Besėlidhja e Re (Ungjijt)
Ungjilli sipas Markut
Parathėnje nė Ungjillin e shkruan nga Marku
Autori i tė dytit Ungjill, si na siguron tradicioni i Kishės, ėshtė
Marku. Ky njihet nė Besėlidhjen e re me emėr:Gjoni qė quhet Mark (Vap 12, 25). Nė udhėtime misionare e pėrcjell kushėririn e vet, Barnabėn (Vap 13, 5. 13; 15, 39). Me Palin bashkėpunon pėr disa kohė e pastaj ndahet (Vap 13, 5. 15, 37 39). Mė vonė, pėrsėri, ėshtė ndihmės i Palit (Flm 24; Kol 4, 10). Bashkėpunoi ngushtė me Pjetrin (Vap 12, 12, 1 Pjt 5, 13).
Thuhet se Ungjilli i Markut ėshtė i lidhur ngushtė me predikimet e Pjetrit.
Mendohet se do tė jetė shkruar pak para rrėnimit tė Jerusalemit (v. 70).
Plani
I. Pėrgatitja pėr veprimtarinė e Jezusit (1, 1 12)
II. Veprimtaria e Jezusit nė Galile (1, 14 7, 23)
III. Veprimtaria e Jezusit jashtė Galileje (7, 24 10, 52)
IV. Veprimtaria e Jezusit nė Jerusalem (11, 1 13, 37)
V. Mundimet, vdekja e ngjallja e Jezusit (14, 1 16, 20)
Duke lexuar Ungjillin sipas Markut, lexuesi ka pėrshtypjen se Marku vė njė pyetje e kjo e pėrshkon krejt librin: Kush ėshtė ky njeri? dhe, me mbarė librin, pėrgjigj:
Ėshtė Biri i Hyjit! Ėshtė Mesia! (8, 29).
Para vdekjes, vetė Jezusi e shpall vetveten: Bir tė Hyjit dhe Mesi! Nė vdekjen e Jezusit, njė pagan fryti i parė i Kishės dėshmon:
Ky paska qenė me tė vėrtetė Biri i Hyjit! (15, 39).
Ky Ungjill ėshtė shkruar mė fort pėr tė kthyerit nė krishterim nga paganizmi, por rrėnjėsisht i zhduk edhe paramendimet e izraelitėve judenjve tė trajtuara me kohė gjatė shekujsh tė shumtė mbi Mesinė.
www.bibla.net
vazhdon-->