Daēiq konteston, kurse Pajaziti dėshmon pjesėmarrjen e Kosovės nė Konferencėn e Tiranės
Ministri i Brendshėm i Kosovės ka mohuar fjalėt e homologut tė tij serb, i cili ka thėnė se nė konferencėn nė Tiranė Kosova ka marrė pjesė vetėm si mysafire.
Ministri i Brendshėm i Serbisė, Ivica Daēiq, ka theksuar tė shtunėn nė Beograd se nė Konferencėn VII Ministrore mbi Bashkėpunimin nė Fushėn e Sigurisė sė Kufijve nė Evropėn Juglindore ka qenė e pėrmbushur kėrkesa e Beogradit qė nė konferencė tė marrė pjesė pėrfaqėsuesi i UNMIK-ut.
Sipas tij, nė konkluzat e fundit tė konferencės, Kosova nuk ėshtė nėnshkruese fare, pasi qė ka qenė vetėm mysafire.
"Kosova dhe Metohija nuk ėshtė pjesė e procesit qė ka tė bėjė me sigurinė kufitare nė Evropėn Juglindore dhe deri tash nuk ka marrė pjesė nė asnjė konferencė nė organizim tė Qendrės zvicerane pėr kontroll demokratik tė forcave tė armatosura (DCAF).
Deri tash janė mbajtur shtatė konferenca tė tilla dhe tė gjitha nė fushėn e bashkėpunimit ndėrkufitar nė Evropėn Juglindore, ka theksuar nė njė njoftim tė Ministrisė sė Brendshme tė Serbisė, transmeton agjencia e lajmeve Beta.
Ministri i Brendshėm i Kosovės, Zenun Pajaziti, ndėrkaq, siē shkruan sot Koha Ditore, thotė se nė konferencė Kosova ka marrė pjesė si shtet dhe pjesėmarrės i barabartė me shtetet e tjera.
Kosova ka qenė e ftuar si shtet. Ne kemi qenė pjesėmarrės tė barabartė nė konferencėn qė ka pasur tė bėjė me menaxhimin tė integruar tė kufijve, ka theksuar tė dielėn Zenun Pajaziti.
Unė e kam pasur minutazhin e njėjtė sikurse edhe pjesėmarrėsit e tjerė. Ne kemi prezantuar si shtet qėndrimin tonė, ndėrkaq aty ka qenė edhe flamuri i Kosovės, si shtet pjesėmarrės i konferencės. Kėtė e dėshmon edhe fotoja e pėrbashkėt e pjesėmarrėsve, tė cilės fatkeqėsisht zoti Daēiq i iku.
Kjo nuk ėshtė konferencė e parė rajonale ku Kosova merr pjesė si shtet. Kanė qenė edhe disa tė tilla e qė organizohen nga BE-ja. Ne nuk do tė merrnim pjesė as nė kėtė konferencė e as nė ndonjė tjetėr nė rast se nuk do tė ishim tė ftuar si shtet.
Nė datat 4 dhe 5 mars ėshtė mbajtur nė Tiranė, nė hotelin Sheraton, Konferenca e shtatė Ministrore mbi Bashkėpunimin nė Fushėn e Sigurisė sė Kufijve nė Evropėn Juglindore, e cila duhet tė vazhdojė edhe sot. Kjo konferencė kryesohej nga ministri i Brendshėm i Shqipėrisė, Lulzim Basha, si dhe nga bashkėkryetarėt Ivica Daēiq, ministėr i Brendshėm i Republikės sė Serbisė dhe ambasadori dr.Theodhor H. Winkler, drejtor i DCAF-it (Qendra e Gjenevės pėr Kontroll Demokratik tė Forcave tė Armatosura).
Nė Konferencė merrnin pjesė ministrat e brendshėm tė Ballkanit Perėndimor, pėrfshirė edhe ministrin e Brendshėm tė Republikės Kosovės, Zenun Pajaziti, si dhe pėrfaqėsues tė vendeve tė Bashkimit Evropian.
Kjo konferencė kishte si synim rikonfirmimin e vullnetit tė vendeve tė rajonit, pėr tė bashkėpunuar me njėri-tjetrin, nė rritjen e sigurisė sė kufijve tė pėrbashkėt, si edhe angazhimin maksimal tė kėtyre vendeve nė pėrpjekjet pėr garantimin e lėvizjes sė lirė dhe tė sigurt tė mallrave dhe njerėzve nė kėta kufij.
Ministri nga Serbia, Ivica Daēiq, i cili njėherėsh ka qenė edhe bashkėkryesues i Konferencės, ka pranuar tė ulej nė tė njėjtėn tryezė me ministrin kosovar, por nuk ka pranuar qė nė fund tė takimit tė dalė nė fotografinė e pėrbashkėt tė tė gjithė ministrave e ku do tė ishte edhe ministri kosovar, Zenun Pajaziti.
Serbi, njėherėsh, ka lėshuar sallėn, kur ka marrė fjalėn ministri kosovar.
