Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-02-10, 17:43   #685
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Lirohet “pėrkohėsisht” Driton Hajdari, i arrestuar nė rastin Bllaca

Gjykata Supreme nė Prishtinė e ka liruar pėrkohėsisht Driton Hajdarin, tė dyshuar pėr dy tentimvrasje, e qė po mbahej nga 19 janari nė paraburgim, pas arrestimit nga policia e EULEX-it, si vazhdimėsi e hetimeve nė “rastin Bllaca” ka bėrė tė ditur tė premten Ramiz Krasniqi, avokati mbrojtės i tė akuzuarit.


Driton Hajdari, i cili arrestua mė 12 janar, i cili fillimisht u mbajt nė arrest shtėpiak, ėshtė njė prej tė dyshuarve nė “rastin Bllaca”. Ai akuzohej se ka kryer dy tentimvrasje, ndaj deputetit Adem Salihaj dhe nė Prishtinė ndaj Ismet Kryeziut nga “Devet Jugoviq”, tani fshati Bardhosh, i cili mė vonė ėshtė ekzekutuar.

Emri i Hajdarajt ėshtė pėrmendur disa herė nė deklaratėn e tė dyshuarit Nazim Bllaca, i cili pretendon tė ketė qenė ish agjent i SHIK-ut. Nė CD-nė “e famshme” tė Bllacės, emri i Driton Hajdarit ndėrlidhet me disa veprime tė paligjshme e kriminale qė Hajdari i kishte ndėrmarrė gjatė kohės sa ishte pjesėtarė i SHIK-ut.

Sipas avokatit mbrojtės Ramiz Krasniqi, klienti i tij Driton Hajdari megjithatė e ka tė ndaluar qė tė ketė takime me persona tė caktuar dhe flasė pėr media pėr procesin.

Muaj mė parė policia e EULEX-it arrestoi Driton Hajdarin dhe i shqiptoi atij masėn e “arrestit shtėpiak”. “Rasti Bllaca” ka qenė njė prej “top temave” nė fund tė muajit nėntor dhe ka vazhduar pėr disa javė, ndėrsa autori i kėtij rasti, Nazim Bllaca ėshtė duke u mbajtur tashmė tre muaj nė arrest shtėpiak dhe ai po mbikėqyret nga policia e EULEX-it.
Telegrafi

EULEX-i hedh poshtė aktakuzėn kundėr katėr serbėve

Gjyqtari i EULEX-it sot ka hedhur poshtė si tė pabazė akuzėn kundėr katėr serbėve tė dyshuar se me anė tė dhėnie sė mitės janė pėrpjekur tė nxisin dėshmitarė tė rrejshėm pėr gjoja tregtinė me organe tė serbėve tė zhdukur nė tė ashtuquajturėn “Shtėpi e verdhė” nė Burrel tė Shqipėrisė, thanė avokatėt e tė akuzuarve.


Ata i thanė agjencisė Beta se tė liruarit janė vėllezėrit Jashinac nga Shtėrpca, si dhe Predrag Zhelkoviq dhe Milutin Jaganoviq nga Novi Sadi, tė cilėt nė qershor tė vitit 2009 qenė arrestuar afėr Ēagllavicės. Aktpadia kundėr tyre ėshtė ngritur nė dhjetor 2009.

Sipas Policisė sė Kosovės, kėta tė akuzuar kanė dhėnė mitė dėshmitarėve nė mėnyrė qė tė pohojnė se kanė qenė viktima tė tregtisė me organe. Mediet kosovare patėn publikuar atėherė se nė katėr tė arrestuarit dy ishin pjesėtarė tė shėrbimit sekret serb BIA.

Avokatėt e serbėve tė liruar thanė se gjyqtari i EULEX-it ka hedhur poshtė aktakuzėn pėr shkak tė mungesės sė dėshmive, duke konsideruar se procedura e mėtejshme ėshtė e pakuptimtė.
“Dėshmitė pėr kėtė rast ishin tė bazuara nė fjalėt e policėve dhe tė disa dėshmitarėve tė privilegjuar, dėshmitarėve me identitet tė mbrojtur, por gjyqtari erdhi nė pėrfundim se kjo nuk ėshtė e mjaftueshme dhe katėr serbėt e arrestuar u liruan, thanė avokatėt e tyre.
Telegrafi

I mban pezull

Ministrat deputetė ende nuk i kanė marrė nga rreth 15 mijė euro, sipas vendimit tė Qeverisė tė marrė nė fund tė vitit 2009. Kryeministri Hashim Thaēi e ka bllokuar ekzekutimin e kėtij vendimi. Ministrat deputetė i duan paratė, tė cilat, sipas tyre, janė tė ligjshme. Kryeministri Thaēi tė premten ka hequr dorė nga posti i deputetit, gjegjėsisht nga paga sekondare


Kryeministri Hashim Thaēi ka mbetur mes dy zjarresh. As nuk e lejon procedimin e pagave retroaktive tė ministrave tė tij deputetė, e as nuk e tėrheq mbrapa vendimin e tij qė bie nė kundėrshtim me legjislacionin nė fuqi.

Kreu i ekzekutivit nuk ka preferuar tė premten pas mbledhjes sė Qeverisė qė tė japė pėrgjigje konkrete rreth vendimit nė fjalė.

“Unė kam deklaruar edhe mė herėt se ēdo lėshim teknik qė ka ndodhur, do tė evitohet”, ka thėnė ai.

