Nė Slloveni, vetėm si shtet
Kosova, ose do tė pėrfaqėsohet si shtet, ose nuk do tė shkojė fare nė konferencėn rajonale tė liderėve tė Ballkanit Perėndimor, thonė zyrtarėt nė Prishtinė. Sipas tyre, i takon Sllovenisė qė ti tejkalojė mosmarrėveshjet me Serbinė.
Kosova duhet dhe do tė pėrfaqėsohet si shtet nė konferencėn e liderėve tė rajonit, qė pritet tė mbahet mė 20 mars, nė Bėrdo afėr Kranjit, thonė zyrtarėt nė Prishtinė.
Sipas tyre, i takon organizatorit, nė kėtė rast Sllovenisė, qė ti tejkalojė mosmarrėveshjet me Serbinė, pas kundėrshtimeve tė kėtij vendi lidhur me praninė e Kosovės si shtet i barabartė i rajonit nė kėtė konferencė.
Zėdhėnėsi i Qeverisė, Memli Krasniqi, thotė se nuk mund tu shtojė shumė deklaratave qė njė ditė mė herėt i ka paraqitur kryeministri i Kosovės dhe ai i Sllovenisė, se diplomacia vazhdon nė zgjidhjen e problemeve rreth organizimit tė konferencės rajonale.
Por, sidoqoftė, ai thotė se Kosova do tė jetė atje vetėm si shtet i barabartė me vendet tjera.
Qeveria e Kosovės ka qenė shumė e qartė nė deklarimet e mėhershme, si edhe kryeministri personalisht, dhe nė ēdo rast Kosova do tė pėrfaqėsohet si shtet, thekson Krasniqi.
Ndėrkohė, opozita dhe analistėt inkurajojnė institucionet, nė kėtė rast Qeverinė, qė pėrfaqėsimi i Kosovės jashtė tė jetė i karakterit dhe nivelit tė barabartė me tė gjitha vendet tjera.
Avni Arifi, anėtar i Kryesisė sė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, thotė se qė nga shpallja e pavarėsisė e kėndej, Kosova nuk ka pse tė hezitojė lidhur me pėrfaqėsimin e saj.
Ajo ėshtė shtet i pavarur dhe si e tillė duhet tė pėrfaqėsohet nė ēdo takim, thekson Arifi.
Kosova e ka shpallur pavarėsinė e saj. Kosova nuk ka vetėm liderė politikė, por ka institucione. Shtetet qė e ftojnė Kosovėn, duhet ta dinė se duhet tė ftojnė kryetarin e shtetit apo kryeministrin e Kosovės.
Tė gjitha teknikat qė janė pėrdorur pėr ta evituar kėtė titull, duhet tė perėndojnė, apo, nė tė kundėrtėn, Kosova duhet tė mos marrė pjesė fare nė konferenca tė tilla, thotė Arifi.
Arifi thotė se, pavarėsisht kundėrshtimeve tė Serbisė, Kosova nuk duhet tė shėrbejė pėr ndryshimin e agjendave tė konferencave rajonale.
Ndėrkaq, analisti Ramush Tahiri thotė se i takon Sllovenisė qė ti zgjidhė problemet organizative. Nė tė kundėrtėn, nėse Kosova do tė prezantohej ndryshe nga vendet tjera, Tahiri beson se ndoshta kjo do tia pamundėsonte asaj pjesėmarrjen nė kėtė konferencė.
Kosova do tė pėrfaqėsohet si shtet. Serbia dėshiron qė Kosova tė jetė nė kuadėr tė delegacionit tė UNMIK-ut, mirėpo UNMIK-u nuk ka ingerenca. Kosova mund tė mos shkojė fare dhe Bashkimi Evropian, apo nė kėtė rast Sllovenia, do tė ishte e interesuar pėr Serbinė dhe mundet qė nė kėtė fazė tė shkojė vetėm Serbia, thekson Tahiri.
Gjatė njė vizite tė shkurtėr nė Kosovė, kryeministri slloven, Borut Pahor, ka deklaruar se ende nuk janė tejkaluar problemet nė lidhje me kėtė konferencė, ku ai ka veēuar si problematike ēėshtjen e pėrdorimit tė emrave tė shteteve, sidomos tė Kosovės, pas kundėrshtimeve tė Serbisė, pėrdorimit tė simboleve shtetėrore dhe miratimit tė njė deklarate tė pėrbashkėt, e cila do tė tregonte orientimin pro-evropian tė Ballkanit Perėndimor.
Konferenca nė Bėrdo afėr Kranjit, sipas organizatorit, ka pėr qėllim tė tregojė perspektivėn evropiane tė kėtij rajoni dhe zotimin e liderėve se do tė bashkėpunojnė nė tė mirėn dhe mbarėvajtjen e kėtij procesi.
Radio Evropa e Lirė