Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-02-10, 15:04   #1
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Viti i grevave

Viti i grevave
Edhe pse ende nuk e kemi parė se ku ėshtė ranguar rreziku nga rritja e varfėrisė dhe pakėnaqėsisė sociale nė Kosovė nė analizat mė tė reja tė shėrbimeve inteligjente perėndimore, nėse e kemi parasysh se kush duhet tė japė pėrgjigje pėr kėto sfida prej tash mund tė thuhet se Kosovėn po e presin kohė shumė tė vėshtira.

Nga Bardh Hamzaj mė 09.02.2010 nė ora 12:06

Nė kėtė fillimvit pamė njė pėrqendrim tė jashtėzakonshėm tė vėmendjes, sidomos tė faktorit ndėrkombėtar, nė problemet e “veriut tė egėr” tė Kosovės, i cili me vite tė tėra ėshtė jashtė ēdo kontrolli tė Qeverisė nė Prishtinė. Siē dihet, me kėtė pjesė tė Kosovės vazhdojnė tė qeverisin grupe tė rebeluarish serbė, qė nuk njohin pushtet tjetėr pos atij tė pasardhėsve, akoma besnikė, tė Milosheviqit. Shpejt u pa se vėnia e kėsaj teme nė krye tė agjendės ėshtė bėrė pas analizave tė shėrbimeve inteligjente perėndimore dhe amerikane, sipas tė cilave Kosova mbetet ndėr kėrcėnimet kryesore tė sigurisė nė Evropė, mu pėr shkak tė tensioneve qė mund t’i prodhojė veriu i saj. Pieter Feith, Yves de Kermabon dhe diplomatėt perėndimorė nė Prishtinė po flasin pėr “Strategji pėr Veriun”, sepse e dinė qė edhe shkėndijat mė tė vogla nė atė pjesė tė vendit mund tė ndezin konflikte ndėretnike tė pakontrolluara. Kjo vėmendje ka gjasė qė tė ketė ndonjė efekt tė mirė nė fillimin e kthimit tė veriut nėn juridiksionin e shtetit tė Kosovės.

Por, fatkeqėsisht, ky nuk ėshtė kėrcėnimi i vetėm i kėtyre pėrmasave me tė cilin do tė ballafaqohet Kosova kėtė vit. Ende nuk e kemi parė se ku ėshtė ranguar rreziku nga rritja e varfėrisė dhe pakėnaqėsisė sociale nė Kosovė nė analizat mė tė reja tė shėrbimeve inteligjente perėndimore, por sezoni i grevave tashmė ka filluar dhe po paralajmėron njė “pranverė tė nxehtė”.

Filloi nga njėri prej sektorėve mė tė ndjeshėm, siē ėshtė Policia e Kosovės, pjesėtarėt e sė cilit u futėn nė grevė pėr shkak se u ndjenė tė mashtruar nga paralajmėrimet qeveritare tė bėra gjatė procesit elektoral. Pėr momentin policėt i janė kthyer punės, pasi qė iu ėshtė premtuar pėrmbushja e pėrgjysmuar e kėrkesės, por akoma nuk dihet se cili do tė jetė fati i protestave tė punonjėsve shėndetėsorė (kanė dhėnė njė ultimatum treditor), tė gardianėve dhe grevave tė paralajmėruara tė zjarrfikėsve, punėtorėve tė gjykatave, prokurorive, administratės publike, administratės tatimore, etj.

Kjo valė e shprehjes sė pakėnaqėsisė sociale po konsiston nė kėrkesat pėr ngritje rrogash qė nuk janė mė tė mėdha se 200 euro, apo nė rastet mė tė mira pak mė shumė se aq. Po ashtu, rritjet e kėrkuara nė tė shumtėn e herėve llogariten nė dhjetėra euro. Pra, siē po shihet, fjala ėshtė pėr “bukėn e gojės”.

Akoma nuk e dimė ku dhe si do tė ndalet vargu i grevave dhe protestave, por ajo qė mund tė thuhet qė tani ėshtė se Kosova ėshtė para shpėrthimit tė njė pakėnaqėsie tė gjerė sociale. Statistikat tregojnė se varfėria ėshtė duke u rritur, papunėsia po i afrohet 50 pėrqindėshit dhe aktualisht ėshtė 5 herė mė e madhe se mesatarja nė vendet e Bashkimit Evropian… E tėrė kjo po ndodhė nė vendin ku mosha mesatare e tė papunėve ėshtė rreth 30 vjeēare. Kjo i bie qė qindra mijėra kosovarė duhet tė heqin dorė nga ėndrrat e tyre, akoma pa e pasur njė rast pėr realizimin e tyre. Pensionistėt tashmė janė lodhur sė protestuari dhe kanė vendosur ta formojnė partinė e tyre. Kushedi, nėse arrijnė t’i mbledhin nė njė vend tė gjitha votat e tyre ndoshta edhe mund tė lėvizin diēka.
Por, nė pėrgjithėsi, grevistėve tė tashėm dhe tė ardhshėm nuk mund t’u jepen gjasa tė mira nė pėrmirėsimin e situatės nė tė cilėn gjenden.

