Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-03-10, 17:15   #4
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: cfare po ndodh mes tiranes dhe beogradit? U harruan masakrat serbe ne kosove

Meta fton serbėt pa viza nė Shqipėri

Edhe pse historike vizita e Metės nė Serbi, dy ēėshtje mbetėn pezull nė takimet zyrtare: Kosova dhe trafikimi i organeve nga Shqipėria, akuzė e Beogradit ndaj Tiranės. Ajo qė bie nė sy nga deklarata e djeshme e zv.kryeministrit Ilir Meta ėshtė fakti se nė asnjė rast gjatė takimeve, shefi i diplomacisė shqiptare nuk ka pėrmendur akuzat e herėpashershme tė Beogradit pėr trafikun e organeve nga Shqipėria.

Akuzat janė bėrė publike nė njė libėr tė ish prokurores sė Hagės Carla Del Ponte, ndėrkaq, njė mision i OKB i mbėrritur disa ditė mė parė nė Tiranė, shprehu shqetėsim pėr mungesėn e bashkėpunimit tė organeve kompetente tė Shqipėrisė pėr lejimin e hetimit tė kėsaj ēėshtjeje. Por ndėrkaq, pėr kėtė, nė takimet e djeshme zyrtare, nuk ėshtė folur asnjė fjalė, sipas zėdhėnėsit tė ministrit tė Jashtėm, Ralf Gjoni.

Shefi i diplomacisė serbe Vuk Jeremiq tha dje se pėr ēėshtjen e Kosovės ‘ekziston njė hendek i madh mes dy vendeve dhe po ashtu, kanė qėndrime tė ndryshme”. “Kjo ēėshtje mbetet, sipas tij, hendek edhe nė marrėdhėniet mes Shqipėrisė e Serbisė”.

“Nė ēėshtjen e Kosovės, qeveritė kanė dy pozicione krejt tė ndryshme.

Por, nga ana tjetėr, ne ramė dakord qė e ardhmja e gjithė rajonit ėshtė nė BE, pa lėnė njeri pas”, tha Meta.

“Lidhur me kėrkesės serbe pėr njė pakicė serbe nė Shqipėri, qėndrimi i Qeverisė sime ėshtė shumė i qartė: kjo ēėshtje do tė marrė drejtim pas regjistrimit tė ri, i cili do tė jetė shumė transparent dhe nė bazė tė standardeve tė BE”, tha Meta.

Ministri i Jashtėm shqiptar Meta ftoi qytetarėt serbė tė hyjnė pa viza nė Shqipėri. Ai tha se shpreson qė njė regjim pa viza tė zbatohet reciprokisht pėr qytetarėt e dy vendeve. “Ju ftoj tė vizitoni vendin tim tė bukur qė gjatė kėsaj vere”, tha zv.kryeministri shqiptar.


Takimin e parė, tė tij, nė Beograd, Meta e ka zhvilluar me Presidentin Boris Tadiē.

Presidenti serb Boris Tadiq tha se, Shqipėria pėrbėn njė interes pėr investitorėt serbė.

Tadiq premtoi se do tė bėhet mė shumė pėr shqiptarėt e Luginės sė Preshevės. Meta vuri nė dukje edhe gjatė deklaratės se nė tė gjitha takimet ka diskutuar pėr “njė epokė tė re nė marrėdhėniet midis Shqipėrisė dhe Serbisė”.

“Unė e konsideroj si njė moment historik pėr stabilitetin nė rajon, njė bashkėpunim tė pėrmirėsuar nė tė gjitha fushat me interes tė pėrbashkėt pėr tė mirėn e tė dy vendeve”, u shpreh Meta.

Ministri i Jashtėm shqiptar, Ilir Meta vlerėsoi dje, figurėn e ish-kryeministrit tė vrarė serb, Zoran Xhinxhiq.

I shoqėruar edhe nga bashkėshortja e tij, Monika Kryemadhi, bashkė me bashkėshorten e ish-kryeministrit serb Ruzhica Xhinxhiq, Meta bėri homazhe, tė cilat pėrkojnė edhe me 7 vjetorin e vrasjes.


“z.Xhinxhiq, pa asnjė diskutim qė mbetet njė frymėzim jo vetėm pėr demokratėt dhe forcat progresiste e pro evropiane nė Serbi, por nė tė gjithė rajonin tonė, pasi falė vizionit tė tij, falė kurajos sė tij tė jashtėzakonshme, Serbia ėshtė nė njė stad tė ri tė integrimit evropian dhe tė gjithė proēesit tė integrimit nė komunitetin ndėrkombėtar”, u shpreh dje, ministri Meta.

“Falė kėtij vizioni dhe kurajoje, edhe marrėdhėniet mes dy vendeve tona kanė pėrparuar, ndoshta jo aq sa do dėshironin shumė si unė. Por shpreh besimin se akoma mė shumė, kėto marrėdhėnie do tė shėnojnė progres dhe do tė jenė solide, sepse marrėdhėniet midis Shqipėrisė dhe Serbisė janė shumė tė rėndėsishme pėr perspektivėn e rajonit tonė, pėr pėrshpejtimin e integrimit tė tij evropian”, theksoi Meta, pas homazheve.

Zėvendėskryeministri dhe ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Ilir Meta, nė ditėn e dytė tė qėndrimit nė Serbi, kur edhe e pėrfundon vizitėn nė kėtė vend, sot do tė takohet me shqiptarėt e Luginės sė Preshevės.
Koha.net
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė