Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-02-10, 18:18   #8
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Qeveritarėt-deputetė, nga 13 mijė euro retroaktivisht

Prishtinė, 5 shkurt -Kryeministri Hashim Thaēi mund tė ankohet se nuk ka mjete buxhetore pėr t’i rritur pagat e policėve dhe tė punėtorėve shėndetėsorė, por jo tė njėjtėn ankesė mund ta bėjė kur janė nė pyetje tė ardhurat e tij dhe tė anėtarėve tė tjerė tė kabinetit qeveritar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pikėrisht nė kohėn e rritjes se pakėnaqėsive sociale, shefi i Qeverisė i ka dhėnė leje ministrit pėr Ekonomi dhe Financa, Ahmet Shala, qė 13 ministrave dhe zėvendėsministrave, tė cilėt janė edhe deputetė tė Kuvendit tė Kosovės, t’ua kompensojė retroaktivisht gjysmat e pagave mujore qė ligjėrisht u kanė takuar t’i merrnin nė cilėsinė e deputetėve nga janari i vitit 2008. Nė bazė tė kėtij vendimi, shumica e ministrave-deputetė i kanė marrė pėrafėrsisht nga 13 mijė euro.

Retroaktivi ėshtė llogaritur duke i marrė pėr bazė nivelet e pagave tė deputetėve nė dy vjetėt e fundit. Niveli i pagės bazė tė deputetit qysh nga viti 2008 ka ndryshuar tri herė. Fillimisht ka qenė 980 euro, pastaj ėshtė bėrė 1078 euro dhe aktualisht ėshtė rritur nė 1.488 euro.

Bazuar nė kėtė kriter, kryeministri Thaēi, dy zėvendėsit e tij, Ramė Manaj e Hajredin Kuēi, dhe 10 ministra e zėvendėsministra, i kanė marrė pėr vitin 2008 nga 5.400 euro, kurse pėr vitin 2009 nga 7.400 euro. Pos kompensimit retroaktiv tė pagės sė deputetit, shefat e Qeverisė bashkė me ministrat dhe zėvendėsministrat, qė kanė tė drejtė vote nė Kuvend, do tė fillojnė tė paguhen nė mėnyrė tė rregullt me gjysmėn e rrogės sė deputetit, nga janari i kėtij viti.
Vendimin pėr pagesė retroaktive tė anėtarėve tė Qeverisė kryeministri Thaēi e ka marrė mė 4 dhjetor tė vitit tė kaluar, mirėpo mė pas e kishte pezulluar atė nė mėnyrė verbale. Nė faqen zyrtare tė Qeverisė nuk figuron as vendimi pėr lejimin e marrjes sė 50% tė pagės sė deputetit, e as vendimi pėr shfuqizimin e tij. Zyrtarė tė Qeverisė kanė njoftuar se kryeministri Thaēi e ka lėnė pezull vendimin, nga droja e reagimit negativ tė opinionit publik.

Gazeta shkruan se ka insistuar tė vėrė kontakt me zėdhėnėsin e Qeverisė, Memli Krasniqi, dhe me zyrtarė tė tjerė tė Qeverisė, por asnjėri nga ta nuk ka pranuar ta hapte telefonin. Njėsoj kanė vepruar edhe zyrtarėt e Ministrisė pėr Ekonomi dhe Financa. As zv.ministri Bedri Hamza e as zėdhėnėsi Muharrem Shahini nuk janė treguar tė gatshėm t’u pėrgjigjen thirrjeve tė “Kohės Ditore”.
Koha Ditore

Regjistrimi etniko- fetar, At-Nikolla: Zgjon "Vorio Epirin"

ELBASAN- At-Nikolla Marku, kreu i Kishės Orthodokse Autoqefale Kombėtare Shqiptare, “Shėn-Maria”, me qendėr nė Elbasan kundėrshton me forcė projektin e regjistrimit tė popullsisė mbi bazė etnike dhe fetar. Projekti ka ngjallur reagime tė mėdha dhe mes kundėrshtarėve ėshtė dhe prifit At Nikoll Marku i cili nė njė intervistė pėr NEWS24 deklaron se njė regjistrim i tillė do ti shėrbente ultranacionalistėve grekė. At Nikolli shkon mė tej duke e quajtur “tradhti kombėtare” qė do tė motivojė kishėn greke pėr ėndrrėn e Vorio Epirit.

At Nikolla Marku shprehet i shqetėsuar se njė regjistrim i tillė nuk do tė ishte pėrshtatshėm pėr momentin pasi njerėzit tė motivuar nga kushtet ekonomike nuk do tė bėnin njė vetėdeklarim tė saktė tė besimit tė tyre fetar.

“Nuk ėshtė momenti i pėrshtatshėm pėr tė bėrė kėtė lloj regjistrimi mbi bazėn e etnisė dhe pėrcaktimit fetar. Nuk ėshtė letra ajo qė pėrfaqėson besimin e njė njeriu, Nėse sot bėjmė njė regjistrim tė dytė, kėto njerėz mbi bazėn e ekonomisė sė vėshtirė qė kanė sot dhe mbi lėvizjet qė kanė bėrė nė shtetet fqinje ato e ndryshojnė dhe do bėhet njė kaos i madh lėvizjesh, emrash, datėlindjesh dhe datash. Regjistrat e kanė kombėsinė,etnicitetin e cdo njeriu. Ne s’kemi tė drejtė ta ndryshojmė.
Me ligj mund tė ndryshosh besimin pasi ėshtė cėshtje dėshire, ndėrsa nė parlament etniciteti ėshtė i ēmuar.

Prifti i Kishės Orthodokse Autoqefale Kombėtare Shqiptare, “Shėn-Maria" shkon mė tej duke shprehur bindjen se njė regjistrim i tillė ėshtė motivuar nga ultranacinalistėve grekė pėr tė ringjallur ėndrrėn e Vorio Epirit.

“Kjo i shėrben ultranacionalistėve grekė. Priftėrinjtė grekė dhe kisha greke, qė e motivon, besoj e motivon patjetėr kėtė cėshtje ka njė qėllim qė tė marrė kėto tė dhėna pėr tė realizuar ėndrrėn e tyre me sy hapur tė Vorio Epirit, i cili ėshtė si tė thuash njė arrė gur qė i ka mbetur nė fyt e spo e kapėrdijnė dot. Ato kanė dėshirė qė Shqipėria e Jugut tė tjetėrsohet dhe tė marri njė pamje tjetėr. Kjo ėshtė njė tradhti kombėtare”- thotė At Nikollė Marku.

Ai shprehet i indinjuar pėr faktin se kryetarėt e komuniteteve fetare myslimane, bektashije, dhe katolike e pėrqafojnė kėtė ide.
“Me indinjatė e them se si Zoti Janullatos, bashkė me kryetarin i bektashizmit, me kreun e kishtės katolike pėrqafojnė kėtė ide. Ėndrra e kryepeshkopit grek po realizohet sepse Shqipėria do dalė 1 milionė ortodoksė, 2 mln do dalin turq dhe shqiptarė sdo ketė mė. Kjo ėshte njė gjė e pavyer pėr shqiptarėt”

Qeveria ka ngritur njė komision tė posacėm i cili nė vitin 2011 do tė nisė regjistrimin e popullsisė shqiptare bazuar nė deklaratat individuale pėr pėrkatėsinė e gjithkujt pėr fenė dhe etninė e tij.

Njė vendim i tillė ka hapur debate pasi mė sė shumti mendohet se ky regjistrim rrit artificialisht minoritetet apo komunitetet e ndryshme fetare nė vendin tonė. Ish presidenti Rexhep Meidani dhe historiani i njohur Pėllumb Xhufi pak ditė mė parė u shprehėn se ky regjistrim hkel hapur Kushtetutėn por dhe ligjet ndėrkombėtare.

Ministri i Shtetit Pollo i cili do tė drejtojė Komisionin Qendror pėr Regjistrimin e Popullsisė dhe Banesave pat deklaruar se regjistrimi ėshtė njė standard evropian, i cili i shėrben respektimit tė pakicave. Sipas tij regjistrimi do tė bėhet absolutisht nė mėnyrė profesionale nga Instituti i Statistikave i mbėshtetur edhe nga ekspertė evropianė”
Balkanweb

Kuvendi paralajmėron deputetėt: Dorėzoni makinat

TIRANĖ- Sekretari i Pėrgjithshėm i Kuvendit Marlind Myftiu nėpėrmjet njė deklarate pėr shtyp i ka kėrkuar ish-deputetėve tė dorėzojnė makinat. Nė deklaratė theksohet se Kuvendi do tė bėjė publik emrat e ish- deputetėve qė ende nuk kanė dorėzuar makinėn pranė kėtij institucioni, nė rast se nuk dorėzohen.

Kėrkesa vjen pas hyrjes nė fuqi tė ligjit nr. 10.160 "Pėr rregullimin e shėrbimit tė transportit pėr funksionarėt e lartė dhe nėpunėsit civilė. Kjo kėrkesė iu adresohet ish deputetėv apo atyre qė kanė marrė mandate nga KQZ.

Nė deklaratė theksohet se iniciativės sė Dpeputetėve socialistė Erion Breace dhe Arta Dade, pėr tė dorėzuar makinat, i ėshtė shtuar edhe njė tjetėr deputet.
BalkanWeb
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė