Titulli: Nuse pėrtej detit
* * * - Do tė kthehem mos u mėrzit - i thoshte Doda Bespinės dhe ia fshinte lotėt nga faqet. - Jo nuk kthehesh, Dodė! - pėrgjigjej ajo dhe mbėshteste kokėn nė krahėrorin e tij. Ai e shtrėngonte fort dhe ia ledhatonte flokėt qė i arrinin deri nė vithe.
Bespinė Muzhaqi dhe Dodė Serembja ishin rritur bashkė. Bashkė kishin kullotur bagėtinė qė nga mėngjesi e deri nė mbrėmje. Vetėm nata i kishte ndarė. Nėse njė ditė s`e shihnin njėri tjetrin, u bėhej se nuk ishin parė vite tė tėra. Ashtu tė pėrqafuar ata sollėn ndėr mend natėn kur Bespinės i kishte humbur lopa nė mal, pastaj si kishin humbur vetė. I kujtuan thirrjet trishtuese tė asaj nate tė tmerrshme...
S`e humba vetėm lopėn, por humba edhe Dodėn. Doedėn tim. Ah, Dodė, tė humba! Ajo nuk thėrriste me zė tė lartė, sepse nuk donte tė dėgjonte pėrsėri kumbimin e zėrit tė vet qė i dukej sikur e pėrqeshte e qė e neveriste aq shumė.
O...Oj Bespinė! - Doda thirri me gjithė fuqinė dhe e zgjati i-nė sa mundi.
- Ja ku jam, Dodė! - u pėrgjigj ajo. U gėzua kur dėgjuan zėrin e njėri tjetrit, sepse vetėm atėherė e kuptuan se tė dy ishin gjallė. U pėrqafuan duke thėnė:
- S`do tė ndahemi kurrė mė!
- Kurrė...kurrė...kurrė...
Nga pėllitja e lopės ushtoi mali.
Tė ēaftė ujku tė ēaftė! e mallkoi Bespina.
- Do tė na ēante neve, se ty s`tė gjen gjė jo!
Dhe vėtet Dodė, ujku s`na ndau, ndėrsa sot po na ndan barbari, turku. Mė mirė tė na co...bashkė, do tė ishim bashkė... ajo fliste si nė ankth. Karavani u nis. Njerėzit thėrrisnin tė trishtuar. Retė e zeza e mbuluan qiellin. Shiu qė binte ua lante faqet e pėrlotura...
vazhdon..
__________________
Pėr tė arritur gjer te Caku,
duhen;
Urtėsia e tė gjithė dijetarėve,
Mundi i tė gjithė tė palodhurve,
Durimi i tė gjithė tė pėrvuajturve,
Besimi i tė gjithė tė pathyerve,
Syēeltėsia e tė gjithė tė zgjuarve,
Begatia e tė gjithė tė pasurve,
Trimėria e tė gjithė kreshnikėve,
Madhėshtia e tė gjithė ngadhėnjimtarėve.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Idila : 27-02-10 nė 00:06
|