Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-02-10, 20:51   #2
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Sa e doni atdheun

Atdheu ėshtė grumbuj dhe kujtime
pėrbėra njerėzishėm nga sende e aroma
ėsht' emri me shkronja shtypi tek dera, nėn zile.
Atdhe ėshtė fjalė intime
qė ilustron larg e larg dėshirėn pėr mbiemėr
pėr fis e farė, e fėmijė, shumė fėmijė,
familje,
atdhe do tė thotė shpėrfillje
pėr kujtesėn afatshkurtėr tė seksit kryer
ditėn,
nė kėmbė,
atdhe ėsht’ dora e nėnės
mbi varrin e gjyshes sime.
Dora mbillte manna, shegė e pėrralla
ish grua e bukur gjyshja, e donin burrat
Kėshtu, ma dha babėn, lexo: AtDheun
Njė mėngjes,
hapa hartėn si gazetėn
nė faqen e fundit pėr tė parė fatin.
U pėrhap i gjithi si njollė nė tė
u hapėn linjat e turbullta tė kufijve si geta
grash dhe mendova
sa mirė ėshtė kur nuk je vetėm
sa mirė ėshtė kur ke AtDhe.
Atdhe prej vėrteti siē e ka gjithė bota
rreshta kufijsh, flamujsh e stemash.
T’u kthesh kujtimeve emra
e t’u japėsh kuptimeve vend nė tru
me gulēimin lokal tė jetimėve
(fjala bie: njerėz)
tė mbledhur rreth Flamurit,
mė saktė,
hushtės
si veshkat rreth shtyllės
e tė tjerė q’i mėsojnė t’i venė numrin
bluzės
a fanellės nė ngjyrėn e legjendės
me yje vezullues, pa kllapa pa thonjza
e portierė policorė qė ndrijnė kufinė
Qė ta dinė,
shteti im i varfėr rrethohet me Serbinė
Maqedoninė,
Nė kohė tė lirė, me veten e tij.
Kėtu (pėrkthejmė njė shigjetė nė cep tė hartės)
ėshtė atdheu, i atit, i dheut.
Nė hartėn memece ka ngjyra shtetesh:
Racizėm i pėrmbajtur
pas fasada pushtetesh.
Atdhenė e dallon nga tjerėt veē ngjyra.
Ngjyra e "negrit", e djersės, me bona dhjami
e atij qė punon tokėn e huaj me parmendė
kangjellash a direkėsh nga ku varen shpresat
si shpezėt e nėntėdhjetenėntės
e njerėzit,
njerėzit ulėrijnė si detaje nga peisazh i hartės
ulėrin atdheu i kujtimeve
nga dhomat e ftohta tė dhunimeve
nga fry’marrjet e ankthit tė solistėve, rrethimeve
tė rrugėve tė pista tė ngushta me plagė.
Unė kam Atdhe kujtimet.
ku rrek tė fusė vetveten si nė ndonjė shportė
nė hartėn memece.
Atdheu im pafajshėm (dikur) i kuq, si Kėsulkuqe
tė cilin e udhėtoj pa dėshirė drejt ujkut a gjyshes
nėn gji pėrmbi xhaketė,
si Bibėl bullet-proof.
Atdheu ėshtė kopja e karbonit pėr bukėn.
Korja e saj nė dorė, bėrė me marmaladė sh’pie
Ėshtė vargu i gjatė i korbave nė tel
i hidhur si ata dhe i zi, duke pritur vizė pėr pėrtej.
Dyer automatike ėshtė Atdheu
kujtime stinore qė i hapin kahjet e kraharorit
nė anė tė kundėrta, dhe dhembin
dhembin pa zhurmė, vetėm vaj vaj vaj
i hidhur si benzinė dhe avuj
kujtime qė tė lidhin me kėtė tokė tė panjohur
ėshtė pikėrisht ai, Atdheu;
Atdheu i rruazave tė kuqe si tabela ndalim
parkimi.
parullash tė mpiksura - trombozė shtetit!
Atdheu ėshtė grumbuj dhe kujtime
pėrbėra njerėzishėm nga sende e aroma
ėsht’ emri me shkronja shtypi tek dera, nėn zile.
Atdhe ėshtė fjalė intime.
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė