Tuta e taksistėve tė Prishtinės
Kompania e re e taksive London Taxi, ka shqetėsuar autotaksitė e kryeqytetit. Ata thonė se nuk i frikėsohen konkurrencės, por pronarit tė kėsaj kompanie. Shemsi Veseli, shef i grupit parlamentar tė PDKsė nė KK Prishtinė, ėshtė i bindur se prapa saj qėndron djali i Presidentit tė Kosovės, Fatmir Sejdiu. Por, taksitė klasike londineze janė sjellė nga Luan Berisha, qė thotė tė jetė pronar i vetėm i kompanisė.
Pak Londėr nė Prishtinė sė shpejti mund tė shijohet pėrmes dhjetėra taksive, model krejt tjetėr nga kėto qė njohim kėtu. Tė veēanta ato i bėn dizajni i tyre, qė ėshtė i njėjtė me ato qė shihen nėpėr rrugėt e kryeqytetit anglez.
Taksitė e zinj do tė mbushin shumė shpejt rrugėt e pėrbaltura tė kryeqytetit. Dhjetėra prej tyre tashmė janė tė parkuara prapa Pallatit tė Rinisė nė Prishtinė, nė pritje tė licencės pėr qarkullim. Ato janė sjellė nga Luan Berisha, banor i Londrės pėr njė kohė tė gjatė. Ai thotė tė jetė pronar i vetėm kompanisė London Taxi.
Nėse ky lajm mund ti gėzojė ata qė preferojnė tė pėrdorin taksitė klasike londineze, pėr kompanitė e tjera tė kryeqytetit sjellja e tyre ka ngjallur shqetėsim.
Krahas trazimeve qė u ka sjellė gjithė kompanive tė taksive, sjellja e taksive tė zeza ėshtė tentuar tė debatohet edhe nė Kuvendin Komunal tė Prishtinės. Kėtė e pohon Shemsi Veseli, shef i grupit parlamentar tė PDKsė nė KK Prishtinė. Por, sipas tij, kjo ēėshtje ėshtė injoruar nga kėshilltarėt tjerė komunalė.
Si pėr partitė opozitare nė kryeqytet, ashtu edhe pėr autotaksitė e licencuara, shqetėsimi vjen ngase dyshohet se pronar i kompanisė ėshtė djali i Presidentit tė Kosovės, Fatmir Sejdiu.
Sipas informacioneve qė kemi, pas gjithė kėsaj qėndron djali i Presidentit tė Kosovės, Bardhyl Sejdiu, por i cili kalkulon dhe manipulon me njė emėr tjetėr qė e ka regjistruar si pronar tė kompanisė, thotė i bindur Veseli.
Sipas tij, gjithēka ėshtė duke u bėrė nė mėnyrė jo transparente.
Tė them tė drejtėn, qė nga fillimi pėr neve ka qenė shqetėsuese, sepse kemi dėgjuar mjaft pakėnaqėsi. Shqetėsim tė madh kemi dėgjuar edhe nga vetė pronarėt qė punojnė me dokumentacion tė rregullt si auto-taksi, tė cilėt i paguajnė tė gjitha tatimet komunale, shton Veseli.
Por, Muhamet Gashi, zyrtar pėr media nė KK tė Prishtinės, nuk e di kush ėshtė pronar i kėsaj kompanie.
Njė kėrkesė ka ardhur nė komunė me emėr tė biznesit, mirėpo leja ėshtė akoma nė shqyrtim. E sa pėr pronarin ne nuk posedojmė informata tė tilla, edhe nuk figuron emri i djalit tė presidentit nė asnjė dokument. Regjistrimi i biznesit bėhet nė Ministrinė e Tregtisė dhe Industrisė, jo nė komunė, kėtu shqyrtohen vetėm kėrkesat, deklaron Gashi.
Nė anėn tjetėr, Luan Berisha, pronar i taksive tė zeza, pohimet se prapa kompanisė sė tij qėndron djali i Presidentit i quan shpifje tė kulluara.
Gjithēka mund tė vėrtetohet nė dokumentet e biznesit, tė cilat unė i kam nxjerrė. Aty shkruan se vetėm unė jam pronar i kompanisė dhe pronar i taksive. Bardhyl Sejdiu nuk ėshtė as ortak i imi, sqaron Berisha.
