Besėlidhja e Re (Veprat e Apostujve)
Letrat e Palit - Letra e parė drejtuar Korintianėve
Bashkėsia pėrballė metropoleve tė mėdha
Korinti ishte njė ndėr qytetet mė me rėndėsi nė Mesdhe. Kryeqytet i Greqisė qėndrore e tė jugut, kishte gjysmė milioni banorė. Qytet kosmopolit, i pasur, me dy porte. Dy tė tretat e popullsisė ishin skllevėr.
Kėtu Pali arriti nė udhėtimin e dytė misionar, nė vitin 50-51. Pati sukses tė mirė dhe themeloi njė bashkėsi bukur tė madhe. Shumica e tė kthyerve vinte nga paganėt e prej hebrenjve vetėm njė pakicė.
Dy vjet mė vonė, kur Pali ishte duke ungjillzuar nė Efes, mori vesh pėr dasitė nė bashkėsinė e Korintit. Ishin pėrndarė nė parti. Pali u shkruan kėtė letėr pėr t’i qetėsuar. U pėrgjigj edhe nė disa pyetje praktike.
Ja si e zhvillon letrėn:
Njėsia nė Kishė (1-4)
Jeta e tė krishterit lidhur me ēėshtjet seksuale, martesore dhe tė virgjėrisė (5-7)
Liria e ndėrgjegjes nė veprimtari (8)
Detyrat e tė drejtat e predikatarit tė Ungjillit (9)
Liturgjia e, veēanėrisht, Eukaristia (10-11)
Dhuratat e veēanta nė Kishė (12-14)
Ngjallja e Krishtit pengu e tipi i ngjalljes sonė (15).
Himni mbi dashurinė nė kapitullin e 13 ėshtė vėrtet njė margaritar nė letėrsinė botėrore pėr cilėsi poetike.
Letra u shkrua nė vitin 56.
www.bibla.net
vazhdon-->