Anėtarėsuar: 13-11-09
Postime: 31
|
Titulli: Isuf Luzaj: Komunizmi, ēfarė ėshtė?
Fatkeqėsisht, edhe ana tjetėr e medaljes nuk kish njė formulė kimike mė tė mirė dhe tė ngjashme me tė parėn, me pėrbėrjen heterogjene homogjene tė njėllojshme, me pėrjashtim tė pak tė rinjve qė kishin njė kulturė tė mjaftueshme sa pėr tė dalluar tė zezėn nga e bardha. Kjo ana tjetėr, demokracia, kish brenda viruse dhe mikrobe qė e shpinin nė falimentimin e idealit demokratik. Le tė mendohet nė bashkėpunėtorėt me tė huajt (ndonėse pakicė); mbeturina tė kalbura turko-bizantine nė hierarkitė anakronike: Kapitalistėt iliro-thrakė (MENTALITET) dhe aventurierėt, si dhe nė kategorinė e mėparshme. Mė sė fundi, ishin dy anėt po ajo
hallvė
e gatuar po me
ata elementė kimikė; me po atė fuqi centrifugale, fizike, me po ata numra, qė u ngjajnė aplikimit tė teorisė sė kuanteve, nė gatimin e energjisė nukleare qė do tė pėlcisnin si njė bombė atomike qė pėlcet brenda nė njė vatėr familjare, qė ish familja shqiptare e gjorė, si vėllavrasjet absurde. Kėtij konglomerati homogjen-heterogjen i ra pėrsipėr si njė mallkim a dėnim publik padituria, inkompetenca, sipėrfaqėsia mendore ose fati i zi, tė mbledhur tė gjithė nė trurin e sėmurė tė rakitikut Ruzvelt, i cili, i dėshtuar siē pati lindur, mendjetredhur, xhahil, sa njė dembel Stambolli, ra viktimė e buzėqeshjes cinike tė Stalinit dhe nė mes tė vodkės e haviarit nė Jaltė, ia dhuroi Europėn Lindore e Juglindore ēeēo Stalinit. Konsekuencė e kėtij vendimi, Radio BBC e Londrės me bukuroshin Tajar Beu, e anestezoi pjesėn e shėndoshė tė popullit shqiptar qė qėndroi spektator i ftohtė pėrpara tragjikomedisė sė kombit, duke pritur kush do fitojė, kur tė bjerė perdja e skenės sė fundit tė Dramės sė Kombit, pėr tė rrahur shuplakat ftohtėsisht nė njė duartrokitje: NERONIT.
Nė njė bisedim tė shkurtėr qė pata me filozofin frėng Zhan Pol Sartre, kur ky erdhi mik i thirrur i Universitetit ku unė mėsoja filozofinė e tij (si njė pjesė tė kurseve tė ekzistencializmit), ky mė tha: Sa mė shumė i sinqertė, i vendosur, i zgjuar, trim tė jetė njė komunist kryetar shteti, aq mė shumė gabime, aq mė tė pakorrigjueshme gabime, aq mė tė tmerrshėm gabime do tė bėjė, pa pasur tjetėr alternativė veēse krimit, pėr tė vazhduar nė udhėn e tij tė gabuar, i udhėhequr nga filozofia e gabuar marksiste-engeliste-leniniste. Epitafė lapidarė?
Dėmi mė i madh qė i bėri popullit shqiptar komunizmi nuk ėshtė vetėm terrori, krimet, gjenocidi 1944-1945, burgjet 1945-1990, nuk ėshtė verbimi xhahil me deklaratėn ateiste, nuk ėshtė tradhtia vetėdashėse e paimponuar nga tė huajt, kundrejt historisė; jo.
