Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-03-10, 17:26   #702
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

NATO: Veprimet e FSK-sė, sinjale tė gabuara

KFOR-i ka marrė mbėshtetjen e diplomatėve tė NATO-s nė Bruksel lidhur me mosmarrėveshjen me FSK-nė. Vendimi i komandantit tė KFOR-it pėr pezullimin e raporteve me FSK-nė ka qenė plotėsisht i bazuar, pasi “veprime tė tilla si tė FSK-sė dėrgojnė sinjale tė gabuara”, tha zėdhėnėsi i Aleancės, James Appathurai.

Edhe diplomatė tė Aleancės e kanė cilėsuar tė gabuar parakalimin e trupave tė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės me armė dhe me flamur tė NATO-s nė manifestimin “Epopeja e UĒK-sė”.

Tė njėjtat burime pohojnė se FSK-ja nuk duhet tė shihet si ushtri, pasi ajo ėshtė menduar si forcė civile e sigurisė, me pėrbėrje shumetnike dhe e trajnuar nga vendet anėtare tė NATO-s.


Edhe Zyra Civile Ndėrkombėtare nė Prishtinė ka mbėshtetur vendimin e misionit paqeruajtės tė NATO-s pėr pezullimin e pėrkohshėm tė bashkėpunimit me Forcėn e Sigurisė sė Kosovės.

Por qeveria e Kosovės, nėn organizimin e sė cilės ėshtė mbajtur ceremonia, ka thėnė se pret t’i sqarojė sa mė shpejt “keqkuptimet” me ndėrkombėtarėt si dhe tė normalizojė marrėdhėniet me KFOR-in.

Ndėrkaq, Ministria e Forcės sė Sigurisė sė Kosovės, nėpėrmjet njė komunikate pėr media, tė hėnėn ka bėrė tė ditur se ēmon bashkėpunimin me KFOR-in dhe NATO-n si tė domosdoshėm pėr paqen dhe stabilitetin nė Kosovė dhe rajon – ndėrsa ēėshtjen e diskutuar nė lidhje me pjesėmarrjen legjitime tė Gardės sė FSK-sė nė manifestimin e Epopesė sė UĒK-sė, MFSK e vlerėson ”tė tejkaluar”. Telegrafi

Feith flet pėr pushtetarėt e korruptuar, reagojnė Kuēi e Krasniqi

“Z.Feith ėshtė udhėheqės zyrtar mė i larėt ndėrkombėtar me pėrgjegjėsi mė tė shumta politike se nė fushėn e drejtėsisė, prandaj ndoshta ka informacione qė ne nuk i kemi”, tha kreykuvendari Krasniqi

Deklarata e shefit tė ICO-sė Pieter Feith, se Kosova nuk mund t’i afrohet Bashkimit Evropian pa luftuar dhe pa zhdukur tė keqen e krimit tė organizuar dhe korrupsionit dhe se njerėzit e apostrofuar apo qė janė nėn hetime pėr korrupsion, tė mos jenė pjesė e strukturave tė pushtetit, i ka “trazuar” pushtetarėt nė Kosovė. Ndaj kėsaj deklarate kanė reaguar kryetari i kuvendit Jakup Krasniqi dhe zėvendėskryeministri Hajredin Kuqi.

Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi, tha se ndoshta shefi i ICO-sė ka informacione qė institucionet e Kosovės nuk i kanė. Ndėrsa sa i pėrket nivelit tė pėrgjithshėm tė korrupsionit nė institucione, ai tha se kėtė e pėrcakton sistemi i drejtėsisė. “Ai sigurisht ka informacion me shumė sepse ai ėshtė udhėheqės zyrtar gati mė i lartė ndėrkombėtar me pėrgjegjėsi ndoshta mė shumė politike se nė fushėn e drejtėsisė. Megjithatė ndoshta ka informacione qė ne nuk i kemi. Unė nuk jam ai qė pėrcaktoj tė korruptuarit, ėshtė sistemi i drejtėsisė dhe sistemi gjyqėsor qė pėrcaktojnė nivelin e korrupsionit”, tha Krasniqi.

Ndėrsa, zėvendėskryeministri Hajredin Kuqi, tha se nuk merret me deklaratat e tė tjerėve por, sipas tij ēdo deklaratė merret seriozisht nga Qeveria e Kosovės dhe se Qeveria ėshtė e interesuar qė t’i luftojė tė gjitha dukuritė negative nė vend. “Unė zakonisht nuk i komentoj deklarata e tjerėve, por ajo ēka dua tė them ėshtė se Qeveria ėshtė e interesuar pėr tė luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe dukuritė tjera negative. Ne i marrim seriozisht ēdo deklaratė pėr kėto ēėshtje”, tha Kuqi. I pyetur se kush janė emrat e personave tė korruptuar brenda qeverisė, ai tha se pėr kėtė duhet pyetur atė qė kanė deklaruar, duke aluduar nė shefin e ICO-sė. “Unė nuk e di njė pėrgjigje tė tillė, ndoshta ai qė e ka thėnė mund ta jap, atėherė mund ta pyetni atė”, u shpreh Kuqi.

Ndėrsa, sa i pėrket shkuarjes se kryeministrit Thaēi nė konferencėn qė do tė mbahet nė Brdo tė Sllovenisė, ai tha se kjo ēėshtje ėshtė duke u shqyrtuar dhe akoma nuk ka njė vendim, sepse duhet qė tė qartėsohen edhe disa gjera. Kėto deklarata Kuqi i bėri pas takimit me disa studentė tė vendeve qė nuk e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės. Ai tha se i ka njoftuar kėta studentė me zhvillimet nė Kosovė para dhe pas pavarėsisė. “Nė emėr tė Qeverisė sė Kosovės i shpreha qėndrimet tona pėr zhvillimet tona qė kanė qenė mė herėt dhe pas pavarėsimit tė vendit dhe synimet e vendit qė tė jemi pjesė e botės sė moderuar.

Unė besoj se me qėndrimin e tyre nė Kosovė do tė fitojnė pasqyrėn e tyre tė drejtė pėr zhvillimet nė Kosovė dhe pėr nevojėn qė Kosova tė fitojė njohje edhe nga vendet nga vijnė kėta persona edhe pse nuk janė pėrfaqėsues tė qeverive tė tyre por me siguri e kanė ndikimin nė shtete e tyre”, theksoi Kuqi.
Bota Sot

Pjesėmarrja e Kosovės nė Samitin e Bėrdos ende problem i pazgjidhur

Kryeministri i Sllovenisė, Borut Pahor, ka vizituar pasditen e sė hėnės Prishtinėn, pėr tė takuar homologun e tij kosovar, Hashim Thaēi. Por, dy kryeministrat nuk kanė mundur qė tė konfirmojnė se a ėshtė zgjidhur problemi i mėnyrės sė pjesėmarrjes sė Kosovės nė samitin e krerėve tė shteteve tė Evropės Juglindore, qė do tė mbahet mė 20 mars.

Pėrderisa autoritetet e Republikės sė Serbisė kanė kushtėzuar pjesėmarrjen e tyre edhe nė kėtė samit, me mosprezantimin e Kosovės si shtet tė dy kryeministrat, Pahor e Thaēi, kanė ritheksuar rėndėsinė e samitit, ndėrkaq kanė thėnė se “problemet teknike” tė pjesėmarrjes janė duke u shqyrtuar.

Pahor, i cili ka qėndruar nė Prishtinė pas takimit qė javėn e kaluar ka zhvilluar me presidentin e Serbisė, Boris Tadiq, dhe me kryeministren e Kroacisė, Jadranka Kosor, ka lėnė tė kuptohet se problemi ėshtė tek mėnyra e paraqitjes sė Kosovės nė njė deklaratė tė pėrbashkėt, qė shtetet pjesėmarrėse tė samitit duhet ta bėjnė nė fund tė konferencės.

“Ne po mundohemi ta zgjidhim kėtė problem. Unė dua tė kem atje presidentin Tadiq dhe kryeministrin Thaēi. Nuk ėshtė ky problemi i vetėm qė e kemi. Ne nė fund tė ditės duam qė tė miratojmė njė deklaratė tė pėrbashkėt pėr perspektivėn evropiane tė Ballkanit Perėndimor, andaj duhet ta mendoni se ēfarė pune duhet ta bėjnė kėshilltarėt tanė dhe ne si liderė qė tė arrijmė suksesin e kėsaj konference”, ka thėnė Pahor.

Sipas tij, pėrpjekjet e Sllovenisė dhe tė Kroacisė si bashkorganizatore tė kėsaj konference kanė tė bėjnė me pjesėmarrjen e tė gjithė liderėve tė rajonit.
“Tė jem i sinqertė me ju. Nuk mund tė them nė kėtė moment se tė gjitha problemet pėr suksesin e konferencės janė zgjidhur. Por ne po mundohemi dhe jemi nė njė pozitė tė mirė qė t`i zgjidhim problemet nė javėt e ardhshme.

E rėndėsishme ėshtė se ne si liderė duhet tė kemi besim tė ndėrsjellė se po veprojmė pėr tė mirėn e popujve tanė. Ne jemi liderė tė pėrgjegjshėm. Jam shumė i lumtur se i kemi zgjidhur gati tė gjitha problemet. Por problemi i simboleve dhe i emrave dhe i gjėrave tė tilla, nuk ėshtė i vetmi qė e kemi. Problemi tjetėr ėshtė se ne sapo kemi filluar tė diskutojmė pėrmbajtjen e deklaratės”, ka shpjeguar Pahor.

Edhe kryeministri Thaēi, nė prononcimin e tij, ėshtė pėrkujdesur qė nė pjesėn ku ka folur pėr marrėdhėniet ndėrfqinjėsore, tė pėrmendė rėndėsinė e lidershipit tė mirė dhe orientimit kah e ardhmja. Pasi ka vlerėsuar se Kosova ka “ndėrtuar raporte tė shkėlqyeshme” me Maqedoninė, Shqipėrinė, dhe me Malin e Zi, Thaēi ka thėnė se Kosova ka vullnet pėr raporte tė mira edhe me Serbinė.

“Duam dhe kemi vullnet si Kosovė qė tė punojmė pėr fqinjėsi tė mirė edhe me Serbinė, qė tė kemi bashkėpunim rajonal dhe tė interesave tė pėrbashkėta pėr popujt tanė. Nė tė njėjtėn kohė ne si liderė tė vendit duhet qė para sė gjithash tė shikojmė nga e ardhmja, dhe nga vlerat qė na ofrojnė, na bashkojnė dhe na krijojnė mundėsi pėr zhvillimin ekonomik dhe perspektivė evropiane. Andaj edhe pėrkushtimi i kryeministrit Pahor ka qenė gjithmonė pėr paqe dhe stabilitet”, ka thėnė Thaēi.

Megjithatė, kryeministri kosovar nuk e ka sqaruar nėse ka paraqitur ndonjė pozicion tė prerė tė Kosovės lidhur me pjesėmarrjen e Kosovės nė Bėrdo si shtet i barabartė.

“Qeveria e institucionet e Kosovės do tė jenė nė krye tė pėrgjegjėsive qė dalin edhe me Kushtetutėn, ligjet dhe dokumentin e presidentit Ahtisaari dhe angazhimet tona tė mėtutjeshme. Pra, ne do tė jemi prezentė nė angazhimet tona pėr bashkėpunim rajonal, por edhe pėr perspektivė evropiane e euroatlantike”, ka thėnė Thaēi, duke shtuar se e ēmon rėndėsinė e konferencės nė Kranj, ndaj sė cilės, siē ka thėnė Thaēi, Kosova do tė jetė e pėrgjegjshme.

Tė dy kryeministrat janė pėrkujdesur qė gjatė paraqitjes pėr media tė pėrdorin terma miqėsorė, t`i drejtohen me emėr njėri-tjetrit dhe ritheksojnė rėndėsinė e lidershipit, mirėpo asnjėri nga ta nuk ka pranuar pyetje nga gazetarėt, me arsyetimin e “mungesės sė kohės”.

Tė dy kryeministrat kanė vlerėsuar se marrėdhėniet mes Kosovės dhe Sllovenisė janė shumė tė mira, ndėrkaq kanė ritheksuar pėrkushtimin pėr bashkėpunim edhe mė tė ngushtė.

Pėr shkak tė kushtėzimit nga Serbia qė Kosova tė mos paraqitet si shtet, organizatorėt e samitit, qė do tė mbahet nė Bėrdo afėr Kranjit nė Slloveni, kanė vendosur para disa ditėsh qė tė mos ketė simbole dhe shtetet pjesėmarrėse tė prezantohen vetėm me emrat e kryeministrave.
Koha.net
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė