Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-02-10, 16:54   #19
bert
 
Avatari i bert
 
Anėtarėsuar: 31-05-09
Postime: 1,293
bert i vlerėsuar mirė
Gabim ku do ti punosoje qeveria e kosoves gjithe kta njerez qe nenshkruan ti ktheje ktu?

S'ka heqje vizash pa riatdhesimin e kosovarėve
Europa e Lire/ Shekulli Online | 14/02/2010 | Rajoni | 0 KOMENTE | SHARE | -+
Qeveria e Kosovės po pėrmbyll marrėveshjet pėr riatdhesim me tė gjitha vendet e BE-sė. Riatdhesimi i kosovarėve me status tė parregulluar nė vendet perėndimore, ėshtė njė nga kushtet bazė nė procesin e liberalizimit tė vizave. Pavarėsisht kėsaj, grupet e tė drejtave tė njeriut e kundėrshtojnė procesin e riatdhesimit, pėr shkak tė gjendjes sė rėndė ekonomike e sociale nė Kosovė.
Kosova ka nėnshkruar marrėveshjet pėr riatdhesim me Francėn, Belgjikėn dhe Zvicrėn. Nė proces e sipėr janė tė tjera marrėveshje me shtetet evropiane, ku janė tė strehuar qindra mijėra kosovarė.
Riatdhesimi nga ana e autoriteteve kosovare, ėshtė i pranueshėm, meqė shihet si njė nga hapat kryesor drejt liberalizimit tė vizave.
Artan Duraku, nga Ministria e Punėve tė Brendshme, shpjegon:
"Nė procesin e liberalizimit, kriteri kryesor ėshtė riatdhesimi dhe kjo nėnkupton se duhet tė nėnshkruhen marrėveshjet e riatdhesimit me gati tė gjitha shtetet e BE-sė, me ato qė na kanė njohur".
"Ndėrsa, me ato qė nuk na kanė njohur, jemi duke e pėrgatitur rregulloren e brendshme ligjore dhe ėshtė duke u bėrė gati ligji pėr riatdhesim. Pritet sė shpejti tė nėnshkruhen marrėveshjet me Gjermaninė, Suedinė, Danimarkėn dhe Norvegjinė".
Riatdhesimi nėnkupton kthimin me vullnet, apo tė detyrueshėm, tė shtetasve kosovarė nga vendet pėrkatėse.
Derisa autoritetet e shohin kėtė si njė hap mė afėr liberalizimit tė vizave, organizatat pėr tė drejtat e njeriut ngrenė zėrin se me kėtė veprim po shkelen tė drejtat e njeriut.
Ka qenė vetė komisionari pėr tė Drejtat e Njeriut i Kėshillit tė Evropės, Tomas Hamarberg, ai qė ka kėrkuar nga BE-ja, qė tė mos i bėjė presion Prishtinės pėr tė pranuar fluks tė madh tė azilkėrkuesve.
"Kam qenė i shqetėsuar nė lidhje me kėto zhvillime, dhe nga bisedat qė pata nė Kosovė, vetėm sa mė ėshtė pėrforcuar ky shqetėsim. Ne kemi njė situatė ku brenda Kosovės ende janė rreth 20 mijė tė zhvendosur, tė cilėt ende nuk mund tė kthehen nė shtėpitė e tyre".
"Kemi krizė nė tė dy kampet nė veri. Kemi njė papunėsi nė shkallė prej 50 pėr qind. Nuk ėshtė koha pėr njė kthim tė tillė", ka thėnė gjatė njė vizite qė i ka bėrė Kosovės, Tomas Hamarberg.
Nė tė njėjtėn frymė shprehen edhe aktivistėt kosovarė pėr tė drejtat e njeriut.
Behxhet Shala nga Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut, thotė se marrėveshjet kryesisht janė tė imponuara, ndėrsa Kosova nuk ka kushte pėr t'i pranuar shtetasit e saj.
"Kosova me gjendje tė rėndė ekonomike-sociale, me njė pa-perspektivė, me mungesė tė njė strategjie pėr hapjen e vendeve tė reja tė punės, nuk ka kurrfarė kapaciteti pėr tė pranuar numėr kaq tė madh refugjatėsh, ngase ka probleme me vetė qytetarėt e saj qė janė kėtu".
"Ne vlerėsojmė se ėshtė njė shkelje e rėndė e tė drejtave tė njeriut, ngase nga njė situatė, ku e kanė tė siguruar njė ekzistencė, qoftė ajo minimale, po i sjellin nė njė situatė ku nuk kanė tė siguruar asgjė ", thekson Shala.
Ministria e Punėve tė Brendshme, e cila i nėnshkruan marrėveshjet, nuk i merr parasysh rrethanat se ku do tė kthehen refugjatėt.
Artan Duraku thotė se puna e tyre ėshtė qė tė vėrtetojnė se personi qė do kthehet, ėshtė shtetas kosovar.
"Ne verifikojmė shtetėsinė e tė kthyerve dhe nėse vėrtetojmė se ai person qė do tė kthehet, ėshtė shtetas i Kosovės, atėherė e japim dritėn e gjelbėr".
"Ndėrkohė, vepron Ministria e Punės dhe e Mirėqenies Sociale dhe pushteti lokal. Ky proces ėshtė duke vazhduar me vite tė tėra. Deri mė tash nuk kemi hasur nė vėshtirėsi tė mėdha dhe besojmė se do tė vazhdojmė me ritėm tė njėjtė", thotė Duraku.
Duraku shpjegon se ēdo vit pranojnė rreth tre mijė persona, tė cilėt kthehen pa vullnetin e tyre nga shtetet evropiane.
Eksperti pėr ēėshtje tė integrimeve evropiane, Avni Mazreku, thotė se procesi i riatdhesimit dhe ai i liberalizimit bien ndesh me njėri-tjetrin.
Por, sipas tij, nėse Kosova do tė shkojė pėrpara nė procesin e regjimit tė lirė tė vizave, nuk bėn pa marrėveshjet pėr riatdhesim.
"Normalisht qė dikush nga ky kontingjent i madh i njerėzve qė jetojnė jashtė vendit, do tė duhej tė rregullonte statusin e tij legal. Pa rregullimin e kėtij statusi, asnjė qeveri nuk mund t'i qaset rregullimit tė pozitės sė tyre".
"Prandaj, normalisht qė pėr ne, si kosovarė, pėr ekonominė mė tė varfėr evropiane, kjo ēėshtje ka pasoja tė kėtilla, mirėpo ėshtė nevojė e domosdoshme, qė tė rregullohet ky status", vlerėson Mazreku.
Por, aktivistėt pėr tė drejtat e njeriut alarmojnė se ata tė kthyer, qė nuk mund tė integrohen nė shoqėrinė kosovare, do tė kėrkojnė sėrish rrugė pėr tė dalė jashtė vendit, qoftė edhe nė mėnyrė ilegale.
Ata apostrofojnė si shembull negativ, rastin tragjik nė lumin "Tisa", ku disa kosovarė humbėn jetėn nė lumė, nė pėrpjekje pėr tė kaluar ilegalisht kufirin Serbi - Hungari.
__________________
love is beautiful and has no price
bert Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė