Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-02-10, 17:37   #691
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Dėshtimi me targa

Ka dėshtuar prodhimi i targave tė reja me stemėn e Kosovės, pėr shkak tė tenderit. Qytetarėt po presin me javė sėrish pėr targat e vjetra. Por, as tė tilla nuk ka. Procesi i pajisjes me targa ėshtė bllokuar. Tash, MPB-ja thotė se ka filluar furnizimi i qendrave tė regjistrimit me targa tė vjetra, pas disa problemeve teknike.

Qytetarėt qė kanė blerė vetura tė reja, kanė mbetur pa targa. Radhėt e gjata para qendrave tė regjistrimit janė larguar pėrkohėsisht. Tė paktė janė ata njerėz qė marrin targa KS. Ka qytetarė qė presin tash e njė muaj pėr tė marrė njė palė tabela pėr veturė. Ata qė janė mė pak tė durueshėm kanė filluar tė ngasin makinat edhe pa targa.

Krejt ky kaos i ka rrėnjėt nė fund tė vitit 2009. Asokohe ishte ndėrprerė prodhimi i targave KS. Ishte paralajmėruar se do tė dalin targat e reja me stemėn e Republikės sė Kosovės. Por, duket se Ministria e Punėve tė Brendshme u bė pishman. Ajo ka autorizuar pėrsėri kompaninė pėr prodhimin e targave qė tė vazhdojė me targa tė vjetra.

F.S. pothuajse ēdo ditė pune vjen nė Qendrėn e Regjistrimeve nė Prishtinė. Nė 20 ditėt e shkruara ai ka marrė gjithmonė tė njėjtėn pėrgjigje: “Hajde nesėr se sot nuk ka tabela”.

Megjithėkėtė, ai shpreson se deri nė fund tė javės, mė nė fund do t’i ketė targat e veturės. “Deri nė fund tė javės na kanė thėnė qė nuk mund t’i merrni targat”, rrėfen F.S. nga Prishtina, i cili nuk pranon tė flasė me emėr, nga frika se dikush mund t’ia shtyjė deri nė pafundėsi marrjen e targave.

Por, sipas kėshilltarit tė ministrit tė Punėve tė Brendshme, Fisnik Rexhepi, pėr kėtė nuk ka nevojė tė shqetėsohet askush. Sipas tij, periudha kur nuk janė prodhuar targat, ka kaluar. Rexhepi shpjegon se ka pasur vetėm reduktime tė targave, po jo edhe vonesa

“Tė gjitha qendrat e regjistrimit tė automjeteve i kemi furnizuar me sasi tė mjaftueshme me targa, derisa tė fillojmė me targa tė reja”, vlerėson ai.

Sipas tij, kompania qė ka qenė e ngarkuar pėr prodhimin e targave nuk ka pasur mundėsi tė plotėsojė kėrkesat e shumta tė qytetarėve pėr t’u pajisur me targa.

“Tash ėshtė tejkaluar ajo dhe tė gjitha qendrat e regjistrimit tė automjeteve i kemi furnizuar me sasi tė mjaftueshme targash”, shton Rexhepi. Kompania do tė vazhdojė tė prodhojė targa tė vjetra deri nė fund tė kėtij viti, kur pritet tė dalin targat e reja me stemėn e Republikės sė Kosovės.

Megjithėkėtė, ata qė ende nuk kanė pasur fatin tė marrin as targa tė reja, e as tė vjetra, po vazhdojnė t’i ngasin veturat e tyre pa targa, me rrezikun se mund tė dėnohen nga policia. E, policia ėshtė shumė rigoroze. Atyre nuk iu intereson nėse qendrat e regjistrimit kanė apo nuk kanė targa tė mjaftueshme pėr qytetarėt.

Zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės, Baki Kelani thotė se edhe nė raste tė tilla nuk do tė ketė pėrjashtime. Sipas tij, ligji do tė zbatohet nė tė gjitha rastet. “Nė momentin qė njė qytetar shihet pa targa, ai do tė dėnohet”, paralajmėron Kelani.

Sipas tij, mospajisja me targa tė veturave nuk ėshtė problem i Policisė sė Kosovės. “Ēdo rast konkretisht nė ēdo veturė tė ēdo ngasės, i cili bėn shkelje ligjore dhe nuk iu pėrmbahet rregullave tė trafikut, edhe nė kėtė rast tek automjetet tė cilat nuk posedojnė targa, ėshtė procedura ligjore qė i sanksionon personat qė nuk posedojnė targa”, vlerėson ai.

Gjatė dy viteve tė shkuara, Ministria e Punėve tė Brendshme kishte premtuar se do tė dalin me targa tė reja. Ato me vite ndėrruan formė, ngjyrė dhe stema. Tash ėshtė hera e tretė qė paralajmėrohet njė shtyrje e re. Deri mė sot zyrtarėt e kėsaj ministrie nuk kanė pranuar qė bėhet fjalė pėr probleme politike, por gjithmonė teknike.
Gazeta expres
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante