Besėlidhja e Re (Veprat e Apostujve)
Letrat e Palit - Letra e dytė drejtuar Korintianėve
Drama e apostullimit
Pas Letrės sė Parė, nė bashkėsinė e Korintit ndodhėn pėshtjellime tė mėdha. Njė kundėrshtim, pothuajse i mbarė korintianėve, ngrehi krye kundėr Palit. Janė judaizantėt tė krishterėt me prejardhje ēifute, qė duan ta zhdukin lirinė e Krishtit e tė vendosin pėrsėri Ligjin e Moisiut.
Pali nė vitin 56 gjendej nė Efes (Vap 19). Marrė vesh pėr kėtė gjendje nė Korint, turret shpejt e shpejt deri atje, por pa sukses. I shpifen edhe personalisht. Ndoshta njėri ishte bashkėpunėtor i tij (2, 5; 7, 12). Pali, duket se dėrgon njė letėr mjaft tė ashpėr (2, 3-4; 7, 8-12). Ka ekzegetė qė mendojnė se kapitujt e fundit janė tė marrė prej kėsaj letre.
Pali pastaj dėrgon Titin, i cili, pas njė vonese, i sjell lajme tė mira. Pak mė vonė Pali e shkruan letrėn.
Nė kėtė letėr gjejmė mė shumė tė dhėna autobiografike tė Palit. Tė dhėnat qė jep pėr vuajtjet e veta pėr shkak tė apostullimit, e prekin nė shpirt lexuesin, por prapė e lėnė tė kėnaqur kur vėren sukseset e tij.
Plani i Letrės:
Hyrja: (1, 111)
I. Njė shikim mbi vuajtjet e kaluara (1, 12-7, 16)
II. Mbledhje lėmoshash (8, 1-9, 15)
III. Mbrojtja e Palit (10, 1-13, 10)
Pėrfundimi (13, 11-13).
Letra u shkrua nė vitin 56-57.
www.bibla.net
vazhdon-->