Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Llapjani_HH
Vetėm qyty ja ngjite pak, se Skenda nuk ka punue nė qajtore kurrė me sa e di unė.
Po edhe me pa dasht me punue ėshtė i vogėl e skish mujt me i mrri krejt gotat nė tavolionė 
|
Jo vetem qe nuk shkon neper ēajtore po po na del bukur minister e diplomat i forte.
_________________________
MPJ: Klinton do tė vizitojė Kosovėn
Ministri i Jashtėm i Kosovёs, Skender Hyseni ka pasur njё takim "tё pёrzemёrt dhe pёrmbajtёsor" me sekretaren amerikane tė Shtetit Hillari Klinton gjatё qёndrimit nё Uashington, ku mori pjesё nё ngjarjen tradicionale “Lutjet e Mёngjesit”.
Takimi ka qenё i mbyllur dhe u zhvillua “nё katёr sy”, njoftoi ministria e jashtme nė Prishtinė.
Hyseni dhe Klinton kanё biseduar pėr proceset nё Kosovё, pёr njohjet e saj, pёr procesin nё Gjykatёn Ndёrkombёtare tё Drejtёsisё, si dhe pёr hapat qё duhet tё merren pёr tё ēuar proceset nё Kosovё edhe mё pёrpara.
Ministri Hyseni e ka ftuar Sekretaren e Shtetit qё tё vizitojё Kosovёn, ftesё tё cilёn Klinton e ka pranuar me kёnaqёsi. Vizita e Klinton nė Kosovė pritet tё realizohet gjatё kёtij viti, njoftoi ministria e jashtme e Kosovės.
Radio Evropa e lirė
4 shkurt, 2010