Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
|
Titulli: Intervistat e Hashim Thaqit qe nga viti 2001 e deri me tani...
Thaēi: "Periudhė vendimesh historike"
"Derisa para dy vitesh Kosova e shpalli pavarėsinė, e fitoi statusin e vendit tė pavarur, sovran dhe demokratik, sot lirisht mund tė them se Kosova ka pėrfituar me perspektivėn evropiane", thotė pėr Radion Evropa e Lirė, kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti kryeministėr, dy vjet nga shpallja e pavarėsisė sė Kosovės, si do ta vlerėsonit kėtė periudhė, po ti bėnit njė bilanc?
HASHIM THAĒI
Dua tė theksoj se kjo periudhė ka qenė periudha e vendimeve historike pėr vendin tonė, e shpalljes sė pavarėsisė, e konsolidimit tė shtetit tonė, e vėnies sė ligjshmėrisė, e angazhimeve tė gjithanshme nė kuptimin edhe tė reformave, qoftė nė politikė qoftė nė ekonomi, qoftė nė legjislacion, si dhe periudhė e perspektivės evropiane.
Kosova ka pėrfituar 65 njohje tė fuqishme ndėrkombėtare. Ėshtė anėtarėsuar nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar dhe nė Bankėn Botėrore.
Gjithashtu, jemi nė prag tė anėtarėsimit edhe nė Bankėn pėr Zhvillim dhe Rindėrtim Evropian. Pra, Kosova ėshtė duke ecur nė trendet e sigurta tė angazhimeve integruese, edhe nė NATO, edhe nė Bashkim Evropian.
Derisa para dy vitesh Kosova e shpalli pavarėsinė, e fitoi statusin e vendit tė pavarur, sovran dhe demokratik, sot lirisht mund tė them se Kosova ka pėrfituar me perspektivėn evropiane, qė i ėshtė dorėzuar nga Komisioni Evropian; e ka fituar statusin e vendit evropian.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Pėrmendėt 65 vendet qė e kanė njohur Kosovėn. Disa thonė se ky numėr pėrfaqėson peshėn, pra kualitetin. Por, ka tė tjerė qė thonė se kjo dinamikė nuk ėshtė e mjaftueshme. Ju ēfarė mendoni?
HASHIM THAĒI
Nuk duhet shikuar nė numra njohjet e pavarėsisė sė Kosovės, duhet shikuar edhe kush e ka njohur pavarėsinė e Kosovės - e kanė njohur vendet mė tė fuqishme, megjithėse duhet tė kemi respekt pėr secilin vend.
Pra, pesha e njohjeve ėshtė shumė e fuqishme, ajo e ka fuqizuar shtetin e Kosovės. Nė tė njėjtėn kohė, duhet tė potencoj se njohjet i kanė pasur edhe vėshtirėsitė e veta, nė veēanti apelin e Serbisė nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė.
Prandaj, dua tė besoj se edhe para opinionit tė shprehur nga Gjykata Ndėrkombėtare, do tė kemi njohje tė reja, por do tė vazhdojnė njohjet e tjera edhe pas opinionit, qė nuk do tė jetė obligativ i Gjykatės Ndėrkombėtare. Dhe, ky opinion ne duam tė besojmė pa pretendime politike, se nuk do tė jetė krejt bardh e zi, por do tė jetė nė pėrputhshmėri me realitetin nė Kosovė.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Prisni ndonjė mendim tė prerė nga Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė?
HASHIM THAĒI
Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė nuk jep ndonjė vendim tė prerė. Ajo shpreh opinionin pėr ēėshtjen e caktuar, njė opinion ky jo obligativ.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti kryeministėr, integrimi i veriut tė vendit vazhdon tė jetė njė sfidė jo e lehtė. Sė fundi, ėshtė diskutuar shumė pėr njė strategji integruese. Cilėt janė mekanizmat qė do t'i shfrytėzoni pėr jetėsimin e saj?
HASHIM THAĒI
Mė nė fund, pas dhjetė vitesh, institucionet e vendit tonė, pra Qeveria e Kosovės dhe ato ndėrkombėtare, kanė hartuar njė plan gjithėpėrfshirės pėr veriun e Mitrovicės, plan ky qė parasheh katėr pika; e para, sundimi i ligjit, e dyta ėshtė formimi i komunės sė re nė veri tė Mitrovicės, pastaj organizimi i zgjedhjeve tė lira nė tri komuna, Leposaviq, Zveēan, Zubin-Potok, po nė tė njėjtėn kohė edhe angazhimi socio-ekonomik, pra angazhimi pėr zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve tė reja tė punės, rritjen e mirėqenies sociale dhe nė kėtė drejtim Qeveria e Kosovės do tė ndajė edhe njė fond tė veēantė.
Dua tė besoj se ky angazhim do tė jetė shumė i vendosur, me gjithė pengesat, me tė cilat mund tė ballafaqohemi nė kėtė proces jashtėzakonisht tė rėndėsishėm tė vėnies sė ligjshmėrisė, normalitetit, stabilitetit dhe pretendimeve pėr zhvillim ekonomik.
Pra, do t'i shfrytėzojmė tė gjithė mekanizmin tonė ligjor dhe demokratik.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Ka ndonjė afat kohor pėr jetėsimin e kėsaj strategjie?
HASHIM THAĒI
Gjėrat aty kanė qenė tė ngatėrruara tash e dhjetė vite, por afati ėshtė qė tė fillohet shumė shpejt.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti kryeministėr, vitin qė lamė pas, Serbia,Mali i Zi dhe Maqedonia u shpėrblyen me liberalizim vizash, ndėrsa Kosova ka mbetur, thėnė kushtimisht, nė listėn e pritjes. Pse mendoni se ndodhi kėshtu?
HASHIM THAĒI
Duhet kuptuar se edhe Maqedonia tash e 18 vite merret me tranzicionin demokratik, ndėrsa ne, tash e dy vite e kemi shpallur pavarėsinė.
Mali i Zi, gjithashtu, merret me tranzicionin demokratik qė nga rėnia e komunizmit.
Por, edhe Serbia me kėto angazhime, tė cilat ėshtė duke i bėrė nė kuptimin e njė veprimi afirmativ, pėr ta afruar Serbinė drejt Bashkimit Evropian, Brukseli ka lėvizur nė qasjen ofruese dhe jo refuzuese.
Prandaj, kėto dy vite pėr shtetin e Kosovės kanė qenė jashtėzakonisht tė rėndėsishme, sepse ne kemi fituar nga raporti i progresit perspektivėn evropiane, njė perspektivė kjo qė disa vende tė rajonit nuk e kanė fituar pėr 15 vite me radhė.
Pra, perspektiva e Kosovės ėshtė perspektivė evropiane dhe sa mė tepėr qė tė jenė vendet e rajonit nė strukturat euroatlantike, aq mė shpejt edhe Kosova do tė jetė nė NATO dhe nė Bashkimin Evropian.
Duhet kuptuar gjithė njė gjė: Kosova ėshtė vendi i fundit nė rajon qė e ka fituar lirinė; Kosova ėshtė vendi i fundit nė rajon qė e ka fituar dhe shpallur pavarėsinė; Kosova ėshtė nė proces shtet-ndėrtimi, prandaj angazhimet 18- vjeēare tė disa vendeve tė rajonit nė tranzicion, nuk mund tė krahasohen me dy vite tė shtetit tonė, qė, gjithashtu, jemi duke e kaluar procesin e tranzicionit dhe tė reformave demokratike.
Por, njė gjė ėshtė e sigurt, Kosova shumė shpejt dhe nuk do tė jetė e fundit qė do tė jetė pjesė e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian. Pėrkundrazi, Kosova ėshtė storie e suksesit tė plotė.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti kryeministėr, si tė tillė, e shihni Kosovėn afėr apo larg integrimeve evropiane dhe euroatlantike nė pėrgjithėsi?
HASHIM THAĒI
Kosova kurrė ndonjėherė nuk ka qenė mė afėr integrimit nė NATO dhe nė Bashkim Evropian. Ky ėshtė zotim, ky ėshtė vizioni dhe ky ėshtė qėllimi, i cili do tė realizohet shpejt. Pra, Kosova shumė shpejt do tė jetė pjesė e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Nė planin e brendshėm, ka disa muaj qė koalicioni qeverisės midis partisė tuaj dhe Lidhjes Demokratike tė Kosovės, ėshtė shndėrruar nė temė debatesh, madje edhe ndėrmjet pėrfaqėsuesve tė partive tė partnerėve tė koalicionit. Ju vetė keni paralajmėruar riformatizimin e pėrbėrjes sė Qeverisė. Kur do ta bėni kėtė?
HASHIM THAĒI
Dua tė theksoj se riformatizimi ka filluar nga dorėheqja ime si deputet nė Kuvendin e Republikės sė Kosovės dhe do tė vazhdojė me hapa gradualė, tė kujdesshėm, tė matur dhe efektivė.
Ky riformatizim, apo rifreskim, ndodh, mund tė them, me integrimin e njerėzve nga kategori tė caktuar tė shoqėrisė ēdo ditė nė institucionet dhe Qeverinė e Kosovės. Ndėrsa, angazhime konkrete pres nė javėt e ardhshme.
Ne kemi njė bashkėpunim tė shkėlqyeshėm me partnerin e koalicionit, mund tė ketė zėra tė ndryshėm jo-ndikues nė kėtė ēėshtje. Prandaj, koalicioni ka efektivitet nė punė, ka angazhime tė pėrbashkėta shtet-ndėrtuese, por edhe tė pėrgjegjėsive pushtetare.
Ėshtė e vėrtetė qė ky koalicion ėshtė bėrė pėr interesa tė shtetit, po edhe pėr ndarjen e pėrgjegjėsive tė pushtetit. Ėshtė njė bashkėpunim i mirė, efektiv i suksesit tė koalicionit, tė shtetit tonė.
Ndėrsa, duhet kuptuar dhe ndarė fushatat elektorale nė nivel lokal nga funksionimi efektiv i institucioneve nė nivel qendror.
Pra, institucionet kanė mandat tė plotė, zgjedhjet do tė organizohen nė vitin e ardhshėm nė kohė tė rregullt, nė afatin e rregullt kushtetues
|