Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-02-10, 17:46   #11
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Spastrime nė FSK

Brenda javės, 14 pjesėtarė tė FSK-sė janė pėrjashtuar nga FSK. Pėr njė vit, qė nga krijimi, janė pėrjashtuar rreth 200 pjesėtarė tė kėsaj force. Arsyetimi ėshtė i njėjtė pėr tė gjithė - mungesė suksesi nė procesin e verifikimit. Dyshohet se po pėrjashtohen ish pjesėtarėt e TMK-sė dhe UĒK-sė. KFOR-i e Ministria e FSK-sė bėjnė pėrgjegjės njėra-tjetrėn.


Kapiten Izet Aliu nga Dragashi, nė mėngjesin e sė enjtes, pa vullnetin e tij, dorėzoi uniformen e Forcės sė Sigurisė sė Kosovės.

Bashkė me tė, brenda javės, edhe 13 pjesėtarė tė tjerė kanė bėrė tė njėjtėn gjė. Tė gjithė kėta janė pėrjashtuar nga kjo forcė.

Pėrjashtime tė tilla ka kohė qė vazhdojnė tė bėhen nė mėnyrė tė heshtur, kurse atyre qė i largojnė, zyrtarėt e FSK-sė lajmin ua japin njė nga njė.

Vetėm brenda njė viti, nga krijimi i kėsaj force, nga ky institucion dyshohet se janė pėrjashtuar rreth 200 pjesėtarė tė saj.

Pėr muaj tė tėrė Izeti ėshtė pėrgatitur si pjesėtar i G2 ose i inteligjencės sė FSK-sė, deri para tri ditėsh kur zyrtarisht i thanė se nuk ėshtė mė pjesė e kėsaj force.

“Nuk e di pse. Nėse unė paskam pasur diēka qė nuk shkon, pse po i pėrjashtojnė tė tjerėt?”- thotė Izeti pėr Express.

Nė bllokun tij tė shėnimeve ai ka shkruar disa data kur janė larguar edhe para tij pjesėtarė tė kėsaj force. Izeti shpjegon se spastrimet e tilla kanė filluar kohė mė parė.

“Vetėm unė sa di, pėrjashtime janė bėrė mė 8 qershor 2009, 23 shtator, 23 nėntor dhe tash mė 3 shkurt 2010”, shpjegon ish kapiteni i FSK-sė.

Tė pėrjashtuarit janė nga vende dhe rangje tė ndryshme, ndėrkohė qė spastrimi vazhdon tė bėhet nė kohėn kur FSK-ja vazhdon tė pranojė kandidatė tė rinj.

Pėrjashtimi i kėtyre pjesėtarėve bėhet pasi ata janė pranuar nė punė dhe kanė kaluar tė gjitha testet e parashikuara pėr t’u bėrė pjesė e FSK-sė.

Pėrveē kėsaj, sipas Izet Aliut, ēudia nė kėtė rast ėshtė se pjesa dėrmuese e tė pėrjashtuarve kanė qenė mė parė pjesėtarė tė ish TMK-sė, e para saj tė UĒK-sė.

Arsyetimet zyrtare pėr kėto pėrjashtime janė tė njėjta dhe ndryshojnė vetėm emrat e personave, tė cilėve u ndėrpritet marrėdhėnia e punės nė FSK.

“Kemi pranuar njoftimin e datės (data) i cili informoi se juve ju ėshtė refuzuar certifikata e verifikimit. Nė mungesė tė suksesit nė pėrfundim tė verifikimit, shėrbimi juaj nė FSK do tė ndėrpritet dhe ju do tė largoheni (shkarkoheni) nga FSK-ja”.

Kjo ėshtė fjalia e arsyetimit pėr pėrjashtimin e kėtyre pjesėtareve nga kjo forcė, nėnshkruar nga Gjeneral Sylejman Selimi, komandant i FSK-sė.

Por, nė asnjė rast, askund nuk shkruan se ēfarė ėshtė gjetur pas verifikimit tė sė kaluarės sė kėtyre kandidatėve.

Zyrtarėt e Ministrisė sė FSK-sė as qė i konfirmojnė kėto pėrjashtime, duke thėnė se nuk kanė informacione dhe se pėr diēka tė tillė pėrgjegjėsinė ia hedhin KFOR-it.

“Ne nuk kemi pėrjashtuar askėnd. Nuk e kemi kėtė informacion. Me kėto ēėshtje ėshtė i ngarkuar KFOR-i”, thotė Ibrahim Shala, drejtor i Zyrės pėr Marrėdhėnie me Publikun nė Ministrinė e FSK-sė, pėr Express.

Por, zyrtarėt e trupave tė NATO-s nė Kosovė janė kategorikė se pėrgjegjėsia pėr veprime i takon FSK-sė dhe ministrisė sė saj.

Njė nga zyrtarėt, pėrgjegjės pėr media nė KFOR, shpjegon pėr Express se misioni i tyre nė kėtė rast ėshtė thjesht monitorues dhe puna e tyre ėshtė t’i trajnojnė pjesėtarėt e saj bazuar nė programet e parashikuara.

“Pėr kėtė ēėshtje ju duhet tė pyesni nė Ministrinė e FSK-sė. Ata dinė pėr kėto ēėshtje e jo ne. Nuk duam tė spekulojmė se sa janė pėrjashtuar pasi me kėtė punė nuk merremi ne”, thotė zyrtari i KFOR-it.

Derisa zyrtarėt nuk pranojnė tė japin shpjegime, kėta tė pėrjashtuar nuk kanė tė drejtė as tė ankohen.

“Por, unė do tė shkoj te Avokati i Popullit dhe Ambasada britanike se ata kanė bėrė verifikimin tonė gjatė marrjes nė FSK”, thotė ish kapiten Izeti.

Ai thotė se ka kryer punėn e tij me nder dhe ėshtė i gatshėm tė ballafaqohet edhe me drejtėsi dhe se ka raportuar shumė herė me shkrim pėr ato qė ndodhin brenda FSK-sė.

“Unė jam i gatshėm pėr gjithēka tė jap pėrgjegjėsi para institucioneve tė Kosovės dhe popullit tim. Nė FSK ka shumė parregullsi dhe pakėnaqėsi”, thotė ky i pėrjashtuar, duke sjellė shembuj.

Sipas tij, nė FSK sillen pjesėtarė tė minoriteteve, tė cilėt ka raste qė mezi e shkruajnė emrin e vet dhe gradohen, kurse pjesėtarėt shqiptarė me fakultete i dėrgojnė tė shėrbejnė nė depo.

Tė pėrjashtuarit
Izet Ali tregon se pėrveē tij, nga grupi i tij tė sapo pėrjashtuar janė edhe 14 pjesėtarėt, 8 prej tyre i njeh me emra dhe mbiemra. Ata janė: Major Petrit Hajrizi, Kapiten Daut Xhemajli, rreshterėt Fazli Arifi, Driton Kolshi, Agim Gashi, tetari Halil Hoxha, ushtarėt Pėrparim Curri dhe Emrush Lika.
Gazeta expres

Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė