Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-02-10, 21:45   #2981
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi

Kur shkova nė diell

Shkruan Xhelal Ferizi

nga etja pėr dritė shkova drejt e nė diell
duke ecė me flatra duke ikė nga errsira
dhe sa ma lart,duke ikur ,flutrim, nėpėr qiell
mė doli para rrezėtarja,krahlira
''''''''''''''''
u quente kėshtu pėrcjell’sja e miqve,ajo shoqėruese diellore
qė kishte trup rrezje zemėr rrezje ,e strukturė
si nė shpirtė si nė gjak rrreze,ishte ,ajo rrezatore
ma shkriu vuajtjen tė tokes ,dhe lotin si gurė
kur hyra nė mbretri me njė dėnesje dheu nė,qerpik
me ligj tė tokes sė ftoft,me gjuhė tė pakuptim
mendova se mė shohin urrejteshėm si armik
mė sollėn njė engjull n’ ,pėrkthim
e cila diellit ankesat e mija ia pėrkthen
pėrse un nė tokė nisa e thash pėrse nėpėr krim
pse o diell me ecė po na len
pse o diell pėrse po na nxenė
dhe kur shekuj me fakte i shpalosa toksorė dėshmueshėm me gjak
e letrat e globit me plot njerzore intriga
viktima e foshnjeve tė therrura nė tė shtėpisė prak
e tjera fakte tė liga
''''''''
qė toka i mbanė nė kazanin e saj ferr pa ndėrgjegje
i ushqen,me urrejtje nė mes kombesh e,me urrjetje nė fe
po pse i thash o ju drita jepni privilegje
pse falni ju dritė pėr token me dhe
dhe ata nė njė gjuhė qiellore
rreztare sa e lehtė pėr gjak
si lulja kur lėmon me aromė
e flladi qė frynė ngapak
ashtu disi nė gjak lmueshėm mė fliste
pėrkthimi aq ma gjik ,si fyell
mendova se dikush mė pėshpėriste
si qiellit ndritshėm qė i flet’ ai yllė
mė dhan ujė rreztarė me rreze me pi
pėr gjak mė dhan do lėng drite
dhe rreze si ujė currili
qė nė’ pėr kroje tė arit rrezanish rridhte
atje gjithqka ishte e arit
si kroni si ujė si ato pika
si shiu e dhe rrushi ngjyrė ari
me rreze ishte antika
''''''''''''
dhe mė shtruan nė shtrat dukati me fjetė
do lule plot diell e qė pėshpėrisnin
dhe vuajtje nuk pashė nė at jetė
veq drita qė qdo gjė qėndisnin
me prekė askund nuk prekja
n’ flutrim shkoja me rreze me ari
nga askush mbrapa nuk u ndjekja

atje vetėm paqe kishte
me rreze mė mbahej damari
mandej nė gjuhė tė lashtėsisė
qė e pėrqonin rrezet n’ kuvend
ju thash se jam i etnisė
qė ėsht njė pllėmbė e vendė
atje thash nė troje tė lashta
ku poshtė e shihni at shtresė
ku mė lindi mishi e rrashta
atje u rrita me besė
atje nė trojet e t’ par’ve
ku guri mė njeh n’ meditim
un jam i fisit t’ shqiptarve
qė loti mė rrjedhė nė mėrgim
ma qitni ju thash njė fat
me shije tjera orbite
mė jepni at drit me uratė
tė mos mė blejnė djajt me mite
e token ma kthe me hise
pse gjygj i keq mė ra rrisk
mos me le pa komb e fise
o diell i arit si disk
kėshtu nėpėr gurė rreztarė mahnije
qė i kishin ata si kolor

.....
kam folė me gjuhė etnije
kam prekė dhe diellin me dorė

e kur u shtruen tė mirat
e,kur tė mirat ushqime

erdhen rrezet dorė lirat
pėr miq erdhen n ,shėrbim
o zot sa ,shum ndriqime
shėrbenin me plot argėtim
shtat dit e shtat net rreztare
nė jastek e jorgan n’ pupla ari
shtėpit me i far ere dehė’tare
n’ hapsir,po rrinin mbi bari
njė bari si erė qė ushqehej
me dritė tė lėmueshme me brushė
njė lėvizje e lehtė qė i ndjehej
qdo fije si njė ėngjėllushė
dhe takova tė gjitha shtresat
ju fola pėr tokėn tonė
ju thash se nė shekuj ngatrresat
njė akull pa shpirtė na i shtreson
ai ėsht njė sipėrfaqe
qė mbulon shum gurė e dhe
nuk ka kund manushaqe
i druejn shum kombe e fe

dhe ėsht akull ma i ngriri

qė vjen nga moska e sibiri
.....
ju fola pėr moskė e parisin
berlinin nė hartė e n’ kongres
ua tregova me gjak e lot plisin
dhe prerjen me thik nė besė
e hapin’ tim tė vajtueshem
e fundin tim pa cak
dridhshėm e dėnesshėm pendueshėm
por faktet ua shkrova pa lak
ju thash se nė pragun tonė
kan ardhė lugat e klanorė
ju thash se mbetė jemi vonė
tė lidhur me kėmbė e dorė
kur lotin tim pėr qudi
nė ari e kthenin tue pikė
ngrihej si kokėrr ingji
e shpresen s e,lente me ikė
kėshtu me shum tė mira
tė ėmbla fjalė diellore
kah vinin ėngjėllushat krah’lira
m,pėrkthenin gjuhen arbnore
sa mirė nė shtat dit u ndjeva
me shum ngjyra ,e ,puhi
me rreze tė lėngshme u ushqeva
.....
n , t,pa’fundem,at dritė rrokulli
dhe pashė aty jetė pa gjyqe
ku ari ishte qdo shpirtė
atje nuk kishte kryqe
as gjveshje as prishje e shumfytyrsha tė pėshtirtė

aty gjithqka ishte rreztore

aty gjithqka ishte paqsore

atje nuk kishte vrastarė

tė gjith ishin rrezatarė
atje ishte kullue
jeta me ari plot
atje gurr e krue
prej arit po rrjedhte si vesa
as dhun nuk pashė as hile
veq gaz te dlirtė me dritė
nuk pashė as ujq as skile
n,shpinė,tė tjetrit ,kush s’ish ngritė
.....
tė gjith pa hile punonin

rrezanisht hanin me meritė

atje sa drejt u shkollova
dhe mėsova historinė
qė rrjedhte veq me paqe
qė rrėnjė e kish ingjinė
nuk pashė kund pikė me gjaqe
as hile nė gurė e dhe

atje si manushaqe

shpirti ishte me fe
se qdo gjė ishte ishte ari
as pshtymė nuk kishte nė tjera fe
as gjėmim tė ndoj fije bari
gjithkush pinte vet nė kroje
....
nuk shtyhej askush n mbijetesė

atje tė arit ishin qeshjet e hoje
.....

atje kishte vetem besė
e ftoftsi nuk kishte as uri
se vet ishin veq hoje
as gjak kund nuk ish ngri
se diell ishin nė’ qdo degė
n’ qdo fije kokėrr e fletė
se edhe kokrrat tė vogla nė shegė
prej ari ishin nė jetė
po un kur ju kam folė
nė gjuhė dhimbje e ankimi
kur gjakun ua shpalosa
dhe gjurmė diskriminimi
ju fola pėr komb’ timin
ju thash se nė europė
me pi na e dhan pelimin
gjakun t’ nxanun n’ copė
se laps s’ na lan as leter
se diell s’ na lan me pa
na e shuan hisen,e vjeter
prej t’ drejte na kan nda
e u fola pėr fat timin
me rrudha duke pa nė dorė
a e pres thash ndonjė her gėzimin
.....
me qenė i, lirė arbrorė
e ata me shpresa rreztare
mė mbshtollen tė, gjith me lot
mė dhan dhe njė gastare
me ujė lang rrezesh plot
e, mė, lėmuen ato tė dėshpruara qeliza
e, m, shartuan me rreze shpresė
mė nisen ndėr puhiza
me buzė e vaj un duke dėnesė
.....
se un arsye kisha pėr dėnesje prore

se dhe mė digjej i etnisė dhe

nga gjaku e loti i tokes arbrore

qė derdhej pa fjashme rrėke

prandaj dėnesjet rrezet mi kuptonin

e brushen leht ma kan shprushė

mos qajė mė than leht mė ledhatonin
.....
i biri dardanes tė sė lashtes antike fushė
atje kam pa tė pa anė
liri e fusha e,kroje
atje ndėgjuar ,nuk jan
urrejtjet “me fjalė goje
dhe mua nė krah tė rrezes
me shpresa plot ngarkue
me gaz e, lot tė shpreses
mė than me ligjerue
mė than tė eci paqes
mė than tė flas i ,lirė
mė than o i biri i paqes
o i biri i shqipes sė lirė
edhe mė porositen,me mbjellė ari ndėr fe
gjithkah ku rrin hasmėrisht ftoftsija
qdo gurė e zallė me e nxe
.....
le tė rrnoj mbi dhe nga dashurija
me than se duhet pritė
se stinėt sjellin verė
me than n, curril me dritė
me u, bė cicėrimė e, erė
mė than qė tė mos thyhem
tė pres ditė,tė mirė
me askend tė mos pshtyhem
te shkruaj me varg t ė, lirė
'''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''' ''''''''
shkruar nga Xhelal Ferizi mėrgimtari shumvjeqarė larg atdheut

'''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''' '''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''' '''''''
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė