Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-02-10, 16:48   #11
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....


Riemėrimet e paligjshme


Tahir Rrecaj, gjyqtar nė Gjykatėn Supreme, e quan tė paligjshėm vendimin e KGJK-sė qė atij dhe disa kolegėve t’iu vazhdohet mandati pa kaluar testet si gjithė tė tjerėt. Procesin e riemėrimeve tė larta nė sistemin e drejtėsisė e cilėson tė mbushur me parregullsi.


Pesė gjyqtarė tė Gjykatės Supreme tė Kosovės nuk kanė qenė fare prezent mė 19 shkurt, nė ceremoninė e dekretimit nga ana e Presidentit tė Republikės.
Ata nuk kanė pasur fare nevojė, ngase mandatin e tyre, pėrmes njė vendimi, ua ka vazhduar Kėshilli Gjyqėsor i Kosovės (KGJK).

Disa prej tyre janė gjyqtarėt Meleqe Behxheti, Avdi Dinaj, Tahir Rreci dhe njėsoj sikurse kėta, nė atė ceremoni ka munguar edhe prokurori i shtetit, Vesel Jashari.

Nė fakt, kėta janė zyrtarėt tė cilėt nuk kanė pasur fare nevojė tė lodhen as pėr tė kaluar testet e organizuara nga Komisioni i Pavarur Gjyqėsor dhe Prokurorial i Kosovės (KPGJP).

Por me kėtė vendim tė KGJK-sė duket se nuk ka mundur tė pajtohet Tahir Rrecaj, i cili sapo ka kuptuar se ēfarė ka ndodhur, ka dhėnė dorėheqje nga pozita e gjyqtarit tė Gjykatės Supreme.

Sipas tij, mėnyra e zgjedhjes sė kryetarit tė Gjykatės Supreme dhe vazhdimi i mandateve tė disa prej tyre pa hyrė as nė testin e etikės, ka qenė e papranueshme dhe e paligjshme.
Bazuar nė ligj, tė gjithė ėshtė dashur tė hyjnė nė kėtė test, ashtu siē kanė vepruar edhe gjyqtarė dhe prokurorė tė tė gjitha niveleve tė sistemit tė drejtėsisė, edhe pse kjo nga shumė gjyqtarė ėshtė parė si gjė banale.

Pas tridhjetė vjet pėrvojė pune, atyre u ėshtė dashur t’iu pėrgjigjen pyetjeve pėr etikėn profesionale dhe personale, duke bėrė qė shumė nga ta tė mos arrijnė ta kalojnė.

Por Tahir Rrecaj, edhe pse i ėshtė vazhduar mandati si gjyqtar nė Gjykatėn Supreme tė Kosovės, nuk ka pranuar tė punojė nė kėtė mėnyrė, kur tėrė kolegėt e tij ėshtė dashur tė kalojnė nė shumė teste.

Rrecaj tė mėrkurėn nuk ka dashur tė japė asnjė sqarim shtesė, duke deklaruar se krejt ēfarė ka pasur tė thotė, u ėshtė shpėrndarė medieve pėrmes njė deklarate.

Kjo letėr e shpėrndarė nga Rrecaj, bėn pėrgjegjės, pėrveē tė tjerėve, edhe kreun e shtetit, Fatmir Sejdiun, pėr tė cilin thotė se ka dekretuar zyrtarė tė drejtėsisė qė kanė kaluar nė njė proces me plotė parregullsi edhe ligjore.

Nė kėtė deklaratė, ai ka sqaruar se ka konkurruar si tė gjithė tė tjerėt pėr dy pozita, edhe pse ajo pėr kryetar tė Gjykatės Supreme tė Kosovės, ka qenė nė kundėrshtim me Kushtetutėn e vendit.

Sipas tij, kryetarin e Gjykatės Supreme tė Kosovės e emėron dhe e shkarkon Presidenti, e ai duhet tė jetė njėri nga anėtarėt e Gjykatės dhe i cili ka mandat shtatėvjeēar.

Duke pėrmendur edhe ligjet dhe nenet pėrkatėse, Rrecaj ka deklaruar se nuk ka dashur tė punojė si gjyqtar nė Gjykatėn Supreme tė Kosovės duke u bazuar edhe pėr njė arsye tjetėr.

Rrecaj sqaron se duke u bazuar nė ligj, tė gjithė pa pėrjashtim, ėshtė dashur tė hyjnė nė testin e etikės, edhe pse njė provim i tillė nuk do tė thotė se me pėrgjigje tė mėsuara pėrmendėsh, gjyqtari apo prokurori ka etikė profesionale apo personale.

“Pastaj, mund tė gjendesh nė ndonjė situatė kur ndonjė palė, me qėllim apo pa tė do tė thotė se nuk mund ta gjykosh kur nuk e ke tė kaluar as provimin etikės”, ka sqaruar ndėr tė tjera nė letrėn e tij, Tahir Rrecaj, tash ish-gjyqtar nė Gjykatėn Supreme tė Kosovės.

Derisa Rrecaj duket se ėshtė i qetėsuar me vendimin e tij, ky proces i mbajtur jashtėzakonisht sekret nga KPGJP, duket se ka nisur tė shkaktojė tensione.

Burime tė Expressit brenda Gjykatės Supreme tregojnė se tetė tė dekretuarit e tjerė ndjehen tė fyer me tėrė ato procedura qė ėshtė dashur t’i ndjekin pėr tė mbėrritur aty, ndėrkohė qė gjyqtarėt e tjerė, thjesht kanė shikuar.

“Kur ėshtė kuptuar se jo tė gjithė gjyqtarėt nė Gjykatėn Supreme kanė qenė tė trajtuar njėsoj nga KPGJP-ja dhe Kėshilli Gjyqėsor i Kosovės, atėherė situata ėshtė tensionuar”, thotė ky burim pėr Express.

Pėrveē Gjykatės Supreme, as nė Prokurorinė e Shtetit, situata nuk ėshtė mė mirė.

Sherri aty ka plasur edhe pėr faktin kur ėshtė parė se kush ėshtė emėruar si prokuror.

Sipas kėtij zyrtari, kur ėshtė parė se prokurorė janė edhe tė atillė qė kanė shėrbyer deri nė vitin 1999 ose qė kanė marrė pjesė nė tubimin e Milosevicit nė Gazimestan, nė vitin 1989, atėherė ka nisur tė tensionohet situata.

“Aty janė vendosur edhe prokurorė qė kurrė nuk kanė punuar nė kėtė punė, por vetėm si bashkėpunėtorė”, thotė ky burim i gazetės.

Derisa tė mėrkurėn ka qenė e pamundur tė kontaktohet Lirie Osmani, kryetare e KGJK-sė, njė ditė mė herėt, nė deklarimin pėr media, ka pranuar se ekzistojnė tensionet ndėrmjet kėtij kėshilli dhe KPGJP-sė tė drejtuar nga ndėrkombėtarėt.
Gazeta expres
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė