje, si dhje pas vlerėsimit tė thėnieve nė padi, kolegji ka gjatė se padia ėshtė e bazuar.
Sipas vendimit, Gjykata Supreme ka konstatuar, se aktvendimi i kundėrshtuar pėrmban tė meta tė tilla, pėr shkak tė tė cilave nuk mund tė shqyrtohet ligjshmėria e tij, kėto tė meta qėndrojnė nė shkeljen thelbėsore tė dispozitės sė nenit 84.2c tė Ligjit tė procedurės administrative.
Padia ndaj vendimit tė KZAP-it ėshtė ngritur nga kandidati i PDK-sė nė Gjilan, Qemajl Mustafa, i cili nė dy raundet zgjedhore ėshtė votuar mė shumė se kundėrkandidati i tij nga LDK, Fatmir Rexhepi.
Kryetarja e KQZ-sė, Nesrin Lushta ka thėnė tė martėn se nuk mund tė pėrgjigjet sa i pėrket vendimit tė Gjykatės Supreme, ngase njė vendim i tillė ende nuk ka ardhur nė KQZ.
Nuk di se si tiu pėrgjigjem. Ju dėgjuat sot se paska qenė nė mjetet e informimit se Gjykata Supreme paska marrė njė vendim. Unė anėtarėt e KQZ-sė i njoftova se ne kemi marrė njė vendim tė Gjykatės Supreme, mirėpo ky vendim nuk kishte tė bėjė me rastin e Gjilanit. Andaj unė nuk jam nė dijeni se kur Gjykata Supreme do tė na dėrgojė kėtė vendim, ka thėnė Lushta.
Lushta ka theksuar se nė momentin kur vendimi nga Gjykata Kushtetuese do tė vijė nė KQZ, ajo do ti njoftojė anėtarėt e KQZ-sė.
Ndėrkohė, nė mbledhjen e sotme tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, koordinatori i Qendrės sė Numėrimit dhe Rezultateve, Burim Ahmeti, ka prezantuar njė raport tė detajuar pėr zgjedhjet e 31 janarit nė komunėn e Prizrenit dhe atė tė Lipjanit.
Me rekomandimin e QNR-sė nė disa vendvotime janė hequr disa fletėvotime tė pavulosura, pėr tė cilat anėtari i PDK-sė ka thėnė se nuk do duhej tė miratohej njė rekomandim i tillė, por do duhej tė anulohej ai vendvotim.
Gazeta expres