Dita se kur do tė shfaqen kėto makina nėpėr rrugėt e Prishtinės nuk dihet akoma, mirėpo Berisha tregon se emrin e biznesit e ka rezervuar nė Ministrinė e Tregtisė dhe Industrisė dhe po pret pėrgjigje nga ana e Komunės pėr tė filluar punėn.
Unė akoma po e pres vendimin e Komunės pėr lejimin e qarkullimit tė makinave, tė cilat po qėndrojnė tė parkuara prapa Pallatit tė Rinisė.
Express nuk ka mundur tė kontaktojė me djalin e Presidentit Sejdiu, Bardhyl Sejdiu.
Blerim Vitia, pronar i kompanisė Victory, nuk frikėsohet nga konkurrenca qė erdhi prej Londrės.
Unė nuk e di se kush ėshtė pronar i kėsaj kompanisė tė re, por sa po flitet pronar ėshtė i biri i njė politikanit qė vepron nė Kosovė, tregon Vitia.
Vitia ka vėrejtje edhe nė komoditetin qė mund tė ofrojnė ato.
Edhe pse makinat janė tė bukura pėr sy, nuk do tė thotė qė tė njėjtėn kohė ofrojnė njė komoditet pėr pasagjerin, sepse kjo makinė ėshtė njė mashtrim pėr popullatėn. Thuhet se ėshtė makinė angleze, por nė fakt ėshtė e prodhuar nė Kinė, shton Vitia.
Sipas tij, nėse shikohet brendia e makinės, atėherė vėrehet se ulėset e makinės janė identike si pajtonet e shumė kohėve mė parė.
Kurse Berisha, pronari i London Taxi deklaron se makinat nuk janė vetėm tė bukura pėr sy, por janė komode, pėrfshirė edhe pėr personat me aftėsi tė kufizuara.
Unė e kam edhe eksluzivitetin, sepse kam nėnshkruar kontratė edhe me Handikapin pėr ti bartur personat me aftėsi tė kufizime me 30% zbritje.
Nė lidhje me vendin e prodhimit tė makinave, Berisha sqaron se marka LTI ėshtė e vetmja makinė qė prodhohet qind pėr qind nė Angli.
15 veturat tė cilat i kam blerė kanė kushtuar mė shumė sepse jam detyruar qė ti kthej timonėt nė anėn e majtė.
Edhe Gėzim Bariqi, pronar i kompanisė sė taksive Beki, nuk ankohet pėr konkurrencėn e mundshme, por mė shumė tek mosrespektimi i afateve ligjore.
Derisa tė gjitha kompanitė nė kryeqytet ėshtė dashur tė aplikojnė pėr licencė deri mė 31 dhjetor 2009, gjė qė ėshtė bėrė nga tė gjitha, kompania e re ka bėrė kėrkesė pėr licencė tek pas kėsaj date.
Kompania ka bėrė kėrkesė nė mėnyrė jo tė ligjshme, pas Vitit tė Ri, sepse data e vazhdimit tė licencės ka qenė 31 dhjetori. Aty ėshtė marrė vesh kush e ka vazhduar kontratėn ose kush nuk e ka vazhduar atė, thotė pronari i Bekiit, Bariqi.
Sipas Muhamet Gashi, zyrtar i KK pėr Prishtinė, data e 31 dhjetorit ka qenė vetėm njė thirrje pėr ata qė kanė pasur leje tė punės e tė cilėt kanė dashur ta vazhdojnė atė.
Nuk ka qenė kjo data e fundit pėr aplikim, sepse nuk ka ndonjė datė tė pėrcaktuar pėr kėtė punė.
Komuna vazhdon tė ketė kėrkesa tė shumta, tė cilat akoma nuk janė shqyrtuar. Gjatė kėtyre ditėve do tė rishqyrtohen tė gjitha lejet e punės, tė cilat kanė ardhur nga shoqata e taksistėve, shton Gashi.
Sikurse kompanitė tjera tė radio taksive, edhe pronari i kompanisė sė re Luan Berisha, thotė se akoma ėshtė nė pritje tė pėrgjigjes pėr licencė.
Gazeta expres