Tema: Bibla
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-03-10, 00:53   #4
toni77
"e Fjala ishte Hyji"
 
Anėtarėsuar: 11-03-10
Postime: 14
toni77
Gabim Titulli: Bibla

Besėlidhja e Vjetėr (Pesė-Libėrshi)



Libri i Levitikut

Formimi i njė populli tė shenjtė


Titulli

Libri i tretė i Pesėlibėrshit tė Moisiut ose i Tora-s, Ligjit, quhet Levitik. Emėrtimi i vjen prej pėrkthyesve nė greqisht tė tė Shtatėdhjetėve, tė cilėt e quajtėn Leueitikon ose Leuitikon /Biblion/. Kėtė emėrtim e pėrvetėsoi edhe Vulgata dhe u bė i rėndomtė, pothuajse, nė tė gjitha gjuhėt, nė pėrkthimet e mėvonshme, e do tė thotė Libri i Levitėve, i pjesėtarėve tė fisit tė Levit, tė cilėt me trashėgim bėheshin pjesėtarė tė priftėrisė nė Izrael. Bibla hebraishte e emėrton me fjalėt e para tė librit: “Wayyiqrā” E /Zoti/ thirri.

Pėrmbajtja

Temat kryesore qė rrahen nė libėr janė: kulti ritual qė populli duhet t’i bėjė Hyjit dhe ligjet pėrkatėse lidhur me pastrinė ligjore, rituale qė populli tė jetė i shenjtė nė praninė e Hyjit tė shenjtė.

Kėto mund tė paraqiten kėshtu:

1. Nė shtatė kapitujt e parė /1 7/ flitet nė hollėsi pėr flitė qė izraelitėt duhet t’ia paraqesin Zotit;
2. Nė kapitujt 8 9 flitet pėr shugurimin e Aronit e bijve tė tij si dhe pėr hyrjen e tyre zyrtarisht nė shėrbesėn priftėrore, kurse nė kapitullin 10 flitet pėr detyrat e priftėrinjve.
3. Nė kapitujt 11 15 flitet pėr pastrinė e pėr papastrinė ligjore rituale si dhe pėr kuptimin e sė “shenjtes” dhe tė “profanes” dhe rregullat si mund tė rifitohet “pastėrtia rituale”.
4. Nė kap. 16 shtjellohen sjelljet pėr “ditėn e madhe tė shpėrblimit”.
5. Nė kap. 17 26 jepet njė pėrmbledhje ligjesh qė zakonisht quhet “Kodi i shenjtėrisė”.
Kurse nė kap. 27 flitet pėr kushte dhe pėr tė dhjeta.

Dihet se Levitiku nuk ėshtė njė kod organik dhe sistematik i ēėshtjeve qė rreh, por ėshtė mė tepėr njė renditje e pėrmbledhjeve tė ndryshme tė ligjeve tė ndryshme e tė pjesshme.

Renditjen e fundit Levitiku e pėrjeton pas shpėrnguljes dhe plotėson nevojat e Tempullit tė Dytė.

Libri ėshtė fryt i traditės priftėrore.

Levitiku u duk tepėr vonė pėr tė bėrė njė ndikim tė madh nė librat e tjerė tė Biblės. Pastaj, sa pėr libra tė Beslidhjes sė Re, gjithashtu mund tė thuhet se pėr shkak tė rregulloreve tė kalueshme tė flive qė ishin vetėm shenjė e flisė sė Krishtit e qė u pėrkryen me vdekjen e Jezu Krishtit dhe e humbėn, prandaj rėndėsinė e tyre, sigurisht qė nuk ka ndikuar as ndėr ta.

Megjithatė, ndikimi indirekt ėshtė shumė i madh e arsyeja qėndron nė atė qė njerėzit kanė nevojė ta shprehin kultin ndaj Hyjit edhe nė mėnyrėn e jashtme. Por, pa Levitikun do tė na mungonin shumė elemente pėr tė kuptuar se si shėn Pali dhe sidomos Letra drejtuar Hebrenjve e kanė shtjelluar teologjikisht vdekjen e Krishtit.


www.bibla.net

vazhdon-->

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga toni77 : 11-03-10 nė 01:00
toni77 Nuk ėshtė nė linjė