Pse?

Sė pari, Qeveria do t’ua tundė para syve kulaēin e vogėl buxhetor tė vendit. Nuk ka rėndėsi se po nga ai “kulaē” zyrtarė tė lartė tė Qeverisė, pos rrogave (shumė mė tė mėdha se nga 1000 euro) marrin retroaktivisht edhe nga 13 mijė euro nė emėr tė pagesave shtesė. Sindikalistėt duhet ta kenė parasysh se po kėrkojnė pėrmbushje tė kėrkesave nga ata qė nė emėr tė pagave dhe honorarėve tė vetė, po e zbrazin buxhetin e Kosovės pėr t’ua treguar pastaj ashtu tė “qethur”, policėve, mjekėve, zjarrfikėsve, etj. Kjo Qeveri ka treguar se nuk e ka ndėrmend tė heqė dorė nga “qejfe” qė kanė tė bėjnė me rritje shpenzimi tė karburanteve, dreka e darka, udhėtime, qira, etj. Po tė ndodhte njė sjellje mė e kujdesshme nė kėto segmente, do tė mund tė krijohej automatikisht hapėsirė pėr tė plotėsuar ndonjė nga kėrkesat e protestuesve. Po ashtu, deri tash nuk kemi asnjė sinjal nga qarqe qeveritare se ėshtė menduar nėse ėshtė bėrė ndonjė gabim nė ndarjen e buxhetit, dhe eventualisht diēka nga projektet qė bėhen edhe pėr tė arritur efekte elektorale tė orientohej nė sektorėt dhe projektet qė do tė ndihmonin nė pėrmirėsimin e tė ardhurave tė kategorive me status tė rrėnuar social. Ėshtė e pritshme qė nė vend tė kėtyre hapave tė shohim trysni tė llojllojshme ndaj protestuesve pėr tė hequr dorė nga qėllimet e tyre.

Pastaj, duhet thėnė se Kosova momentalisht e ka njė organizim plotėsisht tė ēakorduar sindikal. Po t’i hidhet njė sy prapa, do tė shihet se krerėt sindikalė shpesh nuk e kanė patur tė qartė se pse i kanė nisur grevat dhe aq mė pak pse i kanė pėrfunduar ato. Ėshtė e vėrtetė se shumė “udhėheqės” sindikalė mė tepėr kanė mbetur nė kujtesė tė opinionit si dekor dhe “pėrcjellės” tė ministrave, sesa pėr ndonjė rezultat nė pėrmirėsimin e statusit tė punėtorėve. Prandaj, besimi i punėtorėve nė sindikata sot ėshtė nė pikėn mė tė ulėt tė mundshme. A nuk ishin policėt ata qė publikisht shprehen mosbesim nė Sindikatėn e Policisė, por e nisėn dhe e pėrfunduan protestėn e vet pa kėtė sindikatė? Gjendja nuk ėshtė hiq mė mirė as nė sindikatat tjera. Nėse abstrahojmė ndonjė veprim pėr efekte mediale, as qė mund tė bėhet fjalė pėr njė Sindikatė tė fuqishme gjithėpėrfshirėse nė nivel vendi.

Edhe opozita nuk mund tė lavdėrohet se ėshtė duke ofruar ndonjė shėrbim i cili do tė ndihmonte sadopak nė arritjen e kėrkesave pėr tė cilat proteston punėtoria kosovare. Ende nuk kemi parė ndonjė veprim tė opozitės qė shkon pėrtej pėrkrahjes sė “fortė” verbale tė grevave e protestave dhe akuzave ndaj Qeverisė pėr gjendjen e keqe sociale. Opozita qė nuk ofron mė shumė se kaq, nuk jep kurrfarė shpresash se kur tė vjen ajo nė pushtet do t’i trajtojė mė mirė kategoritė e shumta tė kosovarėve me gjendje tė rėndė sociale.

A ka nevojė pėr tė numėruar mė tutje faktorė tjerė, pėr tė dėshmuar se Kosovėn po e presin kohė shumė tė vėshtira?


__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante