Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-02-10, 21:40   #2838
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi

Ku jan vllezrit e mi malsorė
------------
autori xhelal ferizi
-----------
ku jan motrat e vllezrit e mi malsorė
o gurėt e maleve pėrse heshtni e nuk flisni
ku jan hoti e gruda e tuzi plava e gucia
ku jan malet e tyre e zėri i shqiponjave mbi gurėt shkėmborė
ku ėsht trimnesha e shekujve malsia

------

ku jan tuz e dinoshė tė shejtat troje shqiptare
mė thuaj o dielli i arit
ku jan zanat e bukura malsore me veshjen kombtare
me thuaj o vargu im i fanarit
-------

mė thuaj o bardha penda e motit
ku jan bijt e bijat me sy zane
sternipt e gjakut ilir te kastriotit
po pyesin tash fushat dardane
--------

ku jeni o male kryelarta me krenare maja
zėri i malsorit qė jehon ku mbeti
kushtrimi e shqiponjat nė fluturim pėr mbi pllaja
mė thuani o ju male kah treti
--------
ku mbeti e lashta aq magjike gjubleta
malsorja nė pshtjellak si zanė
ne malet e trimėrisė ka shqipe tė verteta
e vasha e gra magjike me fytyrė si hanė

-----------
po pysin shkrepat e gurė e qetina
ahijet e shqipnisė e te lashtit lisa
e te qamerisė arat e fushat me lugina
po pyesin te atdheut ata plisa

-----

kėtu ėsht malsija si nji gurė graniti
qė kurrė sa tė jen' motet nuk do ti lshojnė shkrepat
deri sa te jen shekujt moti e stina e viti
malsije shqiptare ka me i perkundė djepat
-----
nuk i lshon malsija trojet e agronit
se shkrepat e malet jan tė shejta troje
sa t' ket bijė e bija si zana tė drangonit
shqip do tė flas malsija me lugje e me prroje

.........
edhe te bardhat maja do te ushtojnė me nje fe
shqip do t' jehon feja e zemra kombtare
shqip do t' kndoj malsia me ata gurė e dhe
me majat kreshnike e me bjeshkė shqiptare
--------
se nuk shprishet gjaku as nuk do t' luan guri
malsori pėr maleve i ka lidhė shtat zemra
shqipja e kastriotit me valim flamuri
do t'i thrras malsorėt nė kushtrim me emra-
-------
qe ata nji dit t' bardhė kur tė qelė shqipnija
mu nė ag tė diellit porsi rreze ari
porsi trandofile ka me qelė malsija
me lirinė e bardhė e me gjuhė shqiptari

-----------
e bardha malsija me ato monopate
e me ato shpatije e suka e grigje
ka me u veshė si dielli me te argjendta fate
kahdo ku i ka te shejta ato kodra e brigje
--------
e deri sa te jen shekujt shqip ka me jehue
ne per birgje te cemit lahet karajfili
at malsi kreshnike zotie past bekue
neper mote t bardh shqip do kndon bilbili-
-------
merre moj malsi vargun e lirikut
ta kam sjellė prej te gjerave fushave dardane
se ti neper shekuj i ke qendrue armikut
ti je gjeraqina e shqipja iliriane
-----------
e ke me qendrue sa te jet gjithsia
bukuria e jote me joshė meteore
do te ligjroj shqip e bardha malsija
permbi ato bjjeshkė e t' bardha bregore
--------
ka me u ndėgju zani por si vet kullimi
kur e lshon ndoj krue andej kah gurgullima
e malsores trime edhe malsorė trimi
ka me i shkrepun pushka por si e rrept vetima
-----
se ato te shejta troje zoti i ka bekue

ato jan shqiptare te lashta ne shekuj per mbi dhe

neper te bardha mote proe ka jehue

e do t ' jehoj shqip sa te ket diell me nxe
'''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''' '''''
autori xhelal ferizi
-------------------
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė