Dell: Manastiri i Graēanicės "dėshmi e gjallė e pranisė sė Serbisė nė tokėn e Kosovės"
Ambasadori amerikan nė Prishtinė, Christopher Dell, dhe zėvendėsndihmėssekretari i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Stewart Jones, e kanė vizituar tė premten Manastirin e Graēanicės dhe kanė premtuar vazhdimin dhe intensifikimin e pėrpjekjeve qė UNESKO-ja pėrsėri tė angazhohet nė renovimin e manastireve, nė mėnyrė edhe mė tė fuqishme.
"E kemi vizituar manastirin, sepse ėshtė dėshmi e gjallė e pranisė sė Serbisė nė tokėn e Kosovės.
Natyrisht, jemi thellėsisht tė pėrkushtuar nė mbrojtjen e manastireve tė kėtilla, tė religjionit dhe tė kulturės. Kolegu im ka ardhur nga Washingtoni qė t'i vizitojė kėto vende", ka thėnė Dell.
Me rastin e takimit nė manastir me ministrin pėr religjion nė Qeverinė e Serbisė, Bogoljub Shijakoviq, ambasadori amerikan nė Prishtinė ka thėnė pėr "Zėrin e Amerikės" se kjo ėshtė "rastėsi absolute".
"Nuk e kemi ditur se ėshtė kėtu, derisa jemi takuar", ka thėnė Dell.
Zėvendėsndihmėsi i sekretarit amerikan tė shtetit, Stewart Jones, ka biseduar nė Prishtinė edhe me zyrtarėt mė tė lartė tė Kosovės, megjithatė shumica e mediave qė raportojnė nė gjuhėn serbe nuk kanė qenė tė njoftuara pėr vizitėn e zyrtarit amerikan nė Kosovė, ka konstatuar "Zėri i Amerikės".
Koha.net
Presidenti negociator
Presidenti Fatmir Sejdiu sėrish e ka shkrirė postin e tij tė ngrirė si kryetar i LDKsė. Ai ka zhvilluar katėr herė takime me Teuta Sahatqinė pėr shkrirjen e ORAs nė LDK. Po ashtu, Sejdiu akuzohet nga LDDja se ka bėrė pėrpjekje pėr trafikimin e deputetėve dardanė dhe aktivistėve tjerė tė LDDsė.
Presidenti Fatmir Sejdiu, tė cilit Kushtetuta ia ndalon tė ushtrojė poste tjera, herė pas here po e shkrinė postin e ngrirė tė kryetarit tė LDKsė dhe po merret me ēėshtje tė partisė sė tij.
Kreu i shtetit ka zhvilluar disa takime me liderė tė partive, deputetė dhe aktivistė partiak, pėr ti bindur ata qė tė aderojnė nė Lidhjen Demokratike tė Kosovės.
Disa ditė pas shkrirjes sė Partisė ORA nė LDK, zyrtarė tė partisė sė shuar tashmė konfirmojnė negociatat mes Fatmir Sejdiut dhe Teuta Sahatqisė, ish- kryetare e ORAs.
Nazim Jashari, ish deputet i Partisė ORA ka deklaruar se Sahatqija ėshtė takuar katėr herė me Sejdiun pėr tė negociuar kushtet e shkrirjes sė ORAs nė LDK.
Sipas Jasharit, mbajtjen e kėtyre takimeve Sahatqija i ka konfirmuar nė mbledhjen e Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė ORAs.
Sipas atyre qė ka deklaruar Sahatqija nė Kėshillin e Pėrgjithshėm tė ORAs ajo ėshtė takuar katėr herė me presidentin Fatmir Sejdiu sė bashku edhe me Isa Mustafėn pėr tė negociuar shkrirjen e ORAs nė LDK, tha Jashari pėr Express.
Pėrveē kėtij rasti, edhe zyrtarė tė Lidhjes Demokratike tė Dardanisė deklarojnė se presidenti Sejdiu ka kontaktuar deputetė dhe zyrtarė tjerė tė kėsaj partie pėr ti joshur ata tė kalojnė nė LDK.
Presidenti Sejdiu ėshtė shkelėsi i parė dhe mė i madh i Kushtetutės. Krejt ai tregimi i vjetėr qė ka qenė pėr ngrirje e shkrirje tė postit tė tij, ka qenė manipulim i opinionit. Ai po shihet se vazhdimisht vazhdon ta shkel Kushtetutėn duke bėrė negociata pėr LDKnė, tha tė shtunėn pėr Express Lulzim Zeneli, sekretar i pėrgjithshėm i LDDsė.
Ai tha se partia e tij e ka denoncuar edhe mė herėt Presidentin kur bėnte takime nė Presidencė me deputetė dhe aktivistė tė LDDsė pėr ti joshur tė kalojnė nė LDD.
Veprimet e tij janė skandaloze. Zyra e Presidentit tė vendit shndėrrohet nė zyrė ku trafikohen njerėzit prej njė subjekti nė subjekt tjetėr. Apo nė atė zyrė shantazhohen njerėzit dhe bėhen pazare politike.
Sipas Zenelit, realiteti nė Kosovė tregon se jo qė nuk respektohet asnjė normė etike kushtetuese por mungon edhe morali politik i institucioneve tė vendit.
Nė kėtė drejtim shoqėria kosovare duket se ėshtė e pafuqishme pėr ta ndryshuar kėtė kurs qė ėshtė aktualisht, tha Zeneli pėr.
Por, zėdhėnėsi i Presidencės Xhavit Beqiri mohon se Presidenti nė kabinetin e tij pret lider tė partive pėr tė biseduar pėr koalicione dhe pėrforcim tė LDKsė.
Sipas tij, Sejdiu tė gjithė i takon si President i Kosovės, e jo si kryetar partie.
Pėrfaqėsuesit e AAKsė qė ishin tash sė fundi, kanė bėrė kėrkesė pėr takim dhe presidenti i ka takuar si President i vendit. Pėr tė gjitha temat qė ngritėn pėr subjekte politike, Presidenti i orienton nė Kryesinė e LDKsė. Edhe kėrkesa e Haradinajt ka qenė e qartėsuar se dėshiron tė takohet me Presidentin e Republikės.
Por, presidenti Sejdiu ditėve ka negociuar jashtė funksionit shtetėror me pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė Partisė ORA.
Zėdhėnėsi Beqiri nuk e konfirmon as kėtė duke thėnė se negociatat pėr koalicione i bėjnė anėtarėt e Kryesisė e pastaj ata e informojnė Presidentin.
Nuk dua ti komentojė deklaratat e atyre qė kanė thėnė se kanė biseduar me presidentin pėr koalicione. Por mund tė them se presidenti i takon pėrfaqėsuesit politik nė kuadėr tė pėrgjegjėsive tė veta shtetėrore. Unė nuk po e pėrjashtoj mundėsinė qė tek presidenti drejtohen letra politike pėr koalicione tė ndryshme, sepse ato tashmė dihet se diskutohen nė LDK jo, nė Presidencė, tha Beqiri.
Presidenti Sejdiu ka pėrvojė tė gjatė nė negociata. Gjatė bisedimeve pėr zgjidhjen e statusit politik tė Kosovės ai ka qenė shef i Ekipit tė Unitetit.
Gazeta expres
Pazari politik
Shkrirja e ORAs nė LDK ėshtė ambicie e Teuta Sahatqisė dhe Gazmend Muhaxhirit. Nuk i pėrjashtoj edhe pazaret tjera. Veton Surroi ka sugjeruar afrimin me AAKnė. Negociator i LDKsė ka qenė Isa Mustafa, por ėshtė pėrfshirė edhe Fatmir Sejdiu. Pėrmes Sahatqisė synohet edhe mėnjanimi i Melihate Tėrmkollit nga kreu i Forumit tė Gruas. Ish-deputeti i ORAs, Nazim Jashari, flet pėr Express
Ish-Deputeti i Partisė Reformiste Ora, Nazim Jashari, ėshtė i dėshpėruar qė partia e tij u shua pa u pėrfillur as kriteret demokratike nga dy bashkėpartiakėt e tij, kryetarja Teuta Sahatqija dhe nėnkryetari Gazmend Muhaxhiri, tė cilėt, sipas tij, e bėnė kėtė pėr tė realizuar ambiciet e tyre ndoshta jo krejtėsisht politike.
Ma mirė tė kishte vdekur vetė, se me vra me dorėn tonė, shprehet Jashari, i cili ka qenė edhe sekretar i ORAs.
Javėn e kaluar, partia e themeluar nga Veton Surroi ėshtė shkrirė nė Lidhjen Demokratike tė Kosovės pas dėshtimit tė dytė nė zgjedhje. Projekti Ora ka filluar me ambicie tė mėdha nė vitin 2004, kur arriti tė marrė 43 mijė vota dhe tė futet nė Parlament me shtatė deputetė. Tatėpjeta filloi nė zgjedhjet e radhės nacionale, mė 2007, kur dėshtoi tė kalojė pragun zgjedhor, sepse tuboi 20 mijė vota mė pak se tri vjet mė herėt.
Kulmi i mossuksesit ishin zgjedhjet e fundit lokale. Nėn drejtimin e Teuta Sahatqisė, ORA humbi edhe 13 mijė votues tjerė.
Kėtu nisė koketimi i Sahatqisė dhe Muhaxherit me pėrfaqėsues tė partive tjera, megjithėse edhe me herėt ka pasur ide pėr ndryshime.
Tri parti ju turrėn Orės. LDK, AAK por edhe PSDja e Agim Ēekut.
Nazim Jashari beson se vendimi pėr shkrirje nė LDK ėshtė marrė para mbajtjes sė zgjedhjeve lokale nė nėntor tė vitit tė kaluar, sepse dėshtimi nė zgjedhje, sipas tij, ka qenė i parashikuar pėr shkak tė mungesės sė energjisė, reformave, etj, nė ORA. Pėr kėtė arsye AAK kurrė nuk ka qenė opsion, thotė Jashari.
Sipas tij, jo vetėm Sahatqija, por edhe Gazmend Muhaxhiri ka qenė promotor i procesit tė lėvizjes sė ORAs drejt LDKsė, pavarėsisht se ai ka deklaruar se ka qenė i interesuar pėr shkrirje nė njė subjekt tjetėr politik. Ka qenė jetėsisht i angazhuar pėr bashkėngjitje me LDKnė.
Jashari jep versionin e vet se pėrse ata u pėrcaktuan pėr LDKnė e jo pėr AAKnė.
Qė tė dy kanė qenė me origjinė nga LDK-ja ose sė paku votues tė LDKsė nėse nuk kanė qenė tė strukturuar.
Nė partinė e re, pėr Sahatqinė parashikohet njė karrige nė kryesinė e LDKsė, kurse pėr Muhaxhirin, posti i kryetarit tė degės sė LDKsė nė Pejė. Nuk i pėrjashtoj edhe pazaret tjera. Ka spekulime edhe pėr poste ambasadorėsh, thotė ai.
Jashari tregon se negociatori kryesor nė emėr tė LDKsė gjatė tėrė kohės ka qenė Isa Mustafa, kryetar i Prishtinės. Por, ai thotė se nė katėr raste, nė negociata me Teuta Sahatqinė ėshtė pėrfshirė edhe presidenti Fatmir Sejdiu.
Kanė qenė tė motivuar shumė nga LDK sepse Partisė sė Sejdiut i ėshtė nevojitur shumė mesazhi qė do tė dėrgonte bashkimi me ORAn pėr tu prezantuar nė opinion si njė parti atraktive, ka thėnė Jashari.
Ai mendon se ata qė kanė ofruar Sahatqinė nė LDK synojnė edhe mėnjanimin e Melihate Tėrmkollit nga posti i kryetares sė Forumit tė Gruas sė LDKsė
Jashari vlerėson se pavarėsisht marrėveshjes, elektorati i ORAs nuk kalon me automatizėm nė LDK. Edhe LDK ka qenė opsion pėr votuesit, por ata e kanė votuar ORAn.
Edhe AAKja ka bėrė ēmos tė shtie nė dorė ORAnė. Njė zyrtar i Aleancės ka thėnė pėr Express se nė negociata kanė qenė tė angazhuar kryetari Ramush Haradinaj dhe nėnkryetari Blerim Shala.
Opsioni qė ORA tė bashkohet me AAKnė, thotė Jashari, ėshtė pėrkrahur nga Veton Surroi, por nuk ėshtė marrė seriozisht nga Sahatqija dhe Muhaxhiri. Surroi deri nė momentin e fundit ka qenė ithtar i afrimit me AAKnė, thotė ai.
Kur u bė e qartė tendenca qė ORA po shkon drejt LDKsė, Nazim Jashari thotė se AAK rriti pazarin duke i ofruar Sahatqisė edhe postin e nėnkryetares, por gjithēka ishte e kotė.
Ish-deputeti Jashari nuk ėshtė i sigurt nėse Surroi, nė fund, ia dha bekimin ORAs qė megjithatė tė shkrihet nė LDK. Nuk e di nėse nė kėtė projeksionin mė tė ri a ėshtė llogaritur edhe Vetoni. Mbetet tė shihet se ēfarė do tė sjellė e ardhmja. Megjithėse unė dyshoj shumė.
Megjithėse i mbetur pa parti, Nazim Jashari thotė se nuk do tė largohet nga politike.
Gazeta expres