Dėmi mė i madh qė i bėri kombit tonė komunizmi ėshtė demoralizimi degjenerimi pluhurizimi ēoroditja mallkimi qė i bėri popullit shqiptar nė tru nė nerva nė tė gjitha shtresat e ndėrgjegjėsore Frojdiane, deri nė gjenin (xhinin), qė dhanė pėr pjellje, njė seri brezash shqiptarė me tė gjitha vlerat morale tė vdekura. Nė panoramėn qė paraqet kombi ynė, nė kėta pesė vjetėt e fundit, kur deri diku u la i lirė tė thoshte kush ish, tė shihej nė pasqyrė sa i shėmtuar ish; tė analizohej nė laborator, gjeni esenca dhe ekzistenca tė sėmura, nė kėtė panoramė, njėkohėsisht heroi-komike dhe tragjikomike, duket qartazi vdekja mendore, shpirtėrore, morale e popullit tonė shqiptar i njohur nga disa sociologė europianė: Si kombi zotni! Shiti burri veten e tij, pėr njė lopė e katėr dhi!
Njė shaljan, i dėnuar me vdekje nė litar, nė kryengritjen e Malėsisė shkodrane kundėr Zogut, kur e pyeti gjykatėsi: A ke ndier nė jetėn tėnde vetveten, nė shteg mė tė ngushtė sesa po e ndien sot qė po tė dėrgoj nė litar? u pėrgjigj: Po, mor burrė, pasha zotin, po!. Po kur? e pyeti gjykatėsi. Kur mė ka ardhė miku ke shtėpia e skam pasė ēka me i dhanė pėr darkė!
Fillimi i radioterapisė dhe kimioterapisė
Pėr tė shėruar popullin shqiptar nga kanceri i kuq, duhet njė proces intensiv dhe ekstensiv paralel: A) Radioterapi kimioterapi dhe ndėrhyrje kirurgjike, rrėnjėsore, si pastrimi i trurit, nervave, gjakut, xhinit deri nė mikrozomin mė tė thellė.
Faza e dytė ėshtė njė terapi higjienike, duke i larė trurin popullit nga kanceri i kuq me anė tė edukatės nė tė gjitha mjetet e saj: shkollat, librat, radio-televizioni, revista, gazeta etj.
Duke pastruar bibliotekat nga leukemia qė i mbulon dhe duke rimbushur bibliotekat me libra tė qytetėrimit euro-amerikan: filozofi-sociologji epistemologji me kurse mbi filozofinė e historisė, diplomacisė shkencave. Me interpretimet tė besimeve, p.sh., Gabriel Marcel Journal metaphysique. Pėr vazhdim natyror mė pastaj shkencat teknologjia. Tė gjithė kėta faktorė mund tė imponohen nga qytetėrimet e shėndoshė qė kanė dhėnė pėr rezultat lumturinė e njeriut.
Populli shqiptar duhet tė njohė sinqerisht gabimet e tij dhe si pėrfundim tė njohė veten e tij; ta vendosė veten e tij nė pikėn e trajektores sė ekzistencės sė tij; tė rindėrtojė ndėrgjegjen e tij, tė njohė kimikisht mikrobet e tij, ti vdesė kėta dhe tė zėrė udhė tė re, me njė ideal tė ri, pėr njė demokraci tė sinqertė, pėr njė jetė tė re, besim nė Zotin, besim nė historinė fatmadhe tė tij, besim nė vlerat morale, besim nė veten e tij, pėr ti hapur udhėn e re Historisė Kombėtare, sa mė shpejt, pėrndryshe, do tė humbasė akoma 50 vjet tė tjerė, nė njė lėkundje tutje-tėhu; njė ēap para, dy ēapa prapa.
Po qe akoma i aftė, i sėmuri tė ngrihet nė kėmbė (jo si kufomė ambulante, po si hero), atėherė lind shpresa qė nė njė ditė tė afėrme tė mund tė zėrė vendin qė i pėrket, si njė popull historik, nė qytetėrimin europian dhe nė shoqėrinė e kombeve. Le ti lutemi Zotit pėr kėtė mrekulli!
Gazeta Shqiptare
|