Besėlidhja e Vjetėr (Pesė-Libėrshi)
Libri i Daljes
Emėrtimi
Librin e dytė tė Pesėlibėrshit Pentateukut e emėrtojmė:
Dalja dhe duhet tė jetė pėrkthim i emėrtimit LXX
Exodos, tė cilin e morėn latinėt e gati pothuaj tė gjitha pėrkthimet. Hebraisht quhen, si rėndom, tė gjithė librat e tjerė me fjalėt e para:
Weélleh emōt: Dhe kėta janė emrat.
Pėrmbajtja e ndarja
Dalja quhet shpeshherė edhe Ungjilli i Besėlidhjes sė Vjetėr, sepse kumton Lajmin e gėzueshėm tė ndėrhyrjes hyjnore nė ekzistencėn e njė grupi njerėzish /4, 31/ pėr ti bėrė tė lindin pėr liri e pėr ti bashkuar nė njė popull tė shenjtė /19, 4 6/.
Flet pėr ngjarjen e ēlirimit tė izraelitėve nga skllavėria egjiptiane, pėr tė dalė nga ajo dhe pėr tė trajtuar gjatė udhėtimit nėpėr shkretėtirė pėr dyzet vjet si pėrgatitje nė formim tė fiseve nė popull si dhe pėr Besėlidhjen nė malin e Sinait.
Kėndej e ndajmė nė tri pjesė kryesore:
l. Dalja nga skllavėria /1, 1 15, 21/;
2. Udhėtimi nėpėr shkretėtirė /15, 22 18, 27/;
3. Besėlidhja nė malin Sinai /19 40/.
Trajta letrare
Dalja u quajt me tė drejtė njė epope fetare nė themel historike. D1 pėrmban ngjarje historike qė janė themeli i besimit tė izraelitėve, por qė shpeshherė zbukurohen me njė ton epik e me zmadhime. Kjo mėnyrė paraqitjeje shėrbente pėr njė qėllim tė dyfishtė: dhėnia e madhėrisė dhe e lavdėrimit Hyjit tė Izraelit dhe vėnia nė pah e gjendjes sė veēantė tė popullit tė Izraelit, popullit tė zgjedhur nė fuqi tė pėlqimit tė vullnetit tė lirė tė Hyjit.
Pėrpunimi
Siē u tha nė hyrjen e Pesėlibėrshit shihet qartė nė kėtė libėr gėrshetimi i gojėdhėnave tė ndryshme qė specialistėt i quajtėn: Jahviste, Elohiste, Priftėrore. Aty kėtu gjendet ndonjė e pėrkitur e tė dhėnave tė gojėdhėnės Deutoronomiste.
Pa hyrė nė ēėshtjen e diskutueshme tė kohės sė ngjarjeve qė paraqiten jemi tė mendimit se duhet tė kenė ndodhur nė shekullin XV para Kr. , kurse trajta e kėtij libri qė ka arritur te ne, sipas tė gjitha gjasave, duhet tė jetė e shekullit V para Kr.
Nė mbarė librin mbizotėron figura e Moisiut. I zgjedhur prej Hyjit pėr ndėrmjetės mes Hyjit e popullit, i pajisur me cilėsi nė shkallėn mė tė lartė pėr aftėsi udheheqjeje, ėshtė me siguri figura historike veēanėrisht e rėndėsishme e popujve tė lashtėsisė. Por jo vetėm pėr lashtėsinė e hershme, por ska dyshim se edhe pėr historinė e njerėzimit, ėshtė dhe mbetet njeriu qė, pėr nga organizimi, e kjo nė mėnyrė tė veēantė shpirtėrore, ėshtė figura qė ska qenė tejkaluar prej ndonjė njeriu tjetėr. Ėshtė ati i judaizmit, vetė Mesia Jezu Krishti me kristianizėm e pėrsosi, kurse edhe pėr besimin e tretė monoteist botėror islamizmin, ėshtė gurrė nga e cila plotėsisht varet dhe mbetet nėn ndikimin e pamohueshėm mė tė madh.
Ai nė malin Sinai merr zbulesėn hyjnore, dėgjon emrin e shenjtė tė Hyjit dhe lidh Besėlidhjen nė njė teofani jashtėzakonisht tė mrekullueshme.
www.bibla.net
vazhdon-->