Mė shumė kontroll ndaj Qeverisė sė Kosovės
Pėrderisa Qeveria gjermane mundohet tė ruajė mirėsjelljen, ish-sekretari i shtetit gjerman pėr Evropėn, Gernot Erler, kritikon Qeverinė e Kosovės. Ai kėrkon mė shumė kontroll ndaj aktiviteteve ekonomike tė qeveritarėve.
Duke e vlerėsuar gjendjen nė Kosovė, dy vjet pas shpalljes sė pavarėsisė Erler, nė njė intervistė pėr radion Deutsche Welle, ka thėnė se, pozitiv ėshtė fakti qė nuk ka pasur ndonjė ngjarje dramatike negative,
Por nė anėn tjetėr, Erler thotė: Kemi 45 pėr qind papunėsi, numri i investimeve nga jashtė ėshtė shumė i vogėl, kultura e ndėshkimit tė krimit mungon, gjė qė e solli ambasadorin amerikan para disa kohėsh tė fliste pėr rrezikun e njė shteti tė dėshtuar.
Pėr fat tė keq konstatojmė se ka qenė e gabuar pritja se shumė probleme do tė zgjidheshin vetvetiu, pas zgjidhjes sė statusin. Ne duhet tė shikojmė me kujdes, se ēfarė bėn kjo qeveri dhe para sė gjithash, cilat janė aktivitet e saj nė jetėn ekonomike. Kėtu kemi disa shembuj qė na e kanė ulur besimin ndaj Qeverisė dhe na detyrojmė tė ushtrojmė mė shumė kontroll ndaj saj, ka thėnė Erler.
Erler ka pėrmendur faktin se, ka shumė gazeta qė shkruajnė pėr aktivitetet ekonomike tė anėtarėve tė Qeverisė, disa prej tė cilave nuk janė brenda kuadrit ligjor.
Ajo ēka konstatoj unė ėshtė se shpresat e varura tek EULEX-i ishin shumė mė tė mėdha se sa ėshtė arritur tani dhe se nė disa pjesė tė Kosovės krime tė tilla si dhuna, korrupsioni, mashtrimi, tė cilat nuk ndėshkohen. Kjo ėshtė diēka vendimtare dhe parakusht pėr tė krijuar besimin tek popullsia. Prandaj duhet rritur kontrolli ndaj Qeverisė, ka thėnė ai.
Telegrafi
(S)Ka nevojė pėr strategji lobimi
Nė Prishtinė ekzistojnė mendime tė kundėrta nė lidhje me formėn e lobimit pėr njohjen e shtetit tė Kosovės. Autoritetet thonė se ska nevojė pėr njė strategji tė fiksuar lobimi, kurse forcat nė opozitė pohojnė tė kundėrtėn.
Lidershipi i Kosovės ka paralajmėruar kėto ditė, nė disa raste, shtimin e njohjeve ndėrkombėtare tė Kosovės pas procesit nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė.
Opozita dhe shoqėria civile i bėjnė thirrje Ministrisė sė Jashtme dhe Qeverisė qė tė hartojė njė strategji pėr mėnyrėn e lobimit menjėherė pas procesit nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, pavarėsisht nėse do tė ketė njė mendim pozitiv, neutral apo edhe nė rastin mė tė keq, negativ pėr pavarėsinė e Kosovės nga kjo instancė ndėrkombėtare e drejtėsisė.
Mirėpo, Albana Beqiri, zėdhėnėse nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme, thotė se nuk ka nevojė pėr njė strategji tė tillė, pasi qė, sipas saj, nuk pritet mė valė njohjesh nė bllok nga njė numėr i shteteve pėrnjėherė, por njohje nga vendet qė kanė vendosur qė ta respektojnė GJND-nė para se tė marrin vendimin pėr tė njohur shtetin mė tė ri.
Nuk mund tė kemi njė strategji, sepse Ministria e Jashtme pėrditė ndeshet me lobim. Nuk mund tė kemi njė strategji uniforme lobuese pasi qė vendet, tė cilat e kanė pasur interes tė tyre parėsor Kosovėn, tashmė e kanė kryer procesin e njohjes dhe ne, nė asnjė rast nuk mundemi qė edhe vendeve tjera tua ofrojmė tė njėjtėn strategji, do ta quaja, uniforme tė lobimit, thotė Albana Beqiri.
Njė mendim tė kundėrt me zyrtaren e Ministrisė sė Jashtme shpreh Ibrahim Gashi nga Aleanca Kosova e Re.
Sipas Gashit, diplomacia kosovare ka nevojė pėr njė strategji, e cila do tė pėrfshinte nė vete edhe figura vendore e ndėrkombėtare nė shėrbim tė rritjes sė numrit tė njohjeve.
Nė radhė tė parė duhet tė ketė njė strategji pėr ta rritur numrin e njohjeve. Strategji, e cila nė vete do tė duhej tė pėrmbante angazhimin e gjithė resurseve, potencialit qė ka, edhe vendor edhe ndėrkombėtar,qė do tė mund tė angazhohej nė lobim. Kurse, Ministria e Punėve tė Jashtme do tė duhej tė ishte njė koordinatore qė tė mblidhte tė gjithė ata faktorė relevantė qė mund tė ndikojnė nė rritjen e numrit tė njohjeve, thekson Gashi.
Deputeti i AKR-sė, Ibrahim Gashi, i sugjeron Ministrisė sė Jashtme tė jetė mė shumė e pranishme edhe nė tryeza e forume tjera rajonale, apo tė karakterit mė tė gjerė ndėrkombėtar, nė mėnyrė qė nė ēdo forum tė dėgjohet edhe zėri i shtetit tė Kosovės.
Ndėrkohė, Ylli Hoxha drejtor ekzekutiv i Klubit pėr Polikė tė Jashtme, thotė se vendimi i GJND-sė do tė jetė njė moment shumė i rėndėsishėm pėr Kosovėn dhe procesin e njohjeve.
Por, Hoxha shprehet skeptik se lidershipi i Kosovės ėshtė i pėrgatitur pėr fazėn pas GJND-sė, pavarėsisht se premton njohje tė reja.
Dy vitet e kaluara kemi parė se kemi lidership, i cili ėshtė i paaftė ti zbatojė premtimet e veta, ėshtė i paaftė qė ta pėrmbyllė njė proces ndėrkombėtar i cili ėshtė i domosdoshėm jo vetėm pėr pozicionin tonė ndėrkombėtar por edhe pėr funksionalitetin e brendshėm tė Kosovės. Bukur shpesh ato paralajmėrime tė kėtij lidershipi dalin tė zbehta, pa ndonjė rezultat, thotė Hoxha.
Opozita dhe shoqėria civile i kanė rekomanduar disa herė Qeverisė qė tė angazhojė personalitete ndėrkombėtare qė kanė ndihmuar nė krijimin e shtetit tė Kosovės, edhe nė procesin e lobimit pėr njohje.
Por, nga Ministria e Jashtme thonė se tashmė ka njė numėr ndėrkombėtarėsh qė lobojnė aktivisht pėr kėtė qėllim, por ata nuk preferojnė qė tu pėrmenden publikisht emrat.
Nė dyvjetorin e pavarėsisė, Kosova numėron 65 njohje ndėrkombėtare.
Kurse, njė moment i rėndėsishėm pėr shtimin e kėtij numri, sipas zyrtarėve mė tė lartė vendorė, do tė jetė pėrfundimi i procesit nė GJND.
Radio Evropa e Lirė
Elektrokosmet dhe Elektroprivreda Srbije vjedhin KEK-un
Prishtinė, 18 shkurt - Korporata Energjetike e Kosovės u bėri thirrje qytetarėve tė pjesės veriore tė Mitrovicės tė mos bėjnė asnjė pagesė pėr faturat e pranuara nga kompanitė Elektrokosmet dhe Elektroprivreda Srbije pasi qė KEK-u ėshtė operatori i vetėm i licensuar i sistemit tė shpėrndarjes dhe furnizimit me energji elektrike pėr tė gjithė territorin e Kosovės.
KEK-u pėrmes njė njoftimi pėr media njoftoi se nė muajt e fundit KEK-u ka mėsuar se dy entitete tė pa licencuara, qė nuk janė kompani tė regjistruara nė Kosovė, pėrkatėsisht Elektrokosmet dhe Elektroprivreda Srbije (EPS) janė duke operuar ilegalisht nė pjesėn veriore tė Lumit Ibėr.
Sipas KEK-ut, provat e mbledhura tregojnė qartė se Elektrokosmet dhe Elektroprivreda Srbije (EPS) me mbėshtetjen e Elektromrea Srbije janė sė bashku duke kryer aktivitetet e njė operatori tė sistemit tė shpėrndarjes sė energjisė dhe tė furnizuesit tė energjisė pa ndonjė bazė ligjore apo autoritet.
Sipas kornizės ligjore dhe rregullative tė vendosur nė vitin 2004, KEK-u ėshtė operatori i vetėm i licensuar i sistemit tė shpėrndarjes dhe furnizues publik pėr tė gjithė territorin e Kosovės. Asnjė entitet tjetėr nuk ėshtė licencuar tė kryej ndonjėrin prej kėtyre aktiviteteve, thuhet nė njoftim.
KEK-u nė pėrputhje me kėtė vlerėsoi se asnjė pagesė nuk duhet tė bėhet nga shfrytėzuesit e energjisė elektrike nė Kosovė te Elektrokosmet apo EPS, dhe konsumatorėt duhet tė shpėrfillin faturat e pranuara nga kėto entitete.
Sipas KEK-ut, kjo ėshtė njė ēėshtje e sundimit tė ligjit dhe presin qė tė gjitha organet pėr zbatimin e ligjit nė Kosovė tė marrin veprimet e duhura pėr tė siguruar mbajtjen e sundimit tė ligjit.
Koha.net