Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-02-10, 17:28   #11
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Veriu, mes injorimit dhe integrimit

“Inatet” mes strukturave legale tė shtetit tė Kosovės dhe atyre jolegale qė i pėrgjigjen shtetit serb shuhen sa herė qė bie ndonjė zjarr nė veri tė vendit. Autoritetet shtetėrore tė Kosovės nuk ngurrojnė ta kėrkojnė ndihmėn e “zjarrfikėsve tė veriut” kurdo qė alarmohet pėr ndonjė zjarr nė atė zonė tė vendit.

Zėdhėnėsi i Policisė pėr rajonin e Mitrovicės, Besim Hoti, e pranon qė Policia e Kosovės ka bashkėpunim tė mirė me zjarrfikėsit serbė, tė cilėt janė tė stacionuar nė pjesėn veriore tė qytetit, shkruan nė numrin e sotėm Koha Ditore.

Ai thotė se bashkėpunimi me kėta zjarrfikės ėshtė i domosdoshėm, pėr arsyeje se kolegėt e tyre nga jugu nuk kanė qasje nė veri, pėrveē nė lagjet e banuara me shqiptarė, siē ėshtė Suhodolli dhe Lagjja e Boshnjakėve. “Ėshtė shumė e vėrtetė qė ata reagojnė nė rastet kur i thėrrasim”, konfirmon Hoti, pa dashur tė saktėsojė se nga kush paguhen zjarrfikėsit serbė tė veriut.

“Ėshtė shumė e vėrtetė qė ata janė aty, funksionojnė, i kanė mjetet, pajisjet. Kur kemi nevojė pėr ta i thėrrasim dhe ata intervenojnė”, shprehet zėdhėnėsi Hoti.
Bashkėpunimi me zjarrfikėsit e pjesės veriore nga Hoti shihet mė tepėr si nevojė.

“Sigurisht qė s’ke qare pa i thirrur ata, nė mungesė tė tjerėve”, thotė ai. Hoti veēon si rast konkret intervenimin e zjarrfikėsve tė veriut nė lagjen “Suhadoll”, kur humbėn jetėn tragjikisht tre fėmijė nga pėrplasja e njė kamioni nė shtėpinė ku ata jetonin.

“Ishin zjarrfikėsit e veriut ata qė reaguan aty dhe qė ndihmuan nė atė proces”, ka saktėsuar Hoti.

Nė komunat veriore tė vendit operojnė edhe mekanizmat e tjerė, qė nuk e njohin realitetin e krijuar nė Kosovė pas 17 shkurtit 2008.

Edhe pse po bėhen dy vjet shtetėsie, Kosova ende nuk ka arritur qė ta shtrijė rendin kushtetues edhe nė atė pjesė tė territorit tė vet.

Partitė opozitare, muajin e kaluar, kanė kėrkuar ta mėsojnė arsyen pse shteti i ri po e vazhdon kėtė trend tė funksionimit.

Me kėrkesė tė Grupit parlamentar tė Lidhjes Demokratike tė Dardanisė, Kryesia e Kuvendit tė Kosovės qysh nė mbledhjen e parė tė kėtij viti, tė cilėn e ka mbajtur mė 19 janar, ka kėrkuar nga Qeveria qė brenda afatit dyjavor ta pėrgatisė njė informatė lidhur me zbatimin e Kushtetutės nė komunat veriore tė shtetit, mbi bazėn e sė cilės mė pastaj tė zhvillohej njė debat parlamentar. Informata e Qeverisė ėshtė kėrkuar tė pasurohet edhe me hapat qė parasheh ekzekutivi pėr t’i shuar paralelizmat e shtetit serb qė funksionojnė brenda territorit tė Kosovės.

Mirėpo Qeveria e Kosovės nuk i ėshtė pėrmbajtur afatit tė pėrcaktuar nga Kuvendi, dhe si rrjedhojė Kuvendi i Kosovės ka pak gjasa qė tė debatojė rreth kėtyre ēėshtjeve nė seancėn e radhės, e cila do tė caktohet nga Kryesia nė mbledhjen e javės sė ardhshme.Mė gjerėsisht nė lexoni nė numrin e sotėm tė Kohės Ditore.
Koha Ditore
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė