Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-02-10, 11:54   #6
Adil Kosovari
 
Anėtarėsuar: 13-11-09
Postime: 31
Adil Kosovari i vlerėsuar mirė
Gabim Titulli: Isuf Luzaj: Komunizmi, ēfarė ėshtė?

Ky proces evolutiv negativ ndodh, sepse njė ligj gjenetik i natyrės provon qė, kur duam tė bashkojmė, tė shartojmė ose tė martojmė elementė heterogjenė me elementė homogjenė, njė nė shtatė ka shans qė tė na japė si konkluzion elementė tė njė kategorie tė pastėr, qoftė heterogjene, qoftė homogjene. Ky ligj ėshtė 100% i provuar nė pemė, nė kafshė, nė insekte dhe mė mirė nė njerėz. Prej kėtu, nė sociologji (shoqėri njerėzore tė organizuar), prej kėtu nė Shtet dhe organet e tij. Psikologjia luan njė rol kryesor, pėrveē biologjisė dhe raca, gjuha, tradita, besimi e zakonet janė pėrvojė nga do tė rrjedhin konsekuencat. Nė shoqėrinė shqiptare tė mesit tė shekullit XX patėm njė formulė kimike elementėsh tė ndryshėm tė pabashkueshėm: a) pėr mentalitetin; b) kulturor; c) fetar; d) ekonomik; e) nivel inteligjence natyrore; me ndėrhyrjet dhe presionet e jashtme: a) Traditat turko-bizantine; b) embrione sllave, greke, latine; c) influenca politike dhe ideologjike fashiste, komuniste. Nė kėtė kazan, ku po valonin elementė heterogjenė, duhej tė gatuhej brenda njė ide hegjemone, qė tė dilte gjella: KOMUNIZĖM. Pėr fat tė keq tė kombit shqiptar, udhėheqėsit komunistė ishin tė gjithė njėqind pėr qind tė huaj, tė panjohur dhe tė panjohshėm me filozofinė e shekullit XX dhe me Ekzistencializmin qė shpjegon esencėn dhe ekzistencėn, gjenin dhe eksperiencėn, tė vetmet vlera tė ndėrtimit tė njeriut dhe, pėr konsekuencė, tė shoqėrisė njerėzore dhe Shtetit.
Pas kancerit tė ideologjisė komuniste shtoheshin tė tjera sėmundje, qė vinin nga padituria e drejtonjėsve tė Partisė Komuniste, duke filluar qė nga udhėheqėsi; njė student i falimentuar nė studime, pa asnjė kulturė qoftė dhe sipėrfaqėsore, deri te shokėt e tij qė ishin studentė tė falimentuar qė nė fillore e shkolla tė mesme, elementė negativė, Zero absolute pėr procesin filozofik konstruktiv. Mbi gėnjeshtrėn nuk mund tė ndėrtohet kėshtjellė. Atė qė natyra s’ta jep, salamanka (Salamanka qe i pari Universitet) nuk ta jep dot hua dhe, kur s’ke as natyrėn, as salamankėn, je i detyruar tė falimentosh, thotė njė proverb spanjoll. Si rrjedhim: nga njė ideologji kanceroze e pėrqafuar nga elementė sifilitikė, tuberkulozė, xhahilė, gjaksorė, tradhtorė, aventurierė, ē’rezultat do tė pritej? (Kėtė studim e kam bėrė qė nė vitin 1954, nė librin tim “Lumenjtė zbresin tė kuq”, (LOS RIUS BAJAN ROJOS), botuar nga Editoriali ULTRAMAR - SPANJOLL-ARGJENTIN; qė tani vonė gazetarėt e kėtyre vendeve, duke ekzagjeruar (siē ėshtė mentaliteti i gazetarit) e kanė mbiemėruar “Libri Profetik”). Pėrveē kėtyre faktorėve negativė heterogjenė, tė sėmurė e tė paditur, vjen si konsekuencė fatkeqėsia e ligjit kimik tė Pasterit “Origjina e mikroorganizmave” dhe ai i Mendelit nė pemė “Gjenet” dhe ai i August Compte nė Sociologji.
Ē’ndodhi si konsekuencė nė shoqėrinė tonė njerėzore tė viteve 1939-1945?
1) Pati pothuaj krejtėsisht komunistė qė nuk njihnin Filozofinė e lirė dhe askush Epistemologjinė. 2) Pati pothuaj krejtėsisht komunistė qė nuk njihnin aspak Komunizmin e pėrfaqėsuar nga Marks, Engels, Lenin. 3) Pati pothaj krejtėsisht komunistė qė nuk njihnin kritikėn amerikane tė Ideologjisė Marksiste. 4) Pati komunistė qė nuk interesoheshin tė dinin, as qė do mund tė dinin se ē’ishte Komunizmi as nė praktikė, pale nė teori; ky grup i fundit (i katėrt) pėrbėn masėn e tėrė udhėheqėsve luftarakė ose lapurakė. Nė pati nė gjirin e partisė ndonjė djalė (me aq sa mund tė dinte njė djalė i ri nė atė kohė, qoftė mjek, oficer, mėsonjės) kjo klasė njerėzish tė vlefshėm pėsoi njėrėn nga dy alternativat: ose plumbin, litarin, burgun, ose u vu mė njė anė si i tredhur apo amorf.
Adil Kosovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė