Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-02-10, 17:45   #14
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Tre ministra pranojnė se kanė marrė nga 13 mijė euro retroaktive

Prishtinė, 13 shkurt - Pas nėntė vjetėsh si deputet, kryetari i PDK-sė, Hashim Thaēi do tė futet nė Kuvendin e Kosovės vetėm si kryeministėr vendi. Ai ka vendosur ta dorėzojė mandatin e deputetit vetėm pak ditė pasi ishte kritikuar nga kryeparlamentari Jakup Krasniqi se brenda dy vjetėsh i ka marrė dy vendime tė kundėrligjshme pėrkitazi me pagesat mujore tė ministrave-deputetė.

Dorėheqjen nga posti i deputetit Thaēi e ka bėrė publike me anė tė njė letre, qė ia ka drejtuar Krasniqit, njė ditė mė herėt, shkruan Koha Ditore e sė shtunės. Shefi i Qeverisė e ka arsyetuar kėtė akt, me pėrkushtimin qė ka pėr t’i pėrmbushur nė mėnyrė sa mė efikase tė gjitha detyrat qė i ka si kryeministėr.

Gazeta ka mėsuar se me kėtė vendim ėshtė njoftuar tė enjten nė mbrėmje edhe presidenti Fatmir Sejdiu. Kreu i shtetit, konform kompetencave tė tij kushtetuese, do tė duhej ta emėrojė Abdyl Imerin nė vendin e liruar nė Kuvend nga kryetari i PDK-sė. Imeri qė nga viti 2007 e kryen funksionin e nėnkryetarit tė Komunės sė Skenderajt.

Sakrifikimi i postit tė deputetit nga ana e Thaēit ka ardhur pikėrisht nė kohėn kur partitė opozitare dhe njė pjesė e shoqėrisė civile janė duke vazhduar tė kritikojnė anėtarėt e Qeverisė se kanė marrė paga retroaktive pėr dy vjet.
Krejt kjo pėr faktin se shefi i Qeverisė, mė 4 dhjetor, ka marrė vendim qė 13 anėtarėve tė kabinetit qeveritar, pėrfshirė veten e tij, t’u kompensoheshin retroaktivisht gjysmat e pagave mujore qė ligjėrisht u kanė takuar t’i merrnin nė cilėsinė e deputetėve, nga janari i vitit 2008.

Nė bazė tė kėtij vendimi, shumica e ministrave-deputetė i kanė marrė nė mėnyrė retroaktive pėrafėrsisht nga 13 mijė euro. Dy vjet mė herėt, pėrkatėsisht nė fillim tė mandatit qeverisės, ai ua kishte ndaluar tė gjithė qeveritarėve-deputetė qė tė merrnin paga edhe nga Qeveria, edhe nga Kuvendi.

Si vendimi pėr ndalim tė pagės sė dyfishtė, ashtu edhe vendimi pėr lėshim tė pagesės retroaktive janė kritikuar nga kryeparlamentari Krasniqi. Ai ka thėnė se kryeministri nuk ėshtė dashur t’ua ndalonte ministrave qė ta marrin 50% tė pagės sė deputetit, pėr sa kohė qė ligji ua lejon kėtė gjė. I kundėrligjshėm, sipas tij, ėshtė cilėsuar edhe vendimi pėr pagesė retroaktive, pėr faktin se mjetet qė ėshtė dashur t’i merrnin ministrat pėr dy vjet janė shpenzuar pėr qėllime tė tjera.

Ai ka bėrė tė ditur se Kuvendi nuk ka para pėr t’ua dhėnė ministrave 50 % tė pagės sė deputetit, pasi pagesa e tyre nuk ėshtė paraparė gjatė planifikimit tė buxhetit tė Kuvendit pėr kėtė vit. Pagesa e 50-pėrqindėshit tė pagės sė deputetit pėr kėtė kategori tė zyrtarėve parashihet t’i shkaktojė telashe buxhetit tė Kuvendit tė Kosovės pėr sė paku 200 mijė euro.

Kryeministri Hashim Thaēi as tė premten nuk ka pranuar se vendimi i tij i 4 dhjetorit ėshtė implementuar, ndonėse, sė paku tre nga anėtarėt e kabinetit tė tij qeveritar kanė pranuar pėr “Kohėn Ditore” se i kanė marrė gjysmėpagat e deputetit pėr dy vjet.

“Ju e dini, tashmė unė nuk jam deputet qe njė kohė”, ka thėnė Thaēi, kur ėshtė pyetur nėse vendimi i tij ėshtė jetėsuar.

Megjithatė, as Thaēi nuk e ka hedhur poshtė mundėsinė qė tė ketė pėrfituar njėsoj si vartėsit e tij. Ai ka ripėrsėritur deklaratėn e mėhershme se mund tė jetė bėrė ndonjė lėshim teknik rreth pagave retroaktive, duke e lėnė tė mjegullt se ēka nė fakt do tė ndodhė me ato paga.

“Unė e kam deklaruar edhe mė herėt se ēdo lėshim teknik qė ka ndodhur do tė evitohet”, ka thėnė Thaēi.

Ndryshe prej tij, disa prej ministrave qė vazhdojnė tė jenė deputetė tė Kuvendit tė Kosovės, nuk e kanė mohuar se kontot e tyre janė rėnduar pėr mbi 13 mijė euro.

“E vėrteta ėshtė se i kam marrė paratė qysh javėn e kaluar”, ka thėnė njė ministėr, me kusht qė tė mos i pėrmendet emri nė gazetė.
Ky ministėr e ka arsyetuar anonimitetin me faktin se nuk dėshiron tė ketė telashe me shefat nė Qeveri.


“Pėrderisa shefat nuk po pranojnė se pagat retroaktive janė lėshuar, nuk dėshiroj qė unė ta marrė pėrsipėr kėtė barrė. Unė as nuk kam kėrkuar qė tė mė paguhet paga e deputetit, e as nuk jam pyetur pėr kėtė ēėshtje nga askush”, ka thėnė ai.

Arsyetime pothuajse tė njėjta kanė dhėnė edhe dy ministra tė tjerė. Njėri prej tyre ėshtė shprehur i habitur pse nė Qeveri nuk ėshtė duke u bėrė publike kjo gjė.

“Mė mirė do tė kishte qenė sikur publikisht tė thuhej se janė lėshuar paratė, sesa tė mbetej e paqartė kjo ēėshtje, dhe si rrjedhojė opinioni tė lihet nė kėrkim tė sė vėrtetės”, ka thėnė ky ministėr.

Jozyrtarisht mėsohet se pagat retroaktive tė qeveritarėve-deputetė, tė cilat janė llogaritur pėr periudhėn janar 2008, janar 2010, i kanė kushtuar buxhetit tė Kosovės rreth 150 mijė euro. Kėsaj shume parashihet t’i shtohen edhe pagat e deputetit qė do t’i marrin ministrat kėtė vit. Me vendimin e kryeministrit tė 4 dhjetorit ėshtė paraparė qė mjetet financiare pėr pagat retroaktive tė sigurohen nga fondi rezervė i Qeverisė. Kryeministri Thaēi tė paktėn nuk do tė jetė ngarkesė pėr buxhetin e Kuvendit tė Kosovės.

Si kryetar i partisė mė tė madhe nė vend, ai e ka mbajtur postin e deputetit qė nga krijimi i legjislaturės sė parė, e cila ėshtė krijuar pas zgjedhjeve tė vitit 2001.

Praktika e dorėzimit tė mandateve tė deputetit nga ana e personaliteteve partiake dhe qeveritare nuk ėshtė e re. Ish-kryetari i Partisė sė Drejtėsisė, Sylejman Ēerkezi e pati dorėzuar kėtė mandat dhe nė vend tė tij pati shkuar kryetari aktual i PD-sė Ferid Agani. Po ashtu, nė zgjedhjet e fundit parlamentare, kryetari i AAK-sė, Ramush Haradinaj, pėr shkak tė procesit gjyqėsor nė Tribunalin e Hagės, ia pati liruar vendin deputetit tė tanishėm Ethem Ēeku.

Nė aspektin juridik ėshtė e lejueshme qė njė anėtar i kabinetit qeveritar tė jetė njėkohėsisht edhe deputet i Kuvendit tė Kosovės. Pozitat e dyfishta tė zyrtarėve qeveritarė pritet tė shuhen tek pas zgjedhjeve tė ardhshme parlamentare. Kėshtu parashihet me dispozitat kalimtare tė Kushtetutės sė Kosovės.

Deri nė zgjedhjet e reja mbetet nė vullnetin e qeveritarėve nėse duan ose jo t’i lirojnė karriget nė Kuvend.

Ministrat e PDK-sė tė paktėn tash kanė ku tė marrin shembull. Ata tė LDK-sė kanė pasur rastin qė ta demonstrojnė tė njėjtin veprim pas zgjedhjeve tė fundit lokale, por nuk e kanė bėrė kėtė gjė.

Ministri pėr Tregti dhe Industri, Lutfi Zharku nuk ėshtė treguar i gatshėm qė ta mbajė vetėm postin nė Qeveri, por e ka marrė edhe postin e deputetit pas fitores sė Agim Veliut pėr kryetar tė Komunės sė Podujevės.
Koha Ditore / Koha.net
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė