Nuk dua ta kem nė ėndrra, dua ta kem nė jetė, kėtu, me mua, tė veshur e tė mbathur mirė nga i biri dhe krenare qė ėshtė e mbrojtur nga unė. Ajo mė ka mbartur pėr nėntė muaj dhe tani nuk ėshtė mė.
Jam njė frut pa pemė, njė zogth pa pulė, njė luan i vockėl qyqe vetėm nė shkretėtirė, dhe kam ftohtė. Po tė ishte ajo aty, do tė mė thoshte: « Qaj, biri im, qaj, do tė ndihesh mė mirė pastaj. »
Por ajo nuk ėshtė aty dhe unė nuk dua tė qaj. Dua tė qaj vetėm pranė saj. Dua tė shkoj tė shėtis me tė dhe ta dėgjoj siē askush nuk e dėgjonte, dua ta lavdėroj, dua ta marr me tė mirė qė ajo ta humbasė kohėn e vet duke mė bėrė shoqėri ndėrsa unė rruhem apo vishem. Dua, nėse Ti je Zoti, provoje kėtė ndjenjė, dua tė jem i sėmurė dhe ajo tė mė sjellė ilaēet e veta, fara lini tė pjekura, tė bluara dhe tė pėrziera me pluhur sheqeri, « tė bėn mirė pėr kollė, biri im ». Dua qė tė mi shkundė kostumet, dua tė mė rrėfejė historira. Kam zbritur nė tokė thjesht pėr tė dėgjuar historitė e pambarueshme tė nėnės sime.
Mė pėlqen njėanshmėria e saj pėr mua, dua qė ajo tė idhnohet me tė gjithė ata qė nuk mė duan.
Dua ti tregoj pasaportėn time diplomatike, qė tia shoh ngazėllimin nė sy, e bindur siē ėshtė, naivja ime, se ėshtė e rėndėsishme tė kesh njė pasaportė diplomatike. Nuk do tia shuaj gėzimin, sepse dua tė jetė e kėnaqur dhe tė mė bekojė. Por dua gjithashtu tė jem djali i vogėl i dikurshėm, dua tė mė vizatojė anijen e saj qė mbart njė panine tė madhe, dua tė mė vizatojė lulet e saj tė pafajshme qė do tė pėrpiqem ti kopjoj, dua tė ma lidhė kollaren dhe tė mė japė pastaj njė rrahje tė lehtė mbi shpatulla. Dua tė jem djali i vogėl i Mamit, njė djalė i vogėl shumė i mirė qė, kur ėshtė sėmurė, i pėlqen tė mbajė nė dorė cepin e fundit tė Mamit tė ulur pranė shtratit. Kur mbaj cepin e fundit tė saj, askush nuk mund tė mė bėjė asgjė. Jam qesharak qė po flas kėshtu, nė moshėn time? Po le tė jem.
Albert Cohen, Libri i nėnės sime.