Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-02-10, 17:05   #7
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Malli i dyshimtė, sėrish nė qarkullim

Analizat e lėngjeve tė prodhuara nė Serbi, qė u konsideruan tė dyshimta, kanė rezultuar tė rregullta dhe ėshtė lejuar qarkullimi i tyre nė tregun kosovar, bėjnė tė ditur zyrtarė tė Agjencisė sė Veterinės dhe Ushqimit tė Kosovės.


Disa lloje tė lėngjeve qė prodhohen nė Serbi, e tė cilat ishin bllokuar pėrkohėsisht nė tregun kosovar, pėr shkak tė dyshimeve se pėrmbajtja e tyre ėshtė e rrezikshme pėr shėndetin, kanė filluar pėrsėri tė qarkullojnė nė tregun e Kosovės.

Drejtori i Agjencisė sė Veterinės dhe Ushqimit tė Kosovės, Ēaush Kabashi, shpjegon arsyet e zhbllokimit tė kėtyre lėngjeve.

“Mostrat e kėtyre lėngjeve kanė qenė nė super-analiza, si rezultat i kėsaj, disa prej tyre qė kanė qenė nė rregull, janė lejuar pėr qarkullim”.

“Qė nga 7 janari, pėr shkak tė dokumentacionit jo tė rregullt, e kemi ndėrprerė importin nga Serbia. Deri nė momentin qė Serbia nuk i pėrgjigjet dokumentacionit relevant, sipas ligjit, nuk do t’i lejohet futja e lėngjeve nė Kosovė”, thekson Kabashi.

Llojet e lėngjeve qė prodhohen nė Serbi, e qė ishin bllokuar janė: “Fruvita”, “La Vita”, “Zdravo”, "Takovo”, “Nektar”.

Analizat e kėtyre lėngjeve qenė bėrė nga Instituti Kombėtar i Shėndetėsisė Publike tė Kosovės, me ē’rast disa nga kėto produkte nuk pėrputheshin me deklaracionin.

Mirėpo, importuesit e kėtyre lėngjeve e shfrytėzuan tė drejtėn e tyre pėr tė bėrė super-analizėn e kėtyre lėngjeve jashtė Kosovės.

Drejtori i kompanisė “Prizren Commerc”, Florent Kabashi, thotė se veprimi i institucioneve kosovare pėr bllokimin e kėtyre mallrave ka qenė i nxituar.

“Janė bėrė analizat; ėshtė bėrė edhe super-analiza. Tė gjitha analizat kanė qenė mirė. Kėto analiza janė dėrguar nė agjencitė e ushqimit dhe tė veterinės nė Shkup dhe Shqipėri”.

“Ky ka qenė vetėm njė dėm pėr ne. Baza qė ka thėnė inspektorati sanitar qė kėto lėngje janė kancerogjene, nuk vjen nė konsiderim”, thotė Kabashi.

Kabashi tregon se gjatė javės sė kaluar nė Kosovė ka hyrė njė sasi e lėngjeve “Nektar” dhe “Takovo” dhe shitja e tyre po vazhdon me ritėm shumė tė mirė.

Sidoqoftė, Aleanca Kosovare e Biznesit reagon pas njė vendimi tė tillė.

Kryetari i AKB-sė, Agim Shahini, thotė se kėto produkte, tė cilave u ėshtė lejuar hyrja nė Kosovė, janė tė papėrdorshme nė Serbi.

“Lobimi i pėrfaqėsuesve tė Serbisė nė Kosovė, ėshtė bėrė mė i fuqishėm dhe ky ka ndikuar qė pas njė muaji tė ndryshojnė kėto vendime”.

“Madje, tė ndryshojnė edhe opinionet publike, nė favor tė prodhimeve tė Serbisė, gjė qė shkon drejtpėrsėdrejti nė disfavor tė prodhimeve tė Kosovės dhe nė rrezikim tė shėndetit tė qytetarėve tė Kosovės”, shprehet Shahini.

Ky vendim i autoriteteve kosovare, thotė Shahini, e vė nė dyshim tėrė sistemin e kontrollit sanitar nė Kosovė.

Megjithatė, ai thekson se e gjithė kjo mbetet nė ndėrgjegjen e qytetarėve tė Kosovės se a do t’i konsumojnė prodhimet vendore, apo ato tė Serbisė.

Sipas tė dhėnave tė Doganave tė Kosovės, vetėm gjatė periudhės janar-nėntor tė vitit qė lamė pas, nga Serbia pėr nė Kosovė janė importuar mbi 21 milionė litra lėngje tė prodhuara.

Derisa Serbia eksporton mallra nė Kosovė, shteti i ri nuk mund tė eksportojė asnjė produkt tė tij nė Serbi.

Madje, bizneseve kosovare nuk u lejohet qė tė kalojnė as transit me mallrat e tyre nėpėr territorin e Serbisė.
Radio Evropa e Lirė

Qeveria zoton 2.1 milionė euro pėr Graēanicėn dhe Shtėrpcėn

Qeveria e Kosovės ka ndarė shumėn prej 2.1 milionė eurove pėr funksionimin e komunės sė Shtėrpcės dhe tė Graēanicės, pėr realizimin e projekteve kapitale nė kėto komuna, duke i shtuar edhe njė shumė prej 150 deri nė 250 mijė euro pėr rregullimin e lumit nė Graēanicė.

Zėvendėsministri i Ekonomisė dhe Financave, Bedri Hamza, ka thėnė se zotimi i mjeteve pėr komunėn e Graēanicės dhe Shtėrpcės bėhet me qėllim tė mbėshtetjes dhe pėrkrahjes sė komunave tė reja sidomos atyre me popullsi tė pėrzier.

"Qeveria ka premtuar zotimin e shumės prej 2.1 milionė eurove. Zotimi i kėsaj shume bėhet nga rezerva e paparashikuar e Qeverisė, ndėrsa me rishikimin e buxhetit kjo shumė do tė ndahet nė ministritė e caktuara. Kėto mjete, tė cilat propozohen tė ndahen pėr komunėn e Shtėrpcės dhe Graēanicės ndahen pėr projekte tė ndryshme", ka thėnė Hamza.

Ministri i Punės dhe Mirėqenies Sociale, Nenad Rashiq, ka pėrmendur premtimin e kryeministrit Hashim Thaēi pėr pėrkrahjen e komunave tė reja, nė mėnyrė qė tė tregohet niveli i lartė i demokracisė.

"Nga ato 1 milionė euro, 500 mijė janė tė zotuara nga ana juaj. Nga ana tjetėr e kam pėrmendur se e di se kryeministri ka qenė prezent dhe ka thėnė se do tė rregullohet lumi. Ju vetė keni thėnė se ne i pėrkrahim ato komuna tė reja qė janė shumė me rėndėsi qė tė tregojnė sa demokratikė jemi ne", ka thėnė Rashiq.

Mirėpo zv/ministri Hamza, ka thėnė se janė lėnė 500 mijė euro si shumė fleksibile qė mund tė pėrdoren pėr projekte, tė cilat pėrfaqėsuesit e kėtyre komunave i konsiderojnė si projekte tė rėndėsishme qė duhet tė realizohen nė kėtė fazė.

Ministri i Punės dhe Mirėqenies Sociale (MPMS), Nenad Rashiq, ka ngritur ēėshtjen e rritjes sė pensioneve pėr ish pjesėtarėt e UĒK sė dhe invalidėt e luftės, duke thėnė se duhet tė gjinden mjetet pėr ligjin pėr kėto kategori, sepse ėshtė njė problem delikat.

Zv/ministri Hamza ka bėrė tė ditur se ėshtė propozim i Qeverisė qė invalidėt e luftės tė kenė ngritje tė pensioneve duke filluar nga janari 2010 dhe pėr kėtė MEF i ka ndarė njė fond shtesė, i cili ekziston nė kuadėr tė MPMS.
Bota Sot
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė