Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-02-10, 16:47   #66
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Intervistat e Hashim Thaqit qe nga viti 2001 e deri me tani...

Thaēi kėrkon ndihmėn e GDN’sė pėr Veriun


Nga Express mė 08.02.2010 nė ora 12:57

(Update)
Kryeministri Hashim Thaēi nė Vjenė, ka thėnė se Qeveria e Kosovės ėshtė e vendosur qė nė veri tė vendit tė vendoset rendi dhe ligji.

Kryeministri nė takimin e Grupit Drejtues Ndėrkombėtar pėr Kosovėn, tė hėnėn ka vėnė nė pah planin (strategjinė) pėr veriun dhe liberalizimin e vizave.

“Ne jemi treguar tė pėrmbajtur dhe do tė vazhdojmė tė kujdesshėm nė veprimet tona, por pėrfundimisht jemi tė vendosur pėr rendin dhe ligjin nė veri tė Kosovės, ashtu siē e parasheh Kushtetuta e Republikės sė Kosovės dhe Plani gjithėpėrfshirės pėr statusin e Kosovės”, ka thėnė kryeministri Thaēi.

Sipas tij plani nėnkupton vazhdimėsinė e reformimit tė pushtetit lokal dhe mbajtjes sė zgjedhjeve tė lira dhe demokratike. “Ky plan ėshtė nė interes tė qytetarėve nė veri sepse me te, krijohet Komuna e Mitrovicės veriore, e cila do tė jetė nė shėrbim tė tė gjithėve”, ka theksuar kreu i Qeverise kosovare.

Sipas tij, banorėt ne veri do tė votojnė pėr udhėheqėsit e tyre legjitim dhe ai udhėheqės nuk do t’i shikoj interesat e ngushta personale, sepse do tė jetė i kushtėzuar me ligj dhe nga qytetarėt, pėr tė punuar pėr ta.

“Qeveria qė udhėheq unė ėshtė e gatshme dhe e vendosur tė luajė rolin e saj duke vėnė nė dispozicion tė zbatimit tė kėtij plani tė gjitha resurset e veta njerėzore dhe materiale. Pėr kėtė qėllim jemi tė gatshėm tė formojmė grupe punuese speciale ku do tė jenė tė pėrfshira edhe partitė opozitare, sepse kjo ėshtė ēėshtje e karakterit nacional. Kėrkoj mbėshtetjen tuaj tė plotė nė zbatimin e kėtij plani”, ka thėnė kryeministri Thaēi, nė takimin e Grupi Drejtues Ndėrkombėtar pėr Kosovėn.

Sipas tij modeli i komunave tė reja dhe i Shtėrpcės, do tė mund tė funksionojė nė veri edhe pėr Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveēanin.

Ēėshtja tjetėr e rėndėsishme tė cilėn e ka potencuar, Thaēi, ka qenė edhe liberalizimi i vizave pėr kosovarėt.

Ai me kėtė rast ka kėrkuar liberalizim sa mė tė shpejtė tė vizave pėr kosovarėt nė mėnyrė qė qytetarėt kosovarė tė udhėtojnė sit ė gjithė popujt tjerė tė Ballkanit dhe tė mos jenė tė izoluar qė pastaj tė kėrkojnė rrugė ilegale tė udhėtimit tė cilat mund tė pėrfundojnė nė tragjedi.

Kryeministri, ka pėrmendur rastin Tisa, si pasojė e mos liberalizimit tė vizave.
Nė takimin e Grupit drejtues ndėrkombėtar pėr Kosovėn, ėshtė diskutuar pėr zhvillimet politike nė Kosovė. /kosovapress/

Fillon takimi i GND'sė

Nė Vjenė tė Austrisė ka filluar sot takimi i pėrfaqėsuesve tė shteteve anėtare tė Grupit Ndėrkombėtar Drejtues pėr Kosovėn, ku temė diskutimi do tė jenė zhvillimet aktuale nė Kosovė. Nė kėtė takim po marrin pjesė kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi dhe pėrfaqėsuesi Civil Ndėrkombėtar, njėherit pėrfaqėsues special i BE, Piter Feith.

Takimi do tė zhvillohet nė dy sesione. Nė njėrin prej sesioneve do tė diskutojnė pėrfaqėsuesit e shteteve anėtare qė e pėrbėjnė Grupin ndėrkombėtar Drejtues pėr Kosovėn. Ndėrsa, nė sesionin tjetėr shefi i ekzekutivit tė Kosovės, Hashim Thaēi do tė prezantojė zhvillimet aktuale nė vend. Kėshtu tha, pėr Radio Kosovėn (RTK) zėdhėnėsi i qeverisė sė Kosovės, Memli Krasniqi.

“Ky ėshtė njė takim i radhės i grupit mbikėqyrės ndėrkombėtar ku do tė prezantohet puna e bėrė nga ana e institucioneve tė vendit si dhe e prezencės ndėrkombėtare nė veēanti e zyrės ndėrkombėtare civile, ICO. Do tė jetė njė sesion ku fjalėn kryesore do ta ketė kryeministri i Republikės sė Kosovės, zoti Hashim Thaēi, i cili do tė prezantojė zhvillimet, progresin dhe tė arriturat e qeverisė sė Kosovės si dhe institucioneve tė vendit ndėrmjet kėtyre dy takimeve dhe qė do tė prezantojė edhe perspektivėn dhe vizionin pėr punėt qė na presin nė tė ardhmen dhe sfidat qė kemi pėrpara”, tha Krasniqi.

Theks tė veēantė nė raportimin e tij, kryeministri Thaēi do tė ketė edhe zbatimin e Kushtetutės dhe zbatimin e plotė tė ligjeve nė gjithė territorin e Republikės sė Kosovės. Ky takim shtoi zėdhėnėsi i qeverisė, Memli Krasniqi, do tė paraqesė bashkėpunimin qė institucionet e vendit kanė pasur me grupin mbikėqyrės ndėrkombėtar dhe vlerėson rėndėsinė e tij pėr tė ardhmen e vendit.

“Gjithēka do tė jetė nė vazhdėn e njė koordinimi dhe bashkėpunimi tė ngushtė qė kanė pasur institucionet e Kosovės me grupin mbikėqyrės ndėrkombėtar. Ne besojmė qė edhe konkluzionet do tė jenė tė rėndėsishme pėr punėt dhe pėr sfidat qė na presin nė tė ardhmen e afėrt dhe afat mesme, tha Krasniqi.

Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi gjatė ditės do tė ketė edhe njė takim me ministrin e punėve tė jashtme tė Austrisė, Michael Spindelegger.

Nė takimin e me pėrfaqėsuesit e Grupit Ndėrkombėtar Drejtues pėr Kosovėn do tė rishikohet edhe mandati i Zyrės Civile Ndėrkombėtare. Zėdhėnėsi i kėsaj zyre Edi Megafi, ka bėrė tė ditur se ndryshimet e mundshme nė mandatin e Feith do tė lidhen me progresin qė kanė arritur institucionet kosovare nė fusha tė ndryshme.

Grupi Ndėrkombėtar Drejtues pėr Kosovėn ėshtė formuar pas shpalljes sė pavarėsisė dhe pėrbėhet nga vendet qė e kanė njohur Kosovėn.
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė