http://albforum.us/showthread.php?t=5662
________________________________________
Po e sjell ketu nje postim timin te dates 14 qershor 2008(nga nje forum tjeter):
Ban ki mun e privon Kosovėn nga tri komunat veriore
--------------------------------------------------------------------------------
Rikonfigurimi i Unmikut nga kreu i Okb-sė bie ndesh me parimet e Kushtetutės sė Kosovės qė do tė hyjė nė fuqi nesėr, mė 15 qershor 2008. Tri komunat e veriut tė Kosovės do tė administrohen nga beogradi e jo Prishtina. Kjo ishte dhurata e fundit e ban ki munit qė i ofron serbisė.
Nuk kam besuar qė autoritet e Prishtinės do tė gėlltinin aq shpejt e aq lehtė helmin e ki munit.
Nuk kam pritur dhe jam zhgėnjyer shumė qė autoritet e Kosovės e kanė pranuar nė princip propozimin e ki munit pa asnjė vėrejtje serioze duke ditur mirė qė ai tekst do tė ēojė deri te "ndarja e butė faktike" e tri komunave veriore tė Kosovės.
Teksti i ki munit ėshtė aq perfid sa qė vė nė pikėpyetje njė pjesė tė madhe tė parimeve kushtetuese tė Kosovės, veēanėrisht gjithė kapitujt qė lidhen me "multietnicitetin",simbolet shterore tė Kosovės, e drejta e Kosovės t'i bashkangjitet njė vendi fqinj, rrespektimi i vendeve tė kultit(kultura e minoritarve) sepse minoritar tė tillė nuk do tė ketė mė nė Kosovė, pėrdorimi i dy gjuhėve (vetėm shqipja do mjaftojė), nėshtetėsia e dyfishtė dhe mė nė fund, e kjo mė duket mė e rėndėsishmja: autoriteti i Kosovės duhet t'i bėjė me dije ki munit se nė kėmbim tė tri komunave veriore tė Kosovės kėrkon me ngulm tri komunat lindore tė Kosovės: Preshevė, Bujanoc, Medvegjė. Ki muni duket tė jetė personazh "versatil"(kėthen kokėn nga fryn era) prandaj me insistencė tė veēantė i duhet sqaruar se tri komunat e lartėcituara do tė administrohen nė tė ardhmėn nga Kosova dhe se ajo ndarje do tė jetė po aq e butė sa privimi i Kosovės nga tri komunat e banuara me serbė.
Druaj se sė shpejti juristėt shqiptar do tė duhet t'i pėrvishen punės e tė hartojnė njė kushtetutė tė mirėfillt e tė pastėr etnike sepse, multietniciteti, dhe tė drejtat qė u rezervoheshin minoriteteve me kushtetutėn e Atisaaaaaarit, nuk po i kėnaqkanė as minoritarėt as okb-nė.
____________________________________
Gadi dy vjete me vone, verej se vendimi per kembim territoresh eshte ende aktual.
Une per veti e pranoj kete opcion sepse as qe mund te imagjinoje jeten e shqiptarve te Lugines se Presheves nen ēizmen e servileve serbe.
Nese gjerat zhvillohen ne kete drejtim dhe arrihet marreveshje per territore politike etnikisht te pasterta, eksterritorialiteti(hu sa fjel e komplikueme qikjo e fundit!)i vendeve te kultit nuk duhet te figuroje me asnje kusht ne ate kontrate.
PS: Rikonfigurimi i kufinjeve ballkanik ne baza etnike do te implikoje domosdosmerisht edhe vende tjera ballkanike ku ndodhen shqiptare:
mai i zi, maqedonia, sanxhaku(ne serbi dhe mal te zi) dhe greqia.
Eshte mire qe ky problem shekullor te zgjidhet tani e jo me vone...