Bizneset e Kosovės, lamtumirė CEFTA-s
Bizneset nga Kosova qė nga shpallja e pavarėsisė janė duke i humbur miliona euro pėr shkak se Serbia dhe Bosnja, nuk i lejojnė qė nė vendet e tyre tė hynė produkte me logo tė Republikės sė Kosovės. Nėnkryetari i Odės Ekonomike tė Kosovės (OEK), Safet Gerxhaliu, ka deklaruar se Kosova duhet tė pėrpiqet qė ta fitojė betejėn e CEFTA-s, nė tė kundėrtėn, humbja e kėsaj beteje pėr shtetin mė tė ri do tė thotė humbje e madhe.
Nėnkryetari i Odės Ekonomike tė Kosovės (OEK), Safet Gerxhaliu, ka ftuar institucionet e Kosovės qė tė mendojnė mirė se ēfarė duhet tė ndėrmarrin pėr problemin me tė cilat po ndeshet Kosova nga shpallja e pavarėsisė me CEFTA-n.
Ėshtė koha qė tė kemi nj qasje tė re nė rrafshin diplomatik dhe nė atė tė lobimit, sepse ky ėshtė njė proces angazhimi dhe jo neglizhencė, CEFTA ėshtė njė betejė e rėndėsishme pėr neve si shtet, ka theksuar ai pėr gazetėn.
Gerxhaliu nuk e sheh tė arsyeshme qė Kosova tė rrijė nė CEFTA pa asnjė pėrfitim, skemi nevojė qė tė jemi pjesė e njė organizate dhe tė rrimė aty, falė, ka porositur ai.
Kosova duhet tė pėrpiqet qė ta fitojė betejėn e CEFTA-s, nė tė kundėrtėn, sipas ekspertit Gerxhaliu, humbja e kėsaj beteje pėr shtetin mė tė ri do tė thotė humbje madhe.
Serbia me gjithė arsenalin e vet, do tė pėrpiqet qė Kosovėn ta pengojė nė proceset integruese dhe nėse ajo do tė mund ta fitoj betejėn pėr CEFTA, nuk do tė ishte njė gjė e mirė pėr neve, ka vlerėsuar ai.
Edhe drejtori i Klubit pėr Politikė tė Jashtme (KPJ), Ylli Hoxha, ka deklaruar se problemet e Kosovės me CEFTA-n kanė bėrė qė tė bien investimet e huaja direkte dhe rritet deficiti tregtar.
Opstrukcionet qė bėhen nga ana e Serbisė fillojnė po kanė efektin e vet ekonomik brenda Kosovės, gjendja ėshtė e paqėndrueshme Kosova po ngulfatet kurse Serbia po zė pozicion statik, ka thėnė ai.
Ndėrsa redaktorja e buletinit tė Periskopisė Besa Luci, ėshtė shprehur se investimet nė Kosovė kanė pasur rėnie, nga viti nė vit, pėr shkak tė cetfat dhe sipas saj, institucionet e Kosovės, duhet tė marrin vendim qė tė bėjnė bllokadė pėr Serbinė.
Ndryshe qė nga shpallja e pavarėsisė para dy viteve, Kosova po pėrballet me probleme rreth pjesėmarrjes sė saj nė takimet e CEFTA-s , kryesisht me dy shtete Serbinė dhe Bosnje Hercegovinėn. Kėtė vit kryesuese e sekretariatit tė CEFTA-s ėshtė Serbia.
Telegrafi
UNMIK-u jep shenja pėr lejimin e rindėrtimit nė Lagjen e Boshnjakėve
Administrata e UNMIK-ut qė ende ėshtė pėrgjegjėse pėr pjesėn veriore tė Mitrovicės, ka treguar shenja tė fleksibilitetit sa i pėrket procesit tė rindėrtimit tė shtėpive qė janė djegur e shkatėrruar gjatė luftės nė atė pjesė tė qytetit, shkruan sot Koha Ditore.
Sė paku, kėshtu pohojnė disa nga banorėt shqiptarė tė veriut, tė cilėt kanė takime tė rregullta me zyrtarėt e misionit tė OKB-sė nė atė pjesė tė lumit Ibėr.
Adem Mripa, pėrfaqėsues i Lagjes sė Boshnjakėve, thotė se zyrtarėt e administratės sė UNMIK-ut nė veri kanė kėrkuar qė tė bėhet njė listė e shtėpive tė djegura dhe tė shkatėrruara nė luftė, me qėllim tė rindėrtimit tė tyre. Ai thotė se ka marrė vetė pėrsipėr qė tė merret me kėtė ēėshtje dhe tashmė ka dorėzuar njė regjistėr prej 52 banorėve qė kanė shtėpitė e djegura, por thekson se ende ka vėshtirėsi nė kėtė proces.
Sipas tij, deri tani zyrtarėt e UNMIK-ut nuk janė marrė shumė me rindėrtimin e shtėpive shqiptare nė kėtė lagje tė veriut.
Mripa thotė se ish-administratori i UNMIK-ut, Gerard Galluci, i njohur me qėndrime kontroverse, i kishte thėnė njė herė se nė kėtė lagje ekziston njė vijė e kuqe, mbi tė cilėn shqiptarėt nuk mund tė rindėrtojnė shtėpitė e tyre.
Sipas tij, moslejimi i shqiptarėve pėr tė rindėrtuar shtėpitė ka ndikuar qė gjatė kėsaj kohe ata tė detyrohen ti shesin pronat e tyre.
Nė tė njėjtėn kohė, serbėt janė lejuar qė nė pronat e blera nga shqiptarėt tė ndėrtojnė objekte pėr banim kolektiv, ku janė vendosur edhe refugjatė serbė nga Bosnja dhe Kroacia.
Nė anėn tjetėr, zyrtarėt e UNMIK-ut e kanė lejuar deri tani nė kėtė lagje ndėrtimin e sė paku 9 objekteve tė larta kolektive tė ngritura nga serbėt, ku janė vendosur shumė familje, duke u ndryshuar pėrbėrja etnike e lagjes.
Mripa sqaron se qe dhjetė vjet pėr banorėt aty nuk ėshtė bėrė gjė sa i pėrket rindėrtimit, duke pėrmendur si pėrjashtim, vitin e kaluar kur me ndihmėn e komunės dhe qeverisė vendore ėshtė bėrė e mundur qė tė rindėrtohen pesė shtėpi.
Gazeta, me gjithė pėrpjekjet, nuk ka mundur tė marrė deklaratė nga zyrtarėt e UNMIK-ut qė janė tė pėrqendruar kryesisht nė veri tė Mitrovicės.
Nė anėn tjetėr, zyrtarėt komunalė nė Mitrovicė thonė se procesi i rindėrtimit do tė vazhdojė nė tė gjitha pjesėt ku ka shtėpi tė djegura nga koha e luftės. Rasim Veseli, drejtor pėr Infrastrukturė dhe Shėrbime Publike, thotė se komuna me ndihmėn e qeverisė ashtu si nė vitin e kaluar do tė pėrkrahė procesin e rindėrtimit nė mėnyrė qė tė gjithė tė zhvendosurit tė kenė mundėsi qė tė kthehen nė shtėpitė e tyre. Sipas tij, ku proces nuk ka tė bėjė fare me politikėn, por ėshtė njė projekt pėr tė krijuar kushte mė tė mira pėr tė gjithė qytetarėt pa dallim tė pėrkatėsisė sė tyre etnike.
Koha.net