Tema: Bibla
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-03-10, 01:15   #10
toni77
"e Fjala ishte Hyji"
 
Anėtarėsuar: 11-03-10
Postime: 14
toni77
Gabim Titulli: Bibla

Besėlidhja e Re

Veprat e Apostujve



PARATHĖNIE


Shekulli i parė pothuajse as nuk e vėren krishterimin. Libri qė drejtpėrsėdrejti na njofton me krishterimin dhe me zhvillimin e parė tė Kishės sė re janė Veprat e Apostujve. Kisha, si kokrra e sinapit e vocėrr, pėrhapet pothuajse fshehtas, si fara qė e mbjell bujku e shkon e as nuk kujtohet se si ajo mbin e lėshon shtat. Kėshtu krishterimi kalon disi i panjohur prej bashkėkohėsve, sė paku nė dokumente qė na kanė mbetur. E pra, e kemi farėn e krishterimit nė tė gjitha qendrat mė me rėndėsi tė Mesdheut, mu edhe nė vetė kryeqytetin e Perandorisė, qė nė gjysmėn e shekullit tė parė.

Emri i librit: “Veprat e Apostujve” nė tė vėrtetė nuk i pėrgjigj brendisė sė librit, sepse shumė persona pėr tė cilėt bėhet fjalė, si p. sh. : Barnaba, Shtjefni, Filipi, Apoloni, po as vetė Pali nuk ėshtė njė nga tė Dymbėdhjetėt. Veprat e Apostujve, nė tė vėrtetė, na paraqesin veprat e Pjetrit e tė Palit, madje as ato nuk janė tė paraqitura plotėsisht.

Autori i kėtij libri, si na siguron tradicioni mė i lashtė dhe i njėzėshėm i Kishės, ėshtė Luka, autori i tė tretit Ungjill.

Qėllimi i autorit me kėtė vepėr ėshtė tė tregojė se vepra e Krishtit, qė me Ungjill u krye nė Palestinė, mė vonė u vazhdua nė botėn mbarė me anė tė njėjtit Krisht tė gjallė nė Kishėn e vet tė udhėhequr dhe tė frymėzuar prej Shpirtit Shenjt tė Hyjit. Veprat e Apostujve na paraqesin pėrhapjen e krishterimit nė mbarė botėn e njohur atėherė me ndihmėn e Shpirtit Shenjt.

U shkruan ndoshta nė vitin 67 apo qė mė 70 80 vit.

Plani:
Hyrja (1, 1 11)
A. Kisha e Jerusalemit (1, 12 5, 42)
Misionet e para (6 12)
Barnaba e Pali (13, 1 15, 35)
B. Misioni i Palit (15, 36 19, 20)
I burgosuri i Krishtit (19, 21 28, 29)
Epilogu (28, 30 31)



Nga pėrmbajtja

Nė hyrje Luka i lidh Veprat e Apostujve me Ungjillin e tretė me tė cilin pėrbėjnė njė tėrėsi.

1. Pas tė Ngriturit tė Jezusit nė qiell, tė Njėmbėdhjetėt mblidhen nė shtėpinė e caktuar bashkė me Marinė, nėnėn e Jezusit. Zgjidhet, nė vend tė Judės Iskariot, Matia. Zbret Shpirti Shenjt mbi Apostujt dhe i shndėrron nė predikatarė tė guximshėm. Kisha fillon jetėn e vet. Predikimi i Pjetrit. Kthehet njė numėr i mirė (1, 12 2, 41).

2. Nė Vap 2, 42 5, 42 paraqitet shkurtimisht jeta e tė krishterėve tė parė. Predikimet e apostujve shoqėrohen me mrekulli. Populli i nderon, pushteti i salvon.

3. Emėrohen diakonat. Shtjefni, martiri i parė. Salvimi i shpėrndan tė krishterėt, tė cilėt kėshtu bėhen misionarėt e parė. Nė kėtė fazė dalin nė shesh helenistėt.

4. Filipi diakon predikon nė Samari dhe pagėzon pėrgjegjėsin e financave tė mbretėreshės sė Etiopisė (8, 4 40).

5. Kthimi i Palit nė krishterim (9, 1 30).

6. Pjetri viziton bashkėsitė e krishtera jashtė Jerusalemit dhe pagėzon paganin e parė, Kornelin me familje (9, 31 11, 18 ).

7. Herod Agripa I salvon Kishėn. Vret Jakobin apostull e burgos Pjetrin, i cili shpėton pėr mrekulli.

8. Bashkėsia e Antiokisė dėrgon Barnabėn e Palin nė misione dhe ata predikojnė nė Qipro e nė Galaci. Koncili nė Jerusalem (13, 1 15, 35). Udhėtimi i dytė (15, 36 18, 22). Kontakti i parė me Evropėn dhe themelimi i bashkėsisė nė Maqedoni e nė Akajė. Udhėtimi i tretė misionar (18, 23 20, 38 ).

9. Njerėzit nuk janė nė gjendje ta pengojnė veprimtarinė e Hyjit. Pali i burgosur dėrgohet nė Romė sipas kėrkesės qė bėn ai vetė. Atje predikon Ungjillin edhe pse i burgosur (21, 1 28, 31).


www.bibla.net

vazhdon-->
toni77 Nuk ėshtė nė linjė