Tema: Bibla
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-03-10, 01:12   #9
toni77
"e Fjala ishte Hyji"
 
Anėtarėsuar: 11-03-10
Postime: 14
toni77
Gabim Titulli: Bibla

Besėlidhja e Re (Ungjijt)

Ungjilli sipas Gjonit


Parathėnje nė Ungjillin e shkruan nga Gjoni



Kush ėshtė autori i kėtij Ungjilli? Ai vetveten e lė anonim. Megjithatė, dy herė do tė na sigurojė se ai vetė i pa me sy gjėrat qė parashtron (1, 14; 19, 35). Shpesh e thekson se ėshtė: “... nxėnėsi tė cilin Jezusi e donte veēanėrisht” (13, 23;19, 26. 27. 35; 21, 7. 20. 24). Kjo na bėn tė mendojmė se ėshtė Gjoni, njėri prej tė Dymbėdhjetėve, biri i Zebedeut dhe i Salomes, vėllai i Jakobit. Edhe Tradicioni i Kishės qė nė fillim ia ka mbėshtetur atij autorėsinė.

Edhe Ungjilli i katėrt u shkrua greqisht. U shkrua pėr tė krishterėt e Azisė sė Vogėl. Shumica e specialistėve ėshtė e mendimit se u shkrua nė Efes rreth v. 95 100.

Gjuha e stili janė tė veēantė e, bashkė me tri Letrat e Gjonit dhe Zbulesėn, bėn njė pjesė tė veēantė tė Besėlidhjes sė re.

Me hyrjen e pėrmendur: “Nė fillim ishte Fjala...” qė ėshtė si njė ‘praeludium’ apo ouverture, nė pak fjalė na e paraqet krejt pėrmbajtjen e librit: Jezusi ėshtė Hyji qė hyn nė botė e nė histori pėr tė shėlbuar njerėzimin. Mbetemi tė mrekulluar para Jezusit, Fjalės Logos it, vetja e tė cilit tejkalon ēdo person nė historinė e njerėzimit. Biri i Hyjit Hyj i amshueshėm, i bėrė njeri, Krijues i gjithėsisė, njerėzve u jep njė jetė tė re qė vjen prej Hyjit.

Nė vend tė dytė Gjoni na parashtron konfliktin e njerėzve me Hyjin. Gjoni Pagėzuesi, nuk ėshtė Mesia! Mesia, i Shuguruari, Krishti ėshtė vetėm Jezusi.
Shtjellon, pastaj, se Jezusi ėshtė mė tepėr se Moisiu. Besėlidhja e vjetėr duhet t’ia lėshojė vendin Besėlidhjes sė re, sepse Jezusi nuk ėshtė vetėm njė “I Dėrguar” i Hyjit sado i madh e i veēantė, por ėshtė Biri i Hyjit, Hyj edhe ai vetė, i bėrė njeri me anė tė misterit tė Mishėrimit. Me anė tė tij, Hyji vjen nė mesin e njerėzve dhe hap e vendos rendin e mbinatyrshėm tė hirit shenjtėrues tė humbur me anė tė mėkatit tė prindėrve tė parė.

Simbolika te Gjoni ėshtė shumė e theksuar. Ajo bazohet nė librat biblikė tė mėparshėm. Kėndej Jezusi ėshtė: Dhėndėr (3, 29), Bari (10, 11 14), Hardhi (15, 1), Bukė (6, 35), Dritė, Udhė, Jetė, Derė, Qengj, Tempull etj. etj.

Plani:
Hyrja ( 1, 1 18 )
I. Pashkėt e para (1, 19 3, 21)
1. Java e parė (1, 19 2, 12)
2. Festa e Pashkėve (2, 13 25)
3. Shpallja e misterit tė Shpirtit (3, 1 21)
II. Udhėtimi nė Samari e nė Galile (3, 22 4, 54)
III. Festa e dytė nė Jerusalem (5, 1 47)
IV. Festa e Pashkėve Buka e jetės (6, 1 71)
V. Festa e Tėbanave (7, 1 10, 21)
VI. Festa e Kushtimit tė Tempullit (10, 22 11, 54)
VII. Pashkėt e fundit Lavdėrimi i Birit tė njeriut (11, 55 19, 42)
1. Para mundimeve (11, 55 12, 50)
2. Darka e fundit (13, 1 17, 26)
3. Mundimi e vdekja (18, 1 19, 42)
VIII. Dita e Ringjalljes (20, 1 29)
Pėrfundimi (20, 30 31)
Shtojca (21, 1 25)



www.bibla.net

vazhdon-->
toni77 Nuk ėshtė nė linjė