Organizatorėt e takimit kanė bėrė njė kompromis, duke mos lejuar vėnien e flamujve tė shteteve pjesėmarrėse nė tryezė.
Po ashtu, Daēiq ka dalė nga salla, nė momentin kur ka mbajtur fjalėn e tij ministri i Kosovės.
Nė agjencinė e lajmeve Beta, Daēiq ka theksuar se deklaratėn pėrfundimtare tė konferencės nė fushėn e sigurisė kufitare e kanė nėnshkruar vetėm Serbia, Bosnjė-Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipėria, por jo edhe Kosova.
Ministri kosovar, Pajaziti, e konfirmon kėtė, por thotė se kjo ka qenė deklaratė e punimeve tė mėhershme.
Ka pasur njė deklaratė tė pėrbashkėt, e cila ka qenė e pėrgatitur nė konferencėn paraprake. Konferenca nė Tiranė ka qenė e para pjesėmarrje e Kosovės, andaj nuk ka qenė e pėrfshirė nė deklaratė, pasi qė siē thashė deklarata ka qenė e pėrgatitur nė konferencėn paraprake.
Megjithatė, unė nė fjalimin tim i kam dhėnė mbėshtetje deklaratės. Ne do tė jemi pjesėmarrės edhe nė konferencėn e radhės tė karakterit tė njėjtė, ka theksuar tė dielėn ministri Pajaziti.
Daēiq pėr opinionin serb ka deklaruar se Kosova nė konferencė ka marrė pjesė vetėm si mysafire.
Shqipėria e ka respektuar kėrkesėn e Serbisė, sepse kusht pėr praninė tonė ka qenė prania e pėrfaqėsuesit tė UNMIK-ut, i cili nė konferencėn e Tiranės ėshtė ulur pranė ambasadorit tė DCAF-sė, Theodore Winkler, thuhet nė kumtesėn e Ministrisė sė Brendshme tė Serbisė.
Si pėrfaqėsues i UNMIK-ut nė Tiranė ka qenė Anto Laho.
Kjo ėshtė konfirmuar edhe nga Zyra e OKB-sė nė Kosovė.
Zėdhėnėsi i misionit tė OKB-sė nė Kosovė, Russell Geekie, ka thėnė se UNMIK-u ka marrė pjesė me ftesė tė organizatorit.
Ne kemi qenė tė ftuar nga organizatori dhe pėrfaqėsuesi ynė ka qenė prezent atje, ka thėnė Geekie.
Pjesėmarrja e Kosovės nė konferencat ndėrkombėtare ėshtė diskutuar shumė nga Serbia. Sipas qėndrimit serb, Kosova mund tė paraqitet nė konferencat rajonale vetėm nė pėrputhje me Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė dhe jo si shtet i pavarur.
Kosova, ndėrkaq, refuzon tė marrė pjesė nė konferenca rajonale pa qenė e barabartė me shtetet e tjera.
Njė ēėshtje e tillė ėshtė shfaqur nė konferencėn rajonale qė do tė mbahet nė Bėrdo tė Sllovenisė, mė 20 mars. Presidenti i Serbisė ėshtė takuar gjatė javės me organizatorėt e konferencės, kryeministrat e Sllovenisė dhe tė Kroacisė pėr ta shqyrtuar pjesėmarrjen e Serbisė dhe tė Kosovės.
Ministri i Jashtėm i Sllovenisė ka deklaruar se kompromisi i ofruar ėshtė qė shtetet tė paraqiten pa flamur dhe emrat e shteteve tė veta, por vetėm me emrat e pėrfaqėsuesve tė tyre. Presidenti i Serbisė ka theksuar se ky kompromis nuk ėshtė i pranueshėm.
Koha.net
Shkarkohet pse arrestoi policin vrasės tė shqiptarit?
Kryeshefi i Drejtporisė sė policisė nė Vrajė, Stole Filipoviq ėshtė shkarkuar sot nga detyra, transmetoi sonte edicioni on line i gazetės Blic, komunikatėn e MPB-sė sė Serbisė. Sipas kėsaj komunikate, shkarkimi i kryepolicit tė Vrajės ėshtė bėrė pas konstatimeve tė kontrollit inspektues tė MPB-sė. Mbi bazė tė konstatimeve tė kontrollit ėshtė vlerėsuar se rezultatet nuk kanė qenė nė nivelin e pritur.
Filipoviqi nė detyrėn e kryeshefit ka qenė nga viti 2005.
Mediet beogradase mė herėt kanė shkruar se Filipoviqi ėshtė shkarkuar 24 orė pas arrestimit tė policit tė kėsaj drejtorie Zoran Memaroviq nga Presheva, i dyshuar pėr vrasjen e shtetasit tė Maqedonisė, Mahir Jakupit nga Gostivari.
Jakupi ėshtė vrarė mē 3 mars, nė shiritin ndalės tė rrugės magjistrale Nish Shkup te fshati Zhunicė.
Koha.net