Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
Kujdes, CUNAMI URAGANI Adelina po afron!
Diva e muzikės pop nė trojet shqipfolėse, kėngėtarja Adelina Ismajli, aktualisht ėshtė duke punuar pėr realizimin e klipit tė saj mė tė fundit, i cili pritet qė tė shfaqet shumė shpejt nė tė gjitha ekranet muzikore. Duket se paraqitja e radhės pėrmes kėtij klipi do tė jetė njė tjetėr 'boom' pėr kėngėtaren... Stili i veēantė qė e karakterizon dhe dėshira pėr tė sjellė gjithmonė diēka tė re, kanė bashkėpunuar mė sė miri edhe kėtė herė.
Veshjet dhe truku do tė jenė gjithashtu prurje tė reja made by Adelina. Ndėrsa nė njė skenė ka zgjedhur qė tė shfaqė tiparet e saj sensuale, nė njė tjetėr, si pėr tė na treguar tė gjithėve ne mbi karakterin e saj tė fortė, ajo do tė shfaqet e egėr dhe tejet provokuese. Ismajli pak ditė mė parė u shfaq nė njė kopertinė reviste e zhveshur nudo, e pa kaluar mirė ky lajm, ajo na vjen pėrmes kėtyre fotove tė reja pėr tė na dėshmuar kreativitetin e saj nga hera nė herė.
Fotot janė bėrė gjatė setit tė klipit qė kėngėtarja do tė na sjellė shumė shpejt. Duket se periudha e pushimit ka qenė mė se e nevojshme pėr kėngėtaren, pasi qė prej vitit qė sapo lamė pas e deri mė tani ajo nuk po di tė ndalet... Kujtojmė kėtu se dy kėngėt e fundit qė ka prezantuar kėngėtarja kanė qenė vėrtetė suksese.
Klipi i saj Tribald dhe mė tej kėnga Nuk ngec, me tė cilėn Ismajli u paraqit nė festivalin Kėnga Magjike, e dėshmuan mė sė miri faktin se sa herė ajo shfaqet, trondit. Dhe, nė kuadėr tė kėtij vėrshimi ju kėshillojmė tė gjithėve tė kini kujdes, pasi tsunami Adelina sapo ka filluar, dhe pritet qė shumė shpejt tė vėrė nė rrezik edhe zona tė tjera tė territorit shqiptar...
|