Ministri i Tregtisė dhe Industrisė, Lutfi Zharku, i cili para pak ditėsh ėshtė bėrė edhe deputet i Kuvendit tė Kosovės, ėshtė rasti mė i freskėt qė dėshmon se vendimi pėr pagat retroaktive ėshtė pezull.

Ai kur ėshtė dashur tė pajiset me kartelėn e deputetit dhe tė deklarohet pėr pagėn bazė dhe atė sekondare, nuk ka mundur tė zgjedhė nė Sekretariatin e Kuvendit, ngase i ėshtė thėnė se vendimi i Qeverisė pėr kėtė ēėshtje ende nuk ka hyrė nė fuqi. Zharku tha pėr Express se i dėshiron tė dy pagat, siē i takojnė me ligj.

“Unė ende nuk kam mundur tė bėj deklarimin se pėr cilėn pagė, por besoj se kjo ēėshtje do tė zgjidhet shumė shpejt pėr tė gjithė nė paketė. Unė dėshiroj t’i marr dy pagat. Ligji e lejon qė tė paguhemi, por kjo ėshtė edhe ēėshtje morale. Kryesorja, shkelje ligjore nuk ka dhe kjo ėshtė krejt sipas vendimeve tė Qeverisė”, tha ai.

Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, tha tė premten pėr Express se i ka treguar zyrtarisht Qeverisė, gjegjėsisht Ministrisė sė Ekonomisė dhe Financave se Kuvendi nuk ka mjete pėr t’i kompensuar pagat retroaktive tė ministrave deputetė.

“Unė u kam treguar se nuk kemi mjete tė planifikuara as pėr kėtė vit qė t’i paguajmė ministrat deputetė dhe nuk kemi marrė ende asnjė pėrgjigje pėr kėtė”, tha Krasniqi.
Burime tė Expressit brenda Kryeministrisė kanė thėnė nė kushte anonimiteti se vendimi pėr marrjen e pagave retroaktive do tė zbatohet pėr shkak se ai ka bazė ligjore.

“Vendimi i vitit 2008 qė e ka marrė Qeveria pėr moslejimin e marrjes sė dy pagave nga ministrat deputetė, ka qenė i ngutshėm ngase legjislacioni nė fuqi nuk ua ndalon ministrave deputetė qė tė marrin njėrėn pagė primare e tjetrėn sekondare. Ai vendim ishte marrė me qėllim tė mirė pėr tė treguar se Qeveria dėshiron ta kursejė buxhetin, por rregullorja qė ėshtė dashur ta pasojė atė vendim nuk ėshtė bėrė dhe vendimi si i tillė ka qenė nė kundėrshtim me ligjet”.

I njėjti burim konfirmon se vendimi i ri i Kryeministrit pėr marrjen e pagave retroaktive do tė ekzekutohet nė ditėt nė vijim, pas qetėsimit tė gjendjes sociale nė tė cilėn aktualisht ndodhet vendi.

“Vendimi do duhej tė ekzekutohet deri tani, por grevat dhe protestat e punonjėsve tė sektorėve tė ndryshėm e kanė shtyrė Kryeministrin qė ta mbajė pezull ekzekutimin vendimit derisa tė qetėsohet pak gjendja”.


Ministrat deputetė do tė vazhdojnė t’i kontrollojnė herė pas here kontot e tyre pėr tė parė nėse u kanė mbėrritur dhuratat pėr vitin e kaluar.

Kush pėrfiton?

Ministrat dhe zėvendėsministrat qė njėkohėsisht janė edhe deputetė dhe sipas vendimit u takon tė marrin nga rreth 15 mijė euro pėrnjėherė janė: Hashim Thaēi, Hajredin Kuēi, Ramė Manaj, Skėnder Hyseni, Vlora Ēitaku, Fehmi Mujota, Fatmir Limaj, Adem Grabovci, Arsim Bajrami, Enver Hoxhaj, Nekibe Kelmendi, Alush Gashi dhe Mahir Yagcilar.

Dorėheqje nga posti i deputetit

Pėrmes njė letre, drejtuar Kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, Kryeministri Hashim Thaēi ka bėrė tė njohur dorėheqjen e tij nga pozita e deputetit e legjislativit kosovar. Ai thotė se kėtė veprim e ndėrmerr duke pasur parasysh pėrkushtimin e tij ndaj Qeverisė dhe pėrmbushjes nė mėnyrė sa mė efikase tė detyrave si kryeministėr.
“Duke u bazuar nė nenin 70 paragrafin 3 (2) tė Kushtetutės sė Kosovės si dhe nė pikėn 5 tė Rregullės nr. 14 tė Rregullores sė Punės sė Kuvendit, ju paraqes dorėheqjen time nga pozita e deputetit. Kėtė veprim e kam ndėrmarrė duke pasur parasysh pėrkushtimin tim ndaj Qeverisė, si dhe tė pėrmbushjes nė mėnyrė sa mė efikase tė tė gjitha detyrave tė mia si kryeministėr”, thuhet nė letrėn e Thaēit.
Shefi i Qeverisė ka thėnė se kjo do tė ndihmojė edhe vetė Kuvendin nė rritjen e efikasitetit nė punė dhe krijimin e mundėsisė pėr deputetė tė rinj qė do tė jenė tė pėrkushtuar vetėm nė punėt dhe detyrat qė pėrkojnė me funksionin e deputetit.
Pas dorėheqjes sė Thaēit nga posti i deputetit, nė vend tė tij, sipas votave tė marra nė zgjedhjet e vitit 2007, nė Kuvend pritet tė futet Abdyl Imeri.
Gazeta